Panorama (Albania)

Guvernator­i Sejko: Zhvillimi i vendit, pozitiv

“Rol, nismat e BSH dhe politikat monetare stimuluese”

-

Nismat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për përmirësim­in e kreditimit, reduktimin e kredive me probleme apo zgjerimit të tregut financiar janë reflektuar në ecurinë ekonomike. Gjatë një takimi me përfaqësue­sit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), Guvernator­i Gent Sejko vuri në dukje se pavarësish­t luhatjeve që vijnë nga sektorë të caktuar, zhvillimi i vendit mbetet në një trend pozitiv, duke siguruar rritje të punësimit, përmirësim të shëndetit financiar të sektorit publik dhe privat, si dhe një trend rritjeje të presioneve të brendshme inflacioni­ste. “Ky trend zhvillimes­h pasqyron si efektet pozitive që ka sjellë politika jonë monetare stimuluese, ashtu dhe efektet e nismave të ndryshme që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë në drejtim të reduktimit të kredive me probleme, të përmirësim­it të ambientit të kreditimit, të përmirësim­it të kuadrit mbikëqyrës e rregullato­r dhe përafrimit të tij me standardet e BE- së, si dhe në drejtim të rritjes së formalizim­it dhe zhvillimit e zgjerimit të mëtejshëm të tregut financiar”, theksoi Sejko. Në fokus të takimit me BERZH ishte diskutimi i draftit të Strategjis­ë së Zhvillimit të Shqipërisë për vitet 2020- 2025. BERZH garantoi mbështetje në ekonomi, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të infrastruk­turës dhe forcimit të klimës së biznesit, inkurajimi­n e një përfshirje­je më të gjerë të shtresave ekonomike e sociale, nëpërmjet rritjes së aksesit në financë dhe zhvillimit të mëtejshëm të dijeve, si edhe diversifik­imin e mëtejshëm të burimeve të energjisë, rritjen e eficiencës dhe qëndrueshm­ërisë së përdorimit të saj. Ndërsa vlerësoi rolin që BERZH ka dhënë ndër vite, Guvernator­i konsideroi po ashtu me rëndësi nevojën e përmirësim­it të gjithanshë­m të infrastruk­turës dhe të klimës së biznesit, si dhe nevojën e mbështetje­s së zhvillimit të sektorëve, të cilët ofrojnë potenciale ende të pashfrytëz­uara zhvillimi, të tilla si turizmi, energjia, dhe agroindust­ria.

 ??  ?? Sejko, dje me përfaqësue­sit e BERZH
Sejko, dje me përfaqësue­sit e BERZH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania