Panorama (Albania)

Qerbelaja, prolog i luftës për liri dhe emancipim njerëzor

Bektashian­ët evokojnë historinë. Qerbelaja, legjendë e gjakut, ku u shkruajt historia për demokraci të kohës...

- MJESHTER I MADH

Qerbelaja, betejë e pabarabart­ë, tradhti e përgjakshm­e...

NË VEND TË EPILOGUT…

Qerbelaja. Ujdhesa arabe. Luftë. Përgjakje. Epope ngadhënjye­se. Liri, emancipim njerëzor. Tronditje. Diktaturë famëkeqe. Dypushtet, administra­tivo- politik, fetar. Çnjerëzim. Ekstreme kanibale të kohës. Therje foshnje femër. Groposje e gjallë. Opskuranti­zëm. Fantazmë. Tejskaje. Idhuj. Njerëz që luten dhe u drejtohen zotave. Gurë. Pemë. Vende. Fenomene. Veç një Zot nuk ekziston për ta. Pushtet i kohës, mishërim i jetës, nën dhunë, egërsi mizore. Shekujt VI- VII përjetojnë kohën dhe shkruajnë histori. Në mjegullnaj­ë, në pafundësi të stepave, të shkretëtir­ës arabe, një dritë do të grisë cajëqielli­n e errësirës. Një qiri fillon të ndriçojë, të zbardhë mjegullnaj­ën. Koha tashmë thërret. 20 prill 571 pas Krishtit erdhi, siç thotë Bernard Shou, shpëtimtar­i i njerëzimit, profeti Muhamed. Njeriu që vullnetari­sht i vu vetes qëllimin më të lartë: të rrënojë besëtytnit­ë, kulteve të kohës. Thirri çdo zemër. Urrejtje ndaj zotave. Besim, dashuri në një Zot të vetëm, të pamaterial­izuar. Njeriu që luftën, triumfin kundër idhujtaris­ë e kurorëzoi me mëshirë e falje. Njeriu që triumfoi mbi kohën, perandori, mbretëri, kalifate, dinasti që u shkërmoqën si pluhur në rrjedhën e kohës. Profeti Muhamed, shpëtim, dritë e njerëzimit krijoi një religjion, që e pranuan miliona e miliona njerëz dhe e shndërroi besimin në një Zot të vetëm, në një besim islam, në një fe islame universale. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmër­isë, mëshirës dhe besimit. Njeriu që erdhi si shpëtim dhe mëshirë për të gjithë njerëzit, që e përqafuan atë. Kohët në rrjedhën e tyre treguan të tjera ngjarje, folën për të tjera luftëra, për të tjera beteja.

… Diktaturë famëkeqe. Kalifat Jezit i kohës. Dypushtet. Egërsi barbare. Imam Hyseni, luftë kundër diktaturës. Kohë e përjetuar. Mesazhe paqeje. "O ju gjakpirës! Në qoftë se besoni në atë perëndi dhe te profeti, që është gjyshi im, hiqni dorë nga këto të këqija që po bëni!"

Prijës i dalë nga një familje profetike, imam Hyseni lindi si fëmija i dytë i imam Aliut me vajzën e të vëllait, të profetit Muhamed, Fatimes. Historia e imam Hysenit, histori e një luftëtari, krah për krah të atit, imam Aliun, në luftën e Xhemelit, Sifinit dhe Nehrevanit. Me imam Hysenin përjeton ndodhitë e luftërave të përgjakshm­e për mbrojtjen e islamit. Imam Hyseni jeton gjithnjë në luftë me politikën obskuranti­ste, kanabalizi­min e jetës së Ujdhesës arabe.

Imam Hyseni do të evokojë te të gjithë arabët një shpresë. Shpresë, që do të arrihet në besimin te një Zot, në të drejtën hyjnore kundër diktaturës së kohës, mishërim obskuranti­zmi, idhujtarie i diktaturës së Mavisë.

Kufa, qyteti që do të ndriçojë emancipim, shpresë, jetë për Ujdhesën arabe. Banorët e saj, të prirur për ndryshime të kohës. Imam Hyseni, duke qenë se në Kufë ishte përballja më e madhe midis besimtarëv­e dhe jobesimtar­ëve, pranoi kërkesat e banorëve të këtij qyteti e të sheitëve të Irakut, që të vihej në krye të tyre për të përmbysyr Kalifatin e Mavisë, diktaturën e egër. Pranimi i kërkesave të banorëve, dhënia dhe marria e besës e banorëve të Kufës dhe Basras, nëpërmjet përfaqësue­sit të denjë të tij, Myslymit Akil, në ditën e tetë të muajit Dhihixhe të vitit Hixhri, lë qytetin e Mekës dhe u nis në drejtin të Irakut.

PRISHJA E BESËS, TRADHTI E KOHËS

Besa, status i kohës, imam Hyseni si prijës, udhëton i papërgatit­ur, për luftë drejt Kufas me 72 shokë besnikë të tij, për të organizuar punën për ndryshime, për përmbysjen e diktaturës. Tinëzisht, prishje e besës dhe pse lidhja e saj ishte ligj. Tradhti e pabesë e kohës. Tensionim situatash. Përplasje e pabarabart­ë. Papërgatit­ja e imam Hysenit për luftë para se me shkuar në qytet, i rrethuar. Falanga të panumërta, në mijëra ushtarësh të pabesë të Jezitit të Mavisë.

"O ju kombi mundimdhën­ës. Nuk keni frikë nga perëndia, e cila popullin e Firaunit e mbyti në ujërat e Nilit dhe ngatërrest­arët e Filit i vrau me gurë me anë të zogjve Ebalil? A keni frikë prej atij Zoti, që zhduku malësorët e popullit Lut, ndërsa kundërshta­rët e profetit Nuh i bëri të vuajnë? Mendoni fundin e jetës suaj. Pra, jepuni fund veprave të këqija, duke më lënë të lirë të shkoj bashkë me fëmijët dhe gratë nga ana e Arabisë, ose Rumisë e t'ju liroj juve viset e Arabisë dhe tokën e Hixhasit e të Ebabilit. Në qoftë se nuk do t'i pranoni këto fjalë dhe në qoftë se me doemos doni të luftoni me mua, atëherë, të paktën dilni një nga një në fushën e luftës".

BETEJË E PABARABART­Ë. LUFTË TINËZARE. TRADHTI E PËRGJAKSHM­E.

Qerbela, plasdarm i mërisë ndaj së keqes. 72 heronjtë, histori trimërie. Legjendë e kohës. Zemrat njerëzore kujtojnë, ende lotojnë. Shikojnë me sytë e zemrës gjakun e trimave që derdhet lum për dritë, liri, drejtësi. Qerbelaja, një epope ngadhënjye­se. Histori paraardhës­e njerëzimi për demokraci.

Portreti i luftës, Qerbelasë, hyjnizues edhe për Zotin. Engjëll që m'u qase pranë Nga i madhi Zot, Pse më rrëfen Qerbelanë? A do të derdh lot? … Më ç'do an' i ka rrethuar Kombi faqezi Komb i lik i mallëkuar Posi mizëri! Përgjakje, tragjedi e pabarabart­ë. O moj fushë e Qerbelasë! Që më rri ndër sy, Plot me gjak t' Ali- Abasë, Vallë ç'ësht' ay? Tinëzia dhe tradhtia e përshkojnë luftën si elegji që thërret vaje.

Shkelje ligjesh, shkelje bese, tradhti dhe mëkate të mëdha njerëzore. Eufrati, lumi, ku mund të mëkoheshin me ujë njerëzit, luftëtarët, fëmijët, për vazhdimësi­në e jetës, luftës, i helmuar nga Jeziti. Shkojnë foshnjat në lumë, Se s'durojnë dot, I ka marrë etja shumë, E qajnë me lot. ... Frat, o more lum i shkretë, Mos këndo po qaj, Derdh lot e rënko për jetë, Mos qesh paskëtaj. ... Ujët ua kanë prerë, Janë në shtrëngim, I ka marrë etja shumë, Si foshnja e të mjerë, Me sy në lot vajtojnë, Në zi e në hidhërim.

Ashurja, përshpirtj­e lavdije për dëshmorët e Qerbelasë

Legjenda Qerbela, si epope lufte, lirie për njerëzimin tregon njerëz, gra që vajtojnë dhe mjekojnë gjakun, që si lumë rrjedh. Foshnja me buzë të thara e të çara. Suferim beteje, Abaz Aliu si shenjtor, prijës lufte, fluturon drejt tempullit më të shenjtë të botës, më të lashtë të dheut, Orakullit të Jupiterit Thesprot, në Dodonën pellazgjik­e. Ç'është ai që shkon kaluar, Ikën si veriu, Me dy- tri foshnja në duar? Është Abaz Ali Abaz Aliu zu Tomorr, Erdhi afër nesh… … Nëpër mest të ushtrisë Të armikut shkon Si engjëll i Perëndisë Nd' erë fluturon! Shërbëtor' e njerëzisë Shigjeta s'e çpon Edhe nder'e trimërisë Zoti e mburon.

MARTIRIZIM­I I IMAM HYSENIT

20 tetor 680, Qerbelaja u skuq. Gjaku u derdh lumë. 72 heronjtë ranë dëshmorë. Shiitë për liri, drejtësi, paqe. Gojë pas goje, këngë pas kënge, Qerbelaja jehonë. Liria nuk dhurohet. Me luftë, gjak, sakrifica, arrihet, adhurohet. Mesazh që përcjell sot, motiv për liri, demokraci, emancipimi­n njerëzor. Matemi, përgjërim për gjakun e derdhur… Qerbelaja, mesazh i madh historik, lufte, lirie, drejtësie, emancipimi. Qerbelaja zemrat thërret: - gjak, kurrë të mos derdhet. Njerëzia të ecë në rrugë të mbarë! Jeziti' shtë egërsirë Që sjell ligësi Dhe sdel soje pun' e mirë Po dëm edhe zi. Zot! Ju qofsha falë Që hoqtë për ne Për të ndriçuar njerinë zbukuruar dhenë Për të shtuar mirësinë.

BEKTASHINJ­TË AGJËROJNË: MATEM.

Kontekst historik bektashian. Qerbelaja, epope e saj. Gjak i derdhur. Qëndrim i paepur, 72 dëshmorë, për liri, me imam Hysenin, në krye edhe vëllanë e tij, Abaz Ali.

Hyjnizim, përjetim vuajtjeje të luftëtarëv­e të Qerbelasë, pa pirë asnjë pikë ujë në fushën përvëluese të saj. Përkujtim historik. Ardhje e Abaz Aliut, në Tempullin e Dodonës, Tempullit të Abaz Aliut të sotëm ku mëkoi foshnjat dhe luftëtarët, që vazhdonin luftën.

Gjithë bektashinj­të, kudo që ndodhen, në të gjithë botën, përshpirtj­e për vuajtjet dhe sakrificat sublime të tyre, 10 ditë pa ujë, pa vënë bulën e ujit në gojë. Buzë të thara e të çara. Zi, përshpirtj­e, përkujtimo­re falë vuajtjeve të tmerrshme të tyre.

Në të gjithë mjediset bektashian­e, teqe, tyrbe, mekame, lexim i "Hadikasë" më zë të lartë. Ritual i përditshëm. Përkujtim i vuajtjeve të profetëve. Ngjarje tragjike të Qerbelasë. Luftë, sakrificë, flijim i tyre.

10 ditë, përkushtim, devocion, për të gjithë profetët. Nata e parë. Kushtim vuajtjeve, profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit; dita e dytë, përkushtim për Profetin Muhamed ( a. s), dita e tretë, imam Aliun, dita e katërt, imam Hasanin, dita e pestë, lindje dhe jetën e imam Hysenit, dita e gjashtë, ikje e tij nga Medina në Mekë, dita e shtatë, vrasja e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarit, Ibrahimit, dita e tetë, nisja e imam Hysenit në Kufë, dita e nëntë mbërritja e tij në Qerbela. Nata e dhjetë martirizim­i i tij dhe i dëshmorëve të tjerë që derdhën gjak dhe ranë heroikisht, shkuan në Ihet, buzëtharë dhe buzëçarë nga etja. Në këto ditë, kudo, në të gjithë botën, nuk pihet ujë.

Kryegjyshi botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejton ceremonitë për të gjithë besimtarët e botës. Mesazhi i tij: - Qerbelaja, epope e luftës së njerëzimit për liri, demokraci, prosperite­t dhe emancipim njerëzor.

Ashurja, përfundim i zisë, përshpirtj­e lavdie për luftëtarët, dëshmorët e Qerbelasë.

Dhjetë ditë, gjithandej liturgji. Mjediset bektashian­e, teqe, tyrbe, Mekame. Besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin. Të dhjetën ditë, ashurja në zjarr, gjithë natën, deri në agun e ditës së nesërme. Dita e dhjetë, ashure për përshpirtj­e të luftëtarëv­e të Qerbelasë, përkujtim i jetës dhe i ushqimit të tyre, të cilin e gatuan me mbetjet e gjërave që patën me vete gjatë udhëtimit në Kufa. Grurë, qiqra, soji, fasule, bathë, misër, fiq, rrush të thatë, mollë, arra, mjaltë, musht, kanellë etj., që përbëjnë rreth 40 përbërës të prodhuar nga Toka.

Pas liturgjisë, kryerjes së ritualeve nga populli, besimtarët bëjnë vizita. Përkujtojn­ë më veneracion heroin e Qerbelasë, imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetëflijua­n gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës. Dita e dhjetë, ceremoni kremtimi për përshpirtj­e, Dita e Ashures. Fjalë përshëndet­ëse e Kryegjyshi­t Botëror, Shenjtëris­ë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtuar gjithë besimtarëv­e bektashian­ë, myslimanë, alevianë të të gjithë botës.

Ceremonia vazhdon me një program tematik historiko- fetar, të organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, dekoruar "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t", laureat i medaljes "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", me president z. Azgan Haklaj, "Mjeshtër i madh", dhe sekretare të përgjithsh­me znj. Enida Çami, "Mjeshtër i madh"; me programe epike, historike, që evokojnë nëpërmjet folklorit historinë e kombit tonë, ngjarjet e tij.

Në këtë program të Unionit Artistik, pjesë e tij janë dhe artistët e mirënjohur, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, aktorët e mirënjohur të Teatrit Kombëtar, znj. Desara Xhagolli, z. Dritan Boriçi, grupe artistike nga ansamble të ndryshme, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj., të drejtuara nga moderatorj­a, znj. Enida Çami "Mjeshtër i madh" .

Pas përfundimi­t të koncertit të Unionit Artistik Kombëtar, ceremonia vazhdon me shijimin e ëmbëlsirës së ashures, simbol i një ditë të re, me optimizëm, të bekuar nga Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Shkëmbim vizitash. Drekë e shtruar zyrtare, me këtë rast të ditës së përshpirtj­es së luftëtarëv­e të Qerbelasë, Ditës së Ashures.

Qerbelaja gjithmonë do të thërrasë vizon për liri, demokraci, emancipim njerëzor, për gjithë kohërat, për gjithë brezat.

Engjëll që m'u qase pranë Nga i madhi Zot, Pse më rrëfen Qerbelanë? A do të derdh lot? Më ç'do an' i ka rrethuar Kombi faqezi Komb i lik i mallëkuar Posi mizëri!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ferdinand Samarxhi duke raportuar direkt nga Qerbelaja e sotme, nga Tyrbja e tij, vendi martir i rënies së heroit të luftës së Qerbelasë, Imam Hyseni
Ferdinand Samarxhi duke raportuar direkt nga Qerbelaja e sotme, nga Tyrbja e tij, vendi martir i rënies së heroit të luftës së Qerbelasë, Imam Hyseni
 ??  ?? Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh
Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh
 ??  ?? Imam Hyseni, prijësi i luftës së Qerbelasë, në momentet e fundit, martirizim heroi
Imam Hyseni, prijësi i luftës së Qerbelasë, në momentet e fundit, martirizim heroi
 ??  ?? Presidenti Meta me vajzën e tij Bora, pritet dhe shoqërohet nga Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në ceremoninë e Ditës së Ashures
Presidenti Meta me vajzën e tij Bora, pritet dhe shoqërohet nga Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në ceremoninë e Ditës së Ashures
 ??  ?? Panorama e tablosë së epopesë së Qerbelasë, 72 heronjtë, dëshmorë me prijësin e tyre Imam Hyseni, të rrethuar nga falangat e mizorive të ushtrisë së Jezitit të Mavisë
Panorama e tablosë së epopesë së Qerbelasë, 72 heronjtë, dëshmorë me prijësin e tyre Imam Hyseni, të rrethuar nga falangat e mizorive të ushtrisë së Jezitit të Mavisë
 ??  ??
 ??  ?? Pamje të fiksuara nga RTSH të selisë së shenjtë të Kryegjysha­tës Botërore Bektashian­e, në ceremoninë e Ditës së Ashures, krenari dhe lavdi e kombit tonë
Pamje të fiksuara nga RTSH të selisë së shenjtë të Kryegjysha­tës Botërore Bektashian­e, në ceremoninë e Ditës së Ashures, krenari dhe lavdi e kombit tonë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania