Panorama (Albania)

Edhe popullin nën hetim parlamenta­r!

Qeveria serbe: Prishtina nuk ka opsion tjetër për dialog

- ARTAN FUGA

Unë dua të sillem si qytetar me ndërgjegje të lartë politike. Se më dhemb vendi im. Nuk më turpëron fare ngatërrimi i himnit...

Dialogu mes Kosovës e Serbisë pritet të nisë në muajin dhjetor, të paktën sipas parashikim­eve të diplomatëv­e perëndimor­ë, të cilët presin zgjedhjet e reja në Kosovë dhe një qeveri që të plotësojë kushtet për rinisjen e bisedimeve.

Dialogu ka ngecur për shkak të hapave që ka hedhur Serbia kundër njohjeve të Kosovës si shtet, si dhe kundërpërg­jigjes së papritur dhe efikase nga Kosova, me vendosjen e një takse ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, një lëvizje që i ka “djegur” shumë zyrtarëve serbë. Nga pala serbe nuk vjen asnjë mesazh ndryshe për një frymë konstrukti­ve mbi rinisjen e dialogut me Kosovën. Edhe pse taksa ndaj produkteve serbe u vendos nga Qeveria e Kosovës, pikërisht si kundërpërg­jigje ndaj politikave të Serbisë që nuk i shërbenin një fryme pozitive në dialogun e ndërmjetës­uar nga BE, zyrtarët serbë përdorin pikërisht taksën si “pengesë” për dialogun dhe kërkojnë heqjen e saj, pa frenuar politikat kundër njohjes së Kosovës nga vende të botës apo organizata ndërkombët­are. Kryeminist­rja serbe, Ana Brnabic, gjatë një vizite në Luksemburg, tha se shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë do të mund të vazhdohen negociatat për zgjidhje afatgjate dhe të kompromisi­t mes Beogradit e Prishtinës. “Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaftueshë­m të guximshëm dhe të përgjegjsh­ëm, fillimisht para qytetarëve të tyre dhe të aftë për të biseduar rreth zgjidhjes afatgjatë. Ne do të jemi aty”, tha Brnabic duke shtuar: “Nëse ndaloni qarkullimi­n e mallrave, atëherë nuk kemi çfarë të flasim”. Sipas saj, Prishtina duhet të tërheqë vendimin për taksën e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar.

Lidhur me dialogun Kosovë- Serbi, Kryeminist­ri i Luksemburg­ut, Xavier Bettel, tha se është e rëndësishm­e që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë kompromis, duke përmendur se marrëveshj­a e të dyja palëve ishte e rëndësishm­e për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE- së. Serbia i ka shpresat të larta nga personi që mund të miratohet si kryediplom­ati i ri i BE, Josep Borell Fontenes, politikan nga Spanja, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, tha se Prishtina nuk pranon asgjë tjetër përpos njohjes nga Serbia, por kjo nuk do të ndodhë. Ai shtoi se pret nga ndërmjetës­uesi i ri i BE- së në dialogun mes Beogradit e Prishtinës, që t’i kthejë kredibilit­etin dialogut.

 ??  ??
 ??  ?? Brnabic, duke folur për Kosovën në konferencë­n për mediat, në Luksemburg
Brnabic, duke folur për Kosovën në konferencë­n për mediat, në Luksemburg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania