Panorama (Albania)

Si e komentuan mediat e ndryshme gafën në Francë

“Gafë e dyfishtë e turpshme”, “sens konfuzioni”, “raste që ndodhin”

-

Gafa e organizato­rëve francezë gjatë ndeshjes FrancëShqi­përi është komentuar në media të shumta të botës, me ato franceze që kanë bërë një rezyme të rasteve të ngjashme në evenimente sportive nëpër botë, si për të ndarë fajin me të tjerët. Por mediat e tjera nuk kanë lënë mënjanë ironinë, si RT ( Russia Today), që ka preferuar të përdorë ironinë nëse ka qenë fakti që tri vendet e përfshira në ngatërresë fillonin me A ( u luajt himni i Andorrës në vend të atij tonit – Albania- dhe iu kërkua falje tifozëve të Armenisë nga folësi në stadium, në vend të tifozëve shqiptarë). “Në një gafë të dyfishtë të turpshme, organizato­rët në ‘ Stade de France’ luajtën himnin e Andorrës përpara kualifikim­it europian midis Shqipërisë dhe Francës dhe nxituan t’u kërkojnë falje tifozëve të Armenisë, pasi kuptuan gabimin e tyre. Lojtarët dhe tifozët shqiptarë dukeshin në mëdyshje kur dëgjuan melodinë e panjohur përpara kualifikim­it të ‘ Euro 2020’ në Paris natën e së shtunës. Fillimi u vonua derisa u luajt himni i saktë dhe organizato­rët i ofruan falje ekipit vizitues dhe tifozëve. Kishte vetëm një problem të vogël, njoftuesi i stadiumit u kërkoi falje tifozëve armenë, në vend të kësaj, duke sjellë një palë të katërt në diskutim. Një gabim i lehtë për t’u bërë, duke pasur parasysh që të tria vendet fillojnë me një ‘ A’?”, ka shkruar RT- ja. Incidenti nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë tension politik, pasi mes Shqipërisë dhe vendeve të përfshira në gafë nuk ka ndonjë histori konflikti. Edhe CNN- ja ka shkruar për “një sens konfuzioni” në nisjen e kualifikue­seve për Kampionati­n Europian të futbollit: “Një vonesë në nisjen e kualifikue­seve për Kampionati­n Europian ndodhi ndërsa lojtarët shqiptarë pritën që të luhej himni i saktë i tyre. Por gjërat shkuan akoma më keq, kur folësi në stadium i kërkoi falje... Armenisë”. Mediat britanike nuk kanë humbur rastin për të përmendur gafën, ndërsa ato franceze, si “France24”, AFP apo “Le Monde” kanë përmendur disa raste të tjera të ngjashme në botë, si për të thënë “janë raste që ndodhin”, duke numëruar rastet që nga viti 1991, me incidente të cilat kanë prekur edhe nervin politik, duke shkuar në prag të incidentev­e diplomatik­e, si në rastet me Rusinë, Australinë apo Spanjën.

 ??  ?? Tifozët shqiptarë, dje në ‘ Stade de France’
Tifozët shqiptarë, dje në ‘ Stade de France’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania