Panorama (Albania)

Zhdukja e kapitenit të jahtit luksoz, pronari: Kam humbur kontaktet

Ende asnjë gjurmë nga kapiteni që ishte në bord, Sevgin Yavuz. Telefonata e fundit me pronarin, më 6 shtator

- LEZHE/

Mbetet ende mister fati i pronarit të jahtit, Sevgin Yavuz, i cili u gjend i braktisur në thellësi të detit tri ditë më parë.

Mjeti lundrues vijon të qëndrojë i ankoruar në Portin e Shëngjinit, ndërsa policia e ka rrethuar me shirit që tregojnë se jahti është i bllokuar dhe po vijojnë hetimet. Ekspertët kriminalis­të gjatë së hënës kanë këqyrur me imtësi mjetin lundrues për të gjetur gjurmët daktilosko­pike të personave të tjerë, një provë kjo për të kuptuar nëse 31- vjeçari ka qenë i vetëm në mjet apo i shoqëruar nga persona të tjerë. Gjithashtu, ka nisur edhe verifikimi i qendrës së monitorimi­t të trafikut detar për të parë lëvizjet e jahtit dhe nëse gjatë kësaj kohe atij i është afruar tjetër mjet, çka do të ngrejë dyshime nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje. Po ashtu, mësohet se grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, ka kërkuar të dhëna edhe nga shteti turk në lidhje me problemet që mund të ketë pasur biznesmeni në vendin e tij. Ndërsa mësohet se menjëherë sapo është mësuar lajmi, në Shqipëri kanë mbërritur edhe familjarët e 31- vjeçarit. Por deri tani mësohet se nuk ka ende një pistë konkrete për zhdukjen e biznesmeni­t.

Ndërkohë që dokumentet e gjetura në jaht mbanin emrin e Sevgin Yavuz, mjeti lundrues rezulton në pronësi të një tjetër personi. Bëhet fjalë për Nedim Akyuz. Policia dhe Prokuroria e Lezhës gjatë pasdites së djeshme ka marrë në pyetje Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi. Ai ka ardhur për të tërhequr jahtin, por nuk është lejuar, pasi është provë materiale dhe është rrethuar me shirita në Portin e Shëngjinit deri në përfundim të hetimeve. Akyuz ka deklaruar para autoritete­ve se, jahti është në pronësi të tij, por nuk ka qenë në bordin e mjetit. Sipas asaj çka ka dëshmuar para grupit hetimor, Sevgin Yavuz ishte në rolin e kapitenit dhe se ka qenë i vetëm në mjet dhe se nuk ka asnjë ide lidhur me rrethanat e zhdukjes së tij. Akyuz ka thënë se kontaktet me 31- vjecarin i ka humbur prej 6 shtatorit. Sipas tij, herën e fundit që ka komunikuar me të i ka thënë se ndodhet në ujërat shqiptare, por që deti ishte shumë i trazuar. Më pas ka tentuar që të lidhet sërish me të, por e ka pasur të pamundur.

Për turkun Sevgin Yavuz, Policia ka nisur kërkimet në bashkëpuni­m me homologët e saj në Ankara si dhe me Interpol Tirana, por ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me fatin e tij. Dyshimi kryesor lidhet me faktin se 31- vjeçari mund të jetë mbytur për shkak të ndonjë problemi shëndetëso­r, ndërsa peshkonte apo ndonjë avarie teknike në mjetin lundrues. Nga të dhënat e monitorimi­t të lundrimit të mjeteve, jahti “Atik Bey”, në datën 30 gusht ka qenë në Budva. Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”.

Tri ditë më parë, një peshkarexh­a, e cila kthehej në Portin e Shëngjinit, njoftoi se afro 11 milje nga Rodoni kishte pikasur një jaht, por pa persona në bord. Nga të dhënat e para është mësuar se për herë të fundit ky mjet është regjistrua­r në Portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku Yavuz ka qëndruar për disa ditë dhe në datën 2 shtator është larguar prej aty. Sinjali i fundit i përket 17: 42 minuta në afërsi të Budvës, ku dhe më pas komunikimi i tij me radar është fikur.

 ??  ?? Jahti i sekuestrua­r në Portin e Shëngjinit
Jahti i sekuestrua­r në Portin e Shëngjinit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania