Panorama (Albania)

Vdekja e dy punëtorëve, arrestohet pronari i “Skela Syla”

Petrit Syla ishte shpallur në kërkim policor në datën 17 gusht, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë

-

Policia e Tiranës arrestoi dje pronarin e firmës "Skela Syla", Petrit Syla, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër ndalimi në lidhje me ngjarjen e datës 16 gusht, ku humbën jetën dy punëtorë dhe u plagosën 4 të tjerë nga rrëzimi i skelës.

Aksidenti tragjik në punë, që i mori jetën dy punëtorëve, sipas Policisë kishte dyshohet të ketë ndodhur nga mungesa e masave të sigurisë. Madje për këtë arsye, të nesërmen pas ngjarjes, u arrestuan dy drejtues teknikë, ai kompanisë që kryente termoizoli­min e pallatit ku ndodhi incidenti, i cili më pas u la i lirë nga Gjykata, dhe ai i shoqërisë së skelave, që vazhdon të jetë në burg. Po atë ditë, më 17 gusht, Policia shpalli në kërkim edhe administra­torin e firmës "Skela Syla", për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë". Burimet zyrtare thanë se ka filluar procedim penal për "Shpërdorim detyre" edhe ndaj punonjësve të Inspektora­tit të Punës, Tiranë, pasi sipas Policisë, ata nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti. Një ditë pas ngjarjes, Policia tha se kishte arrestuar Xhimi Tarushin, 41 vjeç, me detyrë drejtues teknik i punimeve në firmën "Xhimi", i cili u la i lirë nga Gjykata dhe Ilir Bendo, 44 vjeç, me detyrë drejtues teknik i sigurisë së punimeve në firmën "Skela Syla", për të cilin u vendos "Arrest me burg". Administra­tori i kompanisë së skelave, Petrit Syla, 46 vjeç, u arrestua dje nga shërbimet e Komisariat­it nr. 1, të cilët bënë ekzekutimi­n e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria.

NGJARJA Gjashtë punëtorët që ranë nga lartësia në Tiranë më 16 gusht, kanë qenë duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13- katësh, të cilën më pas do ta montonin në anën tjetër ku do të riparohej fasada. Skela është shembur, duke rënë bashkë me punëtorët që ndodheshin sipër, të cilët kanë mbetur poshtë gërmadhave, duke gjetur vdekjen. Ndërsa 4 punëtorë të tjerë janë plagosur, duke marrë plagë të rënda në të gjithë trupin. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15: 00, në rrugën "Faik Konica", që ndodhet pranë rrugës së Elbasanit, në Tiranë. Në pallatin 13katësh po kryhej termoizoli­mi në fasadën e tij dhe në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës, Për pasojë kanë humbur jetën dy punonjësit, Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç. Ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe punëtorët Gentian Bardhi, Euglidios Lika, Altin Marku, Behar Sadrija.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Pronari i firmës “Skela Syla”, Petrit Syla
Pronari i firmës “Skela Syla”, Petrit Syla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania