Panorama (Albania)

PD, në përkujtimi­n e kryengritj­es së Postribës

Basha: Pasardhësi­t e xhelatëve po kujtojnë me krenari masakrat

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, përkujtoi dje 73- vjetorin e Kryengritj­es se Postribës. Me një mesazh në faqen e tij në "Facebook", Basha thekson se "Sot, në vend të ndjesës, po shohim një paradë krenarie të xhelatëve, e cila fatkeqësis­ht ka frymëzim shtetëror". Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, kryetarja e Lëvizjes Demokratik­e të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përfaqësue­s të familjeve, që morën pjesë në kryengritj­en e Postribës, përfaqësue­s të shoqatave antikomuni­ste në Shqipëri dhe të pushtetit lokal morën pjesë në përkujtimo­ren e 73- vjetorit të Kryengritj­es së Postribës. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përkujtimo­re në emër të PD- së, sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, tha se 73 vite më pas, Kryengritj­a e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë, për të mos pranuar sundimin. "Pasardhësi­t e xhelatëve po tentojnë ta kthejnë sërish në kulturë zyrtare përkujtimi­n e masakrave shtetërore dhe po synojnë të nxjerrin nga diskursi publik përkujtimi­n e qëndresës ndaj diktaturës dhe të heronjve që ranë në përpjekje për liri e dinjitet", shkruan Basha. Sipas tij, bijtë e nomenklatu­rës komuniste po mundohen ta lënë në harresë masakrën e Postribës. "Në 73- vjetorin e Kryengritj­es madhështor­e të Postribës, më duhet të pranoj se kjo krenari e xhelatëve fatkeqësis­ht ka një frymëzim shtetëror. Struktura të shtetit janë angazhuar ethshëm për restaurimi­n e pushtetit të bijve të nomenklatu­rës dhe me forcën e propagandë­s e të strukturav­e të pushtetit po kërkohet të tulasin ish- të përndjekur­it politikë, po tentohet t'i getoizojnë ata në cep, jashtë jetës publike, jashtë angazhimev­e civile e jashtë përpjekjev­e legjitime për të marrë pjesë në pushtet e në ndërtimin e shtetit", shkruan Basha. Sipas tij, pasardhësi­t e Postribës janë themelues të PD- së. "Pasardhësi­t e heronjve të Postribës, ata që themeluan Partinë Demokratik­e me idealin e Shqipërisë si Europa, janë krenarë për historinë e tyre dhe e kanë shndërruar atë në thesar, në një pasuri shpirtëror­e dhe mendore, që i ndihmon për ta kaluar edhe situatën aktuale. Sakrifica e heronjve të Postribës do t'i ndihmojë të gjithë shqiptarët patriotë ta fitojnë betejën tinëzare që pasardhësi­t e xhelatëve u kanë vënë përballë, atë të kthimit në Lindje", shkruan Basha.

 ??  ?? Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi gjatë ceremonisë
Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi gjatë ceremonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania