Panorama (Albania)

ISH- PRONARET

Kompensimi, paratë për 25 mijë emra me skemën e re

- TIRANE

Agjencia e Pronave publikon listën e 25 mijë dosjeve me vendime të ‘ 93- 2014. Kompensimi me formulën e re, vlera jo më shumë se 10 milionë lekë

Përcaktimi i vlerës së tokës u krijon mundësi pronarëve që të aplikojnë. Janë më shumë se 25 mijë dosje me vendime 1993- 2014, të vlerësuara me formulën e re.

Gazeta vijon edhe sot me publikimin e listës së pronarëve, që iu është llogaritur fatura. Për ata të cilët nuk ka ende një vlerë, mundësia që u mbetet është Gjykata. Ndërkohë që ka edhe një numër të konsiderue­shëm familjesh, të cilat janë konsiderua­r të kompensuar­a, e që praktikish­t dalin pa marrë asgjë nga ky proces i ri që ka nisur pas ndryshimev­e ligjore. Sa u takon dokumentev­e që duhet të dorëzohen për aplikimin, ato janë: konfirmim nga Hipoteka mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t, deklaratë noteriale, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse vendimi përfundimt­ar i kompensimi­t apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm, numër llogarie bankare si edhe deklaratë noteriale, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore, si edhe dokument identifiki­mi. Me skemën e re, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht. Ata mund të marrin vetëm 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës që ATP disponon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania