Panorama (Albania)

Karburante­t me shkelje, zbardhen emrat e kompanive

"I shkaktuan buxhetit të shtetit dëm në vlerën e 1 milion eurove"

-

Ashtu siç edhe ishte paralajmër­uar në muajin gusht, Drejtoria e Doganave ka publikuar emrat e karburante­ve që janë gjetur me shkelje në aksionin antiinform­alitet.

Përmes një deklarate për mediat, kreu i këtij institucio­ni, Arlind Gjokuta, ka bërë me dije emrat e kompanive që sipas tij i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm financiar në vlerën e mbi 1 milion eurove. "Siç premtuam pak ditë më parë, jam sot ( dje) në këtë dalje publike, për të ndarë me ju rezultatet e kontrollit mbi të gjithë operatorët e sistemit me shumicë në vend që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz, të gatshëm për konsum. Në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për 752,015 litra karburant dhe 77,451 litra gaz. Në total, detyrimi i munguar dhe penalitete­t për këto sasi janë rreth 129 mln lekë ( 1.06 mln euro)", tha Gjokuta.

KOMPANITË ROYAL TRADE COMPANY sha, PORTO ROMANO OIL sha, GENKLAUDIS sha, EUROPETROL sha, EROIL sha, BOLUNMEZ PETROL sha, LA PETROLIFER­A ITALO - ALBANESE sha, MARE OIL sha dhe TOSK ENERGJI sha janë emrat e kompanive, të cilat janë gjetur me shkelje gjatë kontrollit të ushtruar në muajt korrik dhe gusht. "Në zbatim të planit operaciona­l për kontrollin e produkteve energjetik­e, Departamen­ti i Analizave dhe Aposterior­it në DPD ka kryer kontroll për: 8 magazina të lira për karburante­t me vendndodhj­e në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë; 4 magazina të lira për produktin gaz i lëngshëm natyror me vendndodhj­e në Vlorë dhe Porto Romano si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan. Kontrolli u krye për periudhën 2018 - deri në gusht 2019 dhe konsistoi në krahasimin e të dhënave të sistemit informatik doganor, matjeve fizike të vitit 2018 me gjendjet e matjeve fizike të kryera nga grupi i kontrollit, duke shtuar veprimet doganore të periudhës në kontroll", vuri në dukje drejtori i Doganave.

MASAT Ndërkohë, krahas kompanive, masa janë marrë edhe ndaj doganierëv­e. "Jemi të ndërgjegjs­hëm që lufta ndaj informalit­etit kërkon edhe analizimin dhe evidentimi­n e faktorëve të brendshëm, që kanë ndikuar në zhvillimin e këtij fenomeni, si dhe marrjen e masave dhe nxjerrjen e përgjegjës­ive për çdo individ apo strukturë të institucio­nit. Për sa më sipër, bazuar në mangësitë e evidentuar­a, përveç penalizimi­t të subjekteve ka nisur procesi i verifikimi­t të përgjegjës­ive brenda administra­tës doganore. Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikëqyrës, janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë", shtoi Gjokuta, i cili bëri të qartë se do të ketë zero tolerancë ndaj informalit­etit dhe çdo operatori që do rezultojë me parregulls­i. Aksioni antiinform­litet nisi në fillim të muajit korrik dhe deri në fund të këtij viti pritet që të kalojnë në sitë 6200 biznese. Sa u takon penalitete­ve, krahas gjobave, abuzuesit do të përballen edhe me pezullim të aktiviteti­t.

 ??  ?? Arlind Gjokuta, drejtori i përgjithsh­ëm i Doganave
Arlind Gjokuta, drejtori i përgjithsh­ëm i Doganave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania