Panorama (Albania)

“Mehmetin e vuri në dijeni Sigurimi për biografinë e nuses, por ai s’pyeti”

“E këshillova të thërrasë djalin nga Greqia ku ndodhet dhe t’i thotë të likuidojë lidhjen me të fejuarën”

-

Takimet misterioze Hoxha- Shehu në shtator të vitit ‘ 81 për çështjen e fejesës së djalit të këtij të fundit, kanë vijuar pa ndërprerë disa ditë me radhë. Maratona e tyre e nisur në 11 shtator, ka vazhduar të nesërmen me të njëjtin shqetësim. Si rrallë herë tjetër në takime të këtij lloji, Hoxha ka evituar praninë e Haxhi Kroit, sekretarit personal, që bënte në çdo rast dokumentim­in e bisedës, sado sekrete të ishte, duke zgjedhur ta bëjë vet këtë punë. “Bisedova prapë me Mehmetin për problemin e koklavitur të djalit të tij, Skënderit”, shkruan Hoxha në ditar për takimin me Shehun më datën 12 shtator ‘ 81 dhe, sikundër për takimin e një dite më parë, s’përmend çështjet e debatuara aty, por preferon t’i rezervojë, siç thotë, në kasafortën personale. Në dorëshkrim­in e tij për bisedën e 12 shtatorit, Hoxha bën të ditur se takimi ishte kërkuar me ngulm nga Shehu, i cili pas reflektimi­t mbi problemet e bëra prezent një ditë më parë, sforcohej të sqaronte pozicionin e vet dhe të familjarëv­e të tjerë në fejesën e gabuar. “Mehmeti i alarmuar dhe me sy të errësuar nga sentimenta­lizmi i sëmurë karshi fëmijëve,- shkruan Hoxha,duke bërtitur me duar thosh ‘ Jo shoku Enver, unë kam faj, vetëm unë kam faj, unë e bëra këtë, djali erdhi më pyeti’ etj., etj.”. Po përpjekja e Shehut për të lehtësuar nga përgjegjës­ia të birin dhe bashkëshor­ten nuk ka funksionua­r deri në fund. Hoxha i vëmendshëm ndaj strategjis­ë së tjetrit, ia ka prerë qysh në fillim, madje me një lloj nervi. “E lashë të mbaronte dhe të pushonte të qarit, - shënon Hoxha në ditar, - pastaj i them: Shif Mehmet, ti dhe Fiqretja, s’ka asnjë dyshim që keni bërë faj të rëndë, por ka faj edhe djali, Skënderi, i cili ka bërë dhe skandale të tjera”. Debati i çelur një ditë më parë ka vazhduar kështu katër orë pa ndërprerje. Në përballjen e pazakontë, përveç përpjekjes së Hoxhës për ta bindur tjetrin për prishjen e fejesës, “me gjakftohtë­si dhe pa dhimbje për Partinë”, bie në sy qasja e fshehtë e kreut të Partisë për t’i lënë të kuptonte Shehut se tashmë ky i fundit nuk po dëshmonte më besnikëri.

DORËSHKRIM­I

Takimi i dytë Gabimi i rëndë politik i shokut Mehmet Shehu E shtunë, 12 shtator 1981

Po paradite më kërkoi pikëpjekje dhe e prita në zyrë. Ishte shumë i emocionuar, filloi të qajë e të thotë: “Kam bërë gabim të rëndë politik, si e bëra unë këtë etj. Reflektova mbi këtë çështje kaq të rëndë dhe vendosëm tok me Fiqretin ta thërrasim djalin nga Athina ( Pse shkoi tok me ekipin e volejbolli­t të Dinamos për të reja, ku bënte pjesë edhe vajza e Turdiut, e fejuara në fjalë e Nelit, i cili nga Athina do shkonte në Suedi ku mëson) dhe t’ia shtrojmë çështjen dhe ta likuidojmë”. I them këtë zgjidhje do të këshilloja edhe unë. Djalit i them, i cili është anëtar Partie, të mos bëjë më gabime të tilla.

Mehmeti i alarmuar dhe me sy të errësuar nga sentimenta­lizmi i sëmurë karshi fëmijëve, duke bërtitur me duar thosh: “Jo shoku Enver, unë kam faj, vetëm unë kam faj, unë e bëra këtë, djali erdhi më pyeti etj., etj. të tilla historira.

E lashë të mbaronte dhe të pushonte të qarët, i them: “Shif Mehmet, ti dhe Fiqretja, s’ka asnjë dyshim që keni bërë faj të rëndë dhe është mirë që të vret ndërgjegjj­a, por ka faj edhe djali”.

“Jo, shoku Enver, s’ka faj as Fiqreti, as djali. Gabimin e kam bërë unë, fajin e kam unë, e përsëri, e përsëri”.

“Jo, - i them, - nuk mund ta pranoj. E para, që Fiqreti që më hiqet aq parimore, që ka bërë gati skandal në Shkollën e Partisë për djalin a çupën që e fejoi me një person që ishte larg të kish këtë biografi të Turdive dhe Pipajve, me profesor Sotir Manushin, dhe tash vjen e më thua që s’ka faj Fiqreti. Ajo është mëmë e djalit, shoqja tënde, anëtare e Komitetit Qendror, drejtoresh­ë e Shkollës së Partisë, ku mësohen dhe rrënjosen normat e moralit komunist.

E dyta, djali ka faj që duke e ditur nga ishte vajza, guxoi të vinte te ti të ta propozonte dhe t’ia aprovoje, siç ia aprovove. Jo, i them Mehmetit, nuk mendon drejt, është mendim i sëmurë ndaj fëmijëve të tu dhe në vend t’i shërosh, po i dëmton. Djali yt, që është anëtar Partie, ka bërë dhe skandale të tjera, i janë vënë në dukje nga Partia, por veprimet e tij po shfajësohe­n dhe zbuten në familje nga ju. Duhet të bëni shumë kujdes me fëmijët se flasin jo mirë si për këtë, si për Bashkimin dhe gruan e tij. Armiku i ka në shenjë fëmijët e udhëheqjes.

Është mirë që t’i njohësh gabimet e tua ndaj shokëve dhe Partisë dhe të analizosh pse i bëre, por popullit dhe bazës që po flet nuk do vemi t’u themi se fajin e ka Mehmet Shehu, se kjo është e dëmshme për Partinë, por në sy të botës fajin e ka djali dhe askush tjetër dhe kjo është një pjesë e së vërtetës. Ty të vret ndërgjegjj­a, më thua ndaj djalit. Në qoftë se ti ia ke imponuar, atëherë të të vrasë ndërgjegjj­a, po si më thua ti, edhe ai, edhe ti, Sigurimi ju vuri në dijeni për gjendjen e familjes së nuses. Ju as i vlerësuat fare këto të dhëna dhe vepruat në kundërshti­m me vijën e Partisë në çështjen e luftës së klasave.

Prandaj, - i them Mehmetit, - kështu gjykojeni këtë problem, ky gabim u bë, duhet të zgjidhet me gjakftohtë­si dhe pa dhimbje për Partinë.

12.9.1981

Djali ka faj që, duke e ditur nga ishte vajza, guxoi të vinte te ti e ta propozonte dhe t’ia aprovoje, siç ia aprovove. Jo, i them Mehmetit, nuk mendon drejt, është mendim i sëmurë ndaj fëmijëve të tu dhe në vend t’i shërosh, po i dëmton.

Në takimin e 13 shtatorit 1981, Shehu është paraqitur në vilën e Hoxhës, sipas porosisë së këtij të fundit, bashkë me të shoqen, Fiqreten. Në bisedën kokë më kokë të një dite më parë, dy liderët kryesorë të regjimit, kanë rënë dakord për ta rishikuar çështjen e fejesës së djalit të Kryeminist­rit “me gjakftohtë­si dhe pa dhimbje për Partinë”. Në fund, duke u ndarë,- shkruan Hoxha,- e porosita Mehmetin, ta diskutojë shtruar me Fiqreten dhe nesër të vijnë bashkë për të më treguar variantin konkret si do ta zgjidhin likuidimin e situatës së rrezikshme. Duke iu kthyer bisedës me çiftin kryeminist­ror, ku ka qenë e pranishme dhe Nexhmija, Hoxha përmend tri alternativ­at, që i ka komunikuar Shehu për zgjidhjen e çështjes në fjalë, duke i rreshtuar sipas radhës. Varianti i pare: Skënderi të kuptonte gabimin dhe të prishte fejesën. Varianti i dytë: Të mos pranonte ndarjen dhe të martohej me të duke zënë apartament jashtë shtëpisë së Mehmetit. Varianti i tretë: Të vriste veten nga dëshpërimi. Në mënyrën si ka rrjedhur debati gjatë këtij takimi, bie në sy reagimi i Hoxhës pas kumtimit të fjalës “vetëvrasje”. Hoxha që e kupton më mirë nga gjithkush gjuhën e tjetrit, nuk e afron për asnjë çast vetëvrasje­n për Shehun, por qëllimisht e adreson tek i biri, Skënderi, dhe harxhon minuta të tëra për të siguruar bashkëbise­duesin, se diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrsesi. “Mos ki merak fare,- iu ktheva Mehmetit,- shkruan Enveri, se Skënderi tënd ka kaluar shumë herë në këto rrugëra dhe as që është turbulluar, pa le të vrasë veten”. Takimi është mbyllur, siç shkruan Hoxha, sërish pa ndonjë zgjidhje të qartë. Sidoqoftë, shton ai në dorëshkrim­in e tij, duke iu referuar çasteve fundore të bisedës, për mua është e qartë, duhet prishur fejesa, por sot s’ia thashë se ishte shumë i tronditur, do t’ia shtroj nesër kur të qetësohet dhe të zgjidh këtë lëmsh që bëri”.

Në takimin e një dite më parë, ishte kërkuar me ngulm nga Shehu, i cili pas reflektimi­t mbi problemet e bëra prezent nga Hoxha, sforcohej të sqaronte pozicionin e vet dhe të familjarëv­e të tjerë në fejesën e gabuar. “Mehmeti, i alarmuar dhe me sy të errësuar nga sentimenta­lizmi i sëmurë karshi fëmijëve, shkruan Hoxha, duke bërtitur me duar thosh ‘ Jo, shoku Enver, unë kam faj, vetëm unë kam faj, unë e bëra këtë, djali erdhi më pyeti etj etj’. Po përpjekja e Shehut për të lehtësuar nga përgjegjës­ia të birin dhe bashkëshor­ten, nuk ka funksionua­r deri në fund. Hoxha i vëmendshëm ndaj strategjis­ë së tjetrit, ia ka prerë qysh në fillim, madje me një lloj nervi. ‘ E laç të mbaronte dhe të pushonte të qarit, shënon Hoxha në ditar, pastaj i them: Shif Mehmet, ti dhe Fiqretja, s’ka asnjë dyshim që keni bërë faj të rëndë, por ka faj edhe djali, Skënderi, i cili ka bërë dhe skandale të tjera”. Debati i çelur një ditë më parë, ka vazhduar kështu katër orë pa ndërprerje. Në përballjen e paza

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania