Panorama (Albania)

PS, zgjedhje të brendshme, Kongresi mblidhet në janar

-

Partia Socialiste ka nisur procesin zgjedhor në të gjitha strukturat e saj. Deri në muajin nëntor do të bëhen zgjedhjet për kryetarët e organizata­ve socialiste, kryetarët e PS- së në çdo bashki, asambletë e bashkive dhe delegatët e Kongresit. Do të jetë Kongresi Zgjedhor i PS- së, i cili do të zgjedhë me votë Asamblenë e re Kombëtare, e cila më pas do të votojë për kryesinë dhe sekretaria­tin ekzekutiv të saj. Por, që të ketë një mbikëqyrje sa më të mirë të zgjedhjeve në të gjithë territorin, kryesia socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi që ta ndajë strukturën socialiste në tri rajone të mëdha, me nga katër qarqe secila. Monitorimi i tri rajoneve do të bëhet nga tri figurat kryesore të PS- së: Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, i cili është dhe sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare. Kryetari i PS- së, Edi Rama, do të drejtojë rajonin Lezhë- Shkodër- Dibër- Kukës, ndërsa sekretari i përgjithsh­ëm, Taulant Balla, do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të jetë koordinato­ri i rajonit të Jugut, që përfshin qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastr­ës. Të gjithë drejtuesit politikë në të 12 qarqet, kryesisht ish- ministra, të cilët kanë drejtuar dy fushatat zgjedhore, ato parlamenta­re të 2017 dhe ato vendore të 2019, do të vijojnë punën e tyre organizati­ve deri në mbledhjen e Kongresit Zgjedhor të PS- së në muajin nëntor. Por, ata do të jenë nën mbikëqyrje­n e tre drejtuesve të PS- së, të shpërndarë në të gjithë vendin sipas rajoneve, të krijuara dje në kryesinë e PS- së. Kryesocial­isti tha dje pas mbledhjes së kryesisë së PS- së se, edhe pse mori një rezultat mbi pritshmëri­të e saj, e di shumë mirë çfarë potenciale­sh ka dhe se është i vetëdijshë­m se ka ende shumë rezerva, duke lënë të kuptohet se do të ketë lëvizje të mëdha nga ana organizati­ve në këtë parti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania