Panorama (Albania)

Do kontrolloj­ë drejtësinë e re, vonohet ngritja e ILD

Juristët e interesuar kanë afat deri në 20 shtator të kandidojnë

-

Ngritja e Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë do të bëhet vetëm pasi në garë të jenë të paktën 5 kandidatë.

Ky ishte vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që pezulloi dje procesin dhe hapi sërish garën për në ILD. Inspektora­ti do të kontrolloj­ë punën e drejtësisë së re dhe si institucio­ni që qëndron në krye të hierarkisë së organeve të reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi, duhet të kishte filluar punën rreth 3 vite më parë. Mungesa e kandidatëv­e detyroi KED- në që të hapë garën dhe t'u lërë kohë të interesuar­ve deri në 20 shtator të dorëzojnë dokumentet për kandidim. "Pas shqyrtimit të gjendjes lidhur me ecurinë e procedurës së verifikimi­t të kandidatur­ave për vendin vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, duke konstatuar se janë 4 kandidatë të lejuar për kandidim, në zbatim të ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi: Pezullimin e procedurës së verifikimi­t të kandidatur­ave për plotësimin e vendit vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë. Shpalljen e procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidatur­ave për plotësimin e vendit vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë. Paraqitja e interesit për kandidim, së bashku me dokumentac­ionin shoqërues, depozitohe­t në zyrën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pranë Gjykatës së Lartë, deri në datën 20 Shtator 2019", njoftoi dje KED.

FUNKSIONI ILD

Duke iu referuar ligjit për organet e reja të drejtësisë, detyrat dhe kompetenca­t e Inspektora­tit të Lartë të Drejtësisë, përfshijnë: Verifikimi­n e ankesave të personave fizikë ose juridikë ndaj gjyqtarëve, prokurorëv­e, anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Gjithashtu, Inspektora­ti nis hetimin administra­tiv me nismë rreth shkeljeve të pretenduar­a disiplinor­e të gjyqtarëve, prokurorëv­e, anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Bën inspektime të gjykatave dhe të zyrave të prokuroris­ë për të kontrollua­r mënyrën e organizimi­t dhe të funksionim­it të tyre.

KANDIDATËT

Me konfirmimi­n e Marsida Xhaferllar­it, ish- kryeinspek­tore e KLD, u plotësuan katër kandidatë për garën në ILD. Gjyqtari Artur Malaj është kandidati tjetër i konfirmuar. Mes disa dyshimeve për pasurinë, Malaj arriti të kalonte kontrollin e trefishtë të KPK- së, në gusht të vitit që lamë pas, ndërsa vendimi është ankimuar nga Komisioner­i Publik, i cili kërkon shkarkimin e tij. Edhe Artur Metani është konfirmuar nga KED për vazhdimin e garës. Në tetor të 2018- ës, ai u emërua Avokat i Përgjithsh­ëm i Shtetit me urdhër të Kryeminist­rit, ndërsa ka një karrierë të gjatë në administra­të. Më herët ka qenë këshilltar ligjor në kabinetin e Presidenti­t të Republikës, të Presidenti­t Meidani, Presidenti­t Moisiu dhe Presidenti­t Topi. Ndërsa nga viti 2013, është emëruar Drejtor i Njësisë së Legjislaci­onit, Monitorimi­t të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm, në Kryeminist­ri. Kandidate e konfirmuar nga KED për të vazhduar garën për në ILD, është edhe avokatja Eris Hysi. Ligji parashikon se për ngritjen e ILD, në garë duhet të jenë të paktën 5 kandidatë që do të vlerësohen nga KED me një sistem pikëzimi. "Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ( KED) përzgjedh paraprakis­ht 5 kandidatë për ILD, nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion. Pesë kandidatët renditen nga KED sipas meritës. Kuvendi zgjedh Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë, midis 5 kandidatëv­e të përzgjedhu­r nga KED, me votat e 3/ 5 të të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestave për asnjë prej kandidatëv­e, kandidati që është renditur i pari nga KED, shpallet i emëruar", parashikoh­et në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania