Panorama (Albania)

Basha kërkon hapjen e negociatav­e: Më shumë kontroll mbi qeverinë

"Duhen zgjedhje të ndershme, nën një qeveri tranzitore"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, kërkoi dje hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kryedemokr­ati po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel, ku u takua me përfaqësue­s të partive anëtare të PPE- së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamenti­n dhe Komisionin Europian, si dhe Parlamente­t e vendeve anëtare. Lideri i opozitës ka kërkuar mbështetje­n e tyre për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë, si garanci, sipas tij, për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë. Sipas Bashës, zgjidhja e krizës politike në Shqipëri vjen nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, nën mbikëqyrje­n e një qeverie tranzitore. "Hapja e negociatav­e është e rëndësishm­e, pasi do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstroj­në rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminua­r u caktuan të kandidonin për bashkitë. Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucio­nale dhe ekonomike. Zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikëqyrur­a nga një qeveri tranzitore", tha Basha. Punimet e Asamblesë Politike të PPE- së do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së nesërme, ku në axhendën e diskutimit do të jenë sfidat me të cilat përballet Evropa aktualisht dhe përgatitje­t për Kongresin e PPE- së, i cili këtë vit mbahet në Zagreb.

LOBIMI Kryetari i Partisë Demokratik­e të opozitës, Lulzim Basha, ka lobuar edhe më herët për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kohë më parë, ai ishte në Berlin ku mori pjesë në një takim me Komisionin për Çështjet Europiane në Bundestagu­n gjerman. Kryedemokr­ati Basha edhe aty ka vënë theksin në rëndësinë e hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, duke thënë se një vendim i tillë nga BE do të shtojë kontrollin ndaj qeverisë, si dhe do të japë rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsion­it. "Shqetësime­t kryesore të grupit CDU- CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsion­it dhe Reformën në Drejtësi", është shprehur Basha. Sipas tij, është "Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatav­e, proces i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsion­i dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikish­t", shkruante Basha në "Facebook" pas takimin në Bundestag.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania