Panorama (Albania)

Atentati, ish- mësuesi: Dyshoj te drejtoresh­a

“Dyshimet e mia janë te Magdalena Imeri dhe burri i saj Ilir Imeri. Ma ka thënë në sy: do të hakmerrem. Policia i mbron”

-

Mbrëmjen e 30 gushtit, Eljus Thartorit iu bë atentat nga ballkoni i banesës.

36- vjeçari ka marrë plagë në trup dhe për shkak të komplikaci­oneve, ndodhet për kurim në Turqi. Pikërisht nga ky vend, ish- mësuesi i Edukimit Fizik në shkollën “Teli Ndini” në Vlorë, lëshon akuza për drejtoresh­ën e kësaj shkolle dhe bashkëshor­tin e saj, që është punonjës i Policisë së Shtetit. Thartori shprehet se emrin e Magdalena dhe Ilir Ymerit e ka dhënë edhe në dëshminë para hetuesve si të dyshuarit kryesor nga ana e tij për atentatin. I riu thekson se drejtoresh­a i është betuar se do të hakmerrej ndaj tij dhe për këtë arsye dyshon se mund të ketë paguar për ta eliminuar fizikisht. Konflikti i Magdalena Ymerit dhe Eljus Thartorit ka nisur që prej vitit 2017, kur u denoncua rasti i emërimit të 36- vjeçarit si mësues i Edukimit Fizik pa arsimin përkatës dhe duke rezultuar i dënuar për vrasje. Pas publikimit të rastit, erdhi dhe largimi i tij nga puna.

“Më kanë ardhur të më pyesin ditën e ngjarjes, ku dyshon. U kam thënë që dyshimet e mia janë te Magdalena Imeri dhe burri i saj, Ilir Imeri. Është i vetmi njëri që është betuar dhe ma ka thënë në sy: do të hakmerrem ndaj teje, nuk të lë, do më njohësh se kush jam. Më bëri dhe denoncim të rremë në Prokurorin­ë e Vlorës duke thënë se Eljusi do të më vrasë fëmijët. Gjashtë muaj unë e di çfarë kam hequr dhe më pas çështja u pushua se nuk kishte asnjë provë. Unë nuk po e akuzoj, por i kam thënë Policisë që dyshoj vetëm tek ata të dy, se ilir Ymerin e njeh e gjithë Vlora se kush është. Mendoj se ata mund të kenë paguar për të më vrarë. Mendoj dhe dyshoj pa akuzuar, Policia le ta zbardhë. Pse nuk i ka marrë në pyetje. Mua më kanë marrë 6 muaj rresht për një denoncim të rremë, Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, kësaj zonje bukuroshe që më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit. Pyesni çfarë kam bërë për atë shkollë, nuk kam çuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk kam marrë një herë lekë në atë shkollë, unë u gjykova dhe pavarësish­t faktit, u tërhoqa. Po, kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrava atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë, unë i them vetëm kaq: Të lumtë dora”, shprehet i riu nga Vlora.

Sipas tij, Policia nuk po bën sa duhet për të zbardhur autorët dhe ngjarjen, pasi vetëm nga verifikimi i kamerave të sigurisë mund të ishin identifiku­ar.

“Policia e di shumë mirë me çfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, se me snajper, se me pushkë me dylbi, se me kallashnik­ov, këtë e zbulon Policia. Nuk jam qëlluar as me tritol dhe as me pistoletë, siç thonë ata. Kam një plagë në trup, që e vërtetuan dhe kirurgët. Po luftoj me jetën, nuk jam jashtë rrezikut, siç thuhet. Jam dërguar nga Vlora në Tiranë dhe tani kam përfunduar në Turqi. Ndodhi gjithë ajo ngjarje dhe nuk u gjet makina. Rruga është e mbushur me kamera, që nga shtëpia ime e deri te ‘ Bishti i Kalldrëmit’. Si ka mundësi që autorët nuk janë gjetur nga Policia? Sepse janë të lidhur dhe Policia i mbron ata, se nuk ka mundësi që të qëllohesh me snajper në mes të ditës.

Pse nuk i gjeti autorët Policia, sepse ajo i mbron ata, jam qëlluar me snajper në sy të foshnjës, me foshnjën në krahë, e lëshova 30 sekonda para se të qëllohesha”, shprehet Eljus Thartori në një intervistë të dhënë për televizion­in “News 24”.

Pak pas ngjarjes, hetuesit ngritën disa pista ku një prej të cilave ishte dhe dyshimi për përfshirje­n e 36- vjeçarit në trafik droge jashtë vendit. Lidhur me këtë, 36- vjeçari thotë se nuk ka qenë asnjëherë në kërkim nga Policia. Thartori tregon se ai lëviz i lirshëm në të gjithë Evropën dhe nuk ka asnjë problem me ligjin. “Po kam qenë jashtë shtetit, nuk kam asnjë kërkim, kam qenë 7 muaj herën e fundit në Angli, 7 muaj kam punuar në lavazho, nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer, kisha 20 ditë, pastaj shkova në Haxh dhe u ktheva prej 20 ditësh dhe shkoja në plazh. Çdo ditë mund të më vrisnin me gurë dore, nuk kishin nevojë që të qëllonin me snajper, sikur të isha Toto Rina. Këta njerëz që qëllojnë në mes të Vlorës, nga e gjejnë këtë kurajë dhe ikin serbes- serbes? Sepse janë të mbrojtur nga shteti.

 ??  ?? 36- vjeçari i shtruar në spital
36- vjeçari i shtruar në spital
 ??  ?? I plagosuri Eljus Thartori
I plagosuri Eljus Thartori
 ??  ?? Drejtoresh­a e shkollës, Magdalena Imeri
Drejtoresh­a e shkollës, Magdalena Imeri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania