Panorama (Albania)

Largimi nga detyra si mësues pas zbulimit të dënimit për vrasje

-

VLORE - Në shkurt të vitit 2017, emisioni “Fiks- Fare” denoncoi rastin e emërimit të Eljus Thartorit si mësues i Edukimit Fizik në shkollën 9- vjeçare “Teli Ndini”. Thartori ka qenë i dënuar për vrasje të kryer në vitin 2007 në qytetin e Durrësit, ku ka vrarë me thikë njerkun e tij. Për këtë krim, ai është dënuar me 10 vite burg dhe ka rifituar lirinë pasi ka kryer ¾ e këtij dënimi. Pas daljes nga burgu, 36- vjeçari arriti që të punësohej si mësues i Edukimit Fizik në shkollën 9- vjeçare në Vlorë, pasi Drejtoria Arsimore në Vlorë nuk kishte kryer verifikimi­n e dokumentac­ionit. Ndërkohë, gjatë investigim­it të “Fiks- Fare”, Thartori u filmua duke luajtur me letra me nxënësit e shkollës në klasë. 36vjeçari përdor gjuhë fyese ndaj drejtoresh­ës, madje inkurajon dhe nxënësit që të bëjnë një gjë të tillë, gjithashtu. Pjesë e përgjimit: Mësuesi me dy nxënësit e tij të klasës së 9- të, gjatë orës së Fizkulturë­s: ora 08: 30

Drejtoresh­a: Ergi, Ergi çoje kokën, prindi shqetësohe­t vërtet dhe e di për çfarë shqetësohe­t? Çoje çik kokën. E di kush është shqetësimi kryesor për prindin? Edukata Ergi. Shiko të rrish me një mësuese në orën e mësimit dhe ajo nuk guxon… Jo, jo, do ta bëj vetë, do t’ju ndjek non stop. Drejtoresh­a largohet…… Nxënësi: T’i q… robt, debiles, ta vrasim fare. Vjen mësuesi i Fizkulturë­s, Eljus Thartori Mësuesi: Hajde vemi këtu ( ulen në bankën e para ngjitur me derën e klasës). Ç’a tha drejtoresh­a?

Nxënësi: Vjen aty i q… robt është rob q… fare. Vinte ajo këtu na bënte muhabetin ne.

Mësuesi: Dale, dale, se informohem unë, se kemi punë tani ( fillojnë të lozin bixhoz). Nxënësi: Po këto letrat s’do i trazosh një çik? Mësuesi: Vendosi aty se s’u bë qameti, radhën e ka Ergi. Nxënësi: 3- sh. Mësuesi: Dy, shtatë, tre, dy- sh. Kur bën dhe kjo drejtoresh­a si p.. rënd, m’u si palloi. Nxënësi: PAS Nxënësi 2: PAS Mësuesi: Shtatë. Po kur rri serioze ajo, ma … Mësuesi: Hë drejtoresh­ë të q… robt. M’u si palloi. Ta ngre drejtoresh­ën ta marr, ta bëj ta… Mësuesi: T’i iki truri fare. PAS Nxënësi: PAS Mësuesi: Hidhe dy- shin aty. Nxënësi: Dhjetë. Nxënësi 2: As. Gjashtë. Nxënësi: Dhjetë, ti e kishe radhën? Nxënësi 2: Po unë. Nxënësi: As. Nxënësi: PAS. Mësuesi: PAS. Nxënësi: Dy fanta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania