Panorama (Albania)

Po ndiqte ndeshjen në lokal, plagoset me armë 48- vjeçari

-

KORÇE - Një 48- vjeçar u plagos me armë zjarri në një lokal në Korçë teksa ishte duke ndjekur ndeshjen Francë- Shqipëri. Ngjarja u shënua në lagjen 6 të qytetit ku I. H., 48 vjeç, i shoqëruar edhe me dy persona të tjerë, ishte ulur në lokal. Teksa ka qenë me dy miqtë e tij, një i ri i është drejtuar lokalit dhe ka qëlluar me armë zjarri. Autori, J. H., 28 vjeç, ka plagosur 48- vjeçarin dhe është larguar me shpejtësi nga lokali. I dëmtuari ka marrë një plagë në shpatull, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu është identifiku­ar nga personat e pranishëm në lokal, ndërsa rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Por, teksa Policia ka bërë me dije ngjarjen e rëndë, mbeten ende të paqarta shkaqet që kanë çuar në plagosjen e 48- vjeçarit. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Korçë, në bashkëpuni­m me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP- Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifiki­min dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J. H., 28 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin I. H., 48 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J. H.”, bëri me dije Policia. Por, ndërsa dinamika e ngjarjes është zbardhur, motivi mbetet ende i panjohur. Burime nga grupi hetimor thanë se deri tani nuk ka rezultuar që mes të plagosurit dhe autorit të ketë pasur konflikte të mëparshme. Të njëjtat burime thanë se grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe pronarin e lokalit. dh. ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania