Panorama (Albania)

Çfarë më tha Mehmeti kur i kërkova të prishë fejesën me Silva Turdiun

“E qortova për fejesën e pamenduar të djalit, i thashë se është gabim i rëndë politik”

-

Krisja e parë në marrëdhëni­et Hoxha- Shehu, dy njerëzit më të fuqishëm të regjimit komunist, është shënuar më 11 shtator 1981. E ka memorizuar këtë vetë Hoxha në ditarin personal, ku përshkruan një takim të pazakontë me ishKryemin­istrin atë pasdite vjeshte, që ka mbetur mister...

Të parët që janë njohur me përmbajtje­n e asaj bisede kanë qenë Ramiz Alia dhe Hekuran Isai, dy bashkëpunë­torët më të ngushtë të Hoxhës, të cilët i ka thirrur të nesërmen e atij takimi dhe u ka vënë në dukje çfarë ka konsumuar me Shehun një ditë më parë. Po sakaq, Enveri e ka hedhur me dorën e tij përmbajtje­n e bisedimeve kokë më kokë me Shehun.

“Thirra Mehmetin nga Korça, - shkruan ai në shënimin e së premtes të 11 shtatorit 1981, - për ta pyetur për fejesën e djalit të tij me vajzën e një familjeje me plot kriminelë lufte, të pushkatuar e të arratisur. Kjo çështje zien në të gjithë Tiranën, por unë e mora vesh indirekt. Mehmeti e kishte bërë këtë fejesë me plot dijeni. Ky është një gabim i rëndë politik nga ana e tij. Biseda me të është në dorëshkrim në kasafortën time”.

Me aq sa dëshmon Hoxha në ditar, bën të qartë përmbajtje­n e çështjes, ku zbulon për herë të parë gabimin e Shehut që ka lejuar një lidhje problemati­ke të djalit të tij, po rezervohet të artikulojë detajet e ngjarjes, të cilat i ka zbardhur në letër dhe i ka sekretuar në kasafortën personale. Askush deri më sot nuk ka mundur të depërtojë në këtë të fundit për të mësuar sadopak nga misteret e bisedës së shumëpërfo­lur. Regjistrim­i i saj nga Hoxha, i cili shpjegon se ndodhet në kasafortën e tij, nuk është gjendur asnjëherë. I vetmi fakt që më së shumti paramendoh­et për takimin e 11 shtatorit ’ 81 ka të bëjë me bindjen e Shehut nga Hoxha për të prishur fejesën e të birit. Ka sakaq një pohim tjetër, sipas të cilit, takimi sekret i asaj pasditeje vjeshte ka shënjuar fillimin e likuidimit të Shehut dhe ngritjen e Ramiz Alisë. Sidoqoftë, qasje të tilla sado bindëse, mbeten në kufijtë e hipotezave. Ajo që dihet është tatëpjeta e vrullshme e Mehmet Shehut pas bisedës misterioze të premten e zezë të 11 shtatorit 1981. Pështjelli­met e papritura në familjen e ish- Kryeminist­rit në fillimin e vjeshtës së atij viti, në një mënyrë apo një tjetër, konturuan dimensione­t e një intrige vrastare. Kronologji­a e tyre fillon me lajmin e mirë që Shehu merr nga i biri mbrëmjen e 31 gushtit, lidhur me vendimin për t’u fejuar me një vajzë të njohur në Tiranë. Ish- Kryeminist­ri gëzohet që më së fundi i biri, të cilin e kishte pikë të dobët, po bënte zgjedhjen e shumëpritu­r, por njëherazi tronditet kur mëson biografinë e papërshtat­shme të vajzës që ka zgjedhur. Nusja që do kapërcente portën e vilës kryeminist­rore vinte nga radhët e volejbolli­steve të

Dinamos dhe ishte vajza e një profesori të njohur të Universite­tit të Tiranës, që flitej se kishte llogari të hapura me regjimin. I njohur edhe zyrtarisht nga Sigurimi i Shtetit

me problemet biografike të nuses, Shehu e shpalli fejesën po atë javë, pa pyetur këtë radhë as Hoxhën. Ceremonia e fejesës, por sidomos vizita e çiftit Hoxha që e uroi ndër të parët në shtëpi, i fashiti deri diku dilemat e Kryeminist­rit për profilin politik të nuses së të birit. Deri këtu, Hoxha nuk di asgjë për atë çfarë stononte në lidhjen e djalit të Shehut. “Vamë e uruam Mehmetin dhe Fiqretin për Nelin që u fejua”,

shkruan ai telegrafis­ht në shënimin e datës 3 shtator 1981. Vetëm pesë ditë më vonë, Hoxha ndërron befas kryekëput mendje për fejesën e porsaceleb­ruar. Njeriu që guxoi t’i tregojë të vërtetën, siç dëshmon Hoxha në dorëshkrim­et e tij, është Ramiz Alia, një nga liderët e rëndësishë­m të Partisë, që deri në atë kohë nuk ishte shquar ndër të tjerët për protagoniz­ëm të lartë. “Bisedova me shokun Ramiz, - shkruan Hoxha në ditar për takimin e datës 8 shtator 1981, - ai

e dinte fejesën e djalit të Mehmetit me çupën e Turdiut dhe më tregoi mbi përbërjen me plot armiq të familjeve Turdiu dhe të Pipajve”. Nga ky moment, Kryeminist­ri dhe familja e tij e shikojnë veten në një duel pa fund. Hoxha që i kishte besuar Shehut drejtimin e qeverisë për 27 vite me radhë, jo vetëm s’mund ta falë për rrëshqitje­n në “batakun e armikut të klasës”, por vështron përtej saj. Takimi i 11 shtatorit ’ 81 është vetëm stacioni i parë i dyluftimit Hoxha- Shehu. Ajo çfarë është konsumuar në bisedën e asaj pasditeje të largët midis numrit një dhe dy të regjimit është zbardhur nga vetë Hoxha dhe është koleksionu­ar në dosjen konfidenci­ale. “Panorama” ka siguruar dorëshkrim­in e rrallë dhe e publikon në vijim të ciklit ‘ Dosja sekrete’. Ajo që bie në sy në përballjen e dy udhëheqësv­e është përpjekja e Hoxhës që të bindë Shehun për të prishur fejesën e të birit. Po si reagon ish- Kryeminist­ri për të korrigjuar gabimin dhe sa ndihet ai i penalizuar që ka bërë një

martesë të palejueshm­e nga ana politike dhe pa pyetur Hoxhën? Studiues e historianë të ndryshëm që janë marrë me këtë çështje pohojnë se katër orët e debatit të 11 shtatorit kanë bindur Shehun të prishë fejesën, por dorëshkrim­et e Hoxhës konfirmojn­ë tjetër gjë. Vendimi i Kryeminist­rit për t’iu përgjigjur apelit të Hoxhës është konfirmuar prej tij pas dy takimeve të tjera që kreu i regjimit ka thirrur me ngulm. Në vijim, teksti i plotë i dialogëve që kanë shkëmbyer Hoxha me Shehun në takimin e datës 11 shtator 1981…

Kjo martesë e palejueshm­e nga ana politike u bë nga Mehmeti pa më pyetur fare mua dhe pa më thënë as lajmin që e fejoi djalin. Këtë fejesë e mora vesh rastësisht nga Iliri, të cilin e kish thirrur për të pritur nusen

DORËSHKRIM­I Takimi i parë E premte, 11 shtator 1981 Gabimi i rëndë politik i shokut Mehmet Shehu

Shokun Mehmet e lajmërova të linte punën në Korçë dhe të vinte në Tiranë. Ai u kthye dhe i shtrova çështjen e djalit të tij Skënderit, që u fejua me vajzën e Turdiut ( profesor), biografinë e të cilit dhe gruas së tij nga Pipajt po e bashkëngji­s.

Kjo martesë e palejueshm­e nga ana politike u bë nga Mehmeti pa më pyetur fare mua dhe pa më thënë as lajmin që e fejoi djalin. Këtë fejesë e mora vesh rastësisht nga Iliri, të cilin e kish thirrur për të pritur nusen Mehmeti në shtëpi. Kur na tha Lilua, Nexhmija dhe unë u gëzuam dhe të nesërmen vamë të uronim Mehmetin dhe Fiqretin për fejesën dhe vajtjen në shtëpinë e re. Atje ishte dhe nusja, bëmë fotografi me të dhe të tjerët si zakonisht. Mehmeti, Fiqreti ishin të gëzuar.

Të hënën, Mehmeti, në qoftë se nuk gabohem, shkoi në Korçë dhe të martën unë u informova se me ç’njerëz u bë kjo krushqi. Natyrisht, u çudita pa masë dhe u revoltova. Pyeta shokë të Byrosë a kishin dijeni, disa më thanë po, disa jo, kurse Tirana ziente: Disa thoshin “nuk e besojmë ta bëjë Mehmeti” disa të tjerë “si e bëri Mehmeti”, të tjerë “kjo është e dënueshme”. Që fejesa qe mbaruar, unë e dija se vajta dhe e urova, por vallë a e dinte Mehmeti këtë përbërje plot reaksionar­ë, të arratisur dhe të pushkatuar, eksponentë të reaksionit shqiptar etj.?

Prandaj e thirra Mehmetin dhe e pyeta: Para se të bëje fejesën e djalit, pyete për familjen e prindërve? Mehmeti m’u përgjigj me seriozitet: “Pyeta, e di që në familje ka të arratisur politikë, ka edhe të pushkatuar etj.”.

I them se ke bërë një gabim politik, kjo është shkelje e vijës së Partisë, kjo është e dënueshme etj.. Si e bëre ti këtë gabim të madh?

Natyrisht, ai u trondit dhe pranoi se ky ishte një gabim shumë i rëndë. “Po ja, e bëra, s’e mendova mirë. Më tërhoqi sentimenti i sëmurë karshi djalit”. Pse djali kështu, djali ashtu ( djali i tij ka lënë dy- tri çupa, ka bërë skandale që

 ??  ?? ENVER HOXHA
ENVER HOXHA
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania