Panorama (Albania)

Dështon sërish gjyqi ndaj Emiliano Shullazit

Grupi është dënuar me 55 vite burg në Shkallë të Parë për disa akuza

-

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu për të gjashtëmbë­dhjetën herë gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, duke vazhduar "sagën" e dështimeve. Raportet mjekësore të dorëzuara nga dy prej avokatëve mbrojtës, Vladimir Meçi dhe Elton Domi, bën që Gjykata ta konsideroj­ë të ligjshëm mungesën e tyre dhe shtyjë procesin për në 23 shtator. Emiliano Shullazi nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj së hëne, ku u paraqitën vetëm 4 të pandehurit, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Kujtojmë se pas 16 seancash të zhvilluara që prej janarit të këtij viti, Apeli i Krimeve të Rënda nuk i ka dhënë zgjidhje këtij procesi, ndër më të përfolurit mediatikis­ht. Por duket se zvarritjet e procesit do të vazhdojnë në kushtet kur ashtu si disa gjyqtarë të tjerë më parë, që kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë gjykuar Vollgën, edhe gjyqtari i fundit i deleguar nga KLGJ, Arben Vrioni, gjendet në të njëjtat kushte. Gjatë 5 seancave të para, shkak u bë mungesa e avokatëve mbrojtës. Pas këtij momenti, shkarkimi i drejtuesit të trupës gjykues, gjyqtarit Fehmi Petku dhe largimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues për shkak të konfliktit të interesit bëri që procesi të fillonte nga e para. Ndërkohë, ka qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor, që plotësoi trupin gjykues duke deleguar gjyqtaren Valdete Hoxha, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit. Seancën e parë u bë e ditur se gjyqtarja Valdete Hoxha është zëvendësua­r në trupin gjykues nga gjyqtarja Etleva Temo, ndërsa duket se edhe gjyqtari Arben Vrioni është në të njëjtat kushte.

DËNIMI Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Ndërkohë, i konsiderua­ri si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, u dënua me 11 vite burg. Sipas Prokuroris­ë, ai ka qenë mbështetës në veprat penale të kryera dhe një nga kryesorët, si dhe njeri i afërt i Emiljano Shullazit. Endrit Qyqa dhe Endrit Zela u dënuan nga 10 vite burg secili. sipas Prokuroris­ë, dy të pandehurit kanë qenë në rolin e personave që kanë ndihmuar në arritjen e qëllimit kriminal. Në fund, Gjykata dha 9 vite burg për Blerim Shullazin, i cili akuzohej për gjobëvënie­n ndaj Zakës dhe armëmbajtj­e pa leje.

 ??  ?? Emiljano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë në gjyq
Emiljano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania