Panorama (Albania)

Zhdukja e biznesmeni­t nga jahti, radari ishte i fikur

Sinjali i fundit është dhënë më 2 shtator në Budva

- LEZHE/

Jahti i braktisur, i gjetur 12 milje larg bregut, vijon të qëndrojë i ankoruar në Portin e Shëngjinit, ndërsa fati i pronarit mbetet ende mister.

Familjarët e biznesmeni­t turk, Sevgin Yavuz, që sipas burimeve kanë mbërritur në Shqipëri, pritet të japin të dhëna të reja lidhur me zhdukjen e 31- vjeçarit. Sipas burimeve, ata do të tërheqin mjetin lundrues, por pritet edhe të sqarojnë disa pikëpyetje mbi udhëtimin e familjarit të tyre përmes Mesdheut e Adriatikut. Për shkak të ndjeshmëri­së së lartë, hetimet janë në dorë të Krimeve të Rënda dhe është i përfshirë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Në pritje të përgjigjev­e nga familjarët dhe agjencitë ligjzbatue­se në Turqi dhe Mal të Zi, nga ku mjeti 13 metra i gjatë është larguar më 2 shtator, hetuesit shqiptarë kanë ngritur disa pista. Sinjalin e fundit rezulton se ai e ka dhënë atë ditë në orën 17: 42 minuta pranë Budvës dhe më pas radari është fikur. Dyshimet e para janë për një ngjarje aksidental­e, por nuk përjashtoh­et as skenari më ekstrem për një eliminim të mundshëm të 31- vjeçarit nga grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Pista e parë, sipas burimeve, përforcohe­t në faktin se në jaht janë gjetur pajisje peshkimi dhe kjo ka ngritur dyshimin se biznesmeni mund të ketë fikur mjetin për të peshkuar, por në rrethana aksidental­e mund të ketë rënë prej tij dhe ka humbur gjurmët. Ndërsa pista e dytë përforcohe­t nga fakti se mjeti lundrues është i mbushur me karburant për udhëtim të gjatë. Por, sipas burimeve që mbeten të rezervuara, brenda jahtit nuk ka shenja të dukshme dhune, që mund të ngrenë dyshime për një vrasje të mundshme. Ekspertët janë duke këqyrur për gjurmë dhe prova të gjetura brenda mjetit lundrues me vlerë 2 milionë euro, për të kuptuar nëse biznesmeni ka qenë aty i vetëm apo ka shenja që tregojnë praninë dhe të personave të tjerë. Jahti me flamur turk, me vlerë 2 milionë euro, u evidentua nga një peshkarexh­e 12 milje në det teksa lundronte me motor të fikur dhe pa asnjë person në bord.

 ??  ?? Biznesmeni turk, Sevgin Yavuz
Biznesmeni turk, Sevgin Yavuz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania