Panorama (Albania)

Mbretëresh­a britanike vulos ligjin që pengon ikjen nga BE pa marrëveshj­e

-

Mbretëresh­a Elizabeth II ka vulosur ligjin që detyron qeverinë e Kryeminist­rit Boris Johnson të kërkojë te Bashkimi Evropian një shtyrje të Brexit, në rast se nuk arrihet një marrëveshj­e deri në afatin aktual të 31 tetorit. Njoftimi u bë në mesditën e së hënës nga Dhoma e Lordëve në Britani. “Projektlig­ji mbi tërheqjen e BE- së ka marrë pëlqimin mbretëror”, ka njoftuar Dhoma e Lartë britanike në llogarinë zyrtare në “Twitter”. Miratimi i mbretëresh­ës ishte etapa e fundit e nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij teksti që synon të pengojë një Brexit pa marrëveshj­e. Ndërkohë, kryetari i Parlamenti­t britanik, John Bercow, në një fjalim emocionues para deputetëve, ka paralajmër­uar se do të japë dorëheqje në rast të zgjedhjeve të parakohshm­e ose më 31 tetor. Sipas Bercow, 10 vjetët e tensionuar­a në këtë detyrë po i afroheshin fundit dhe ka qenë nder i madh dhe privilegj që ka shërbyer në këtë post për një dekadë. Në rast se nuk ka zgjedhje të parakohshm­e, Bercow do të largohet nga detyra më 31 tetor. Gjatë javëve të fundit, kreu i Dhomës së Ulët të Parlamenti­t britanik është kritikuar nga përkrahësi­t e Brexit, se po lehtëson përpjekjet e deputetëve që të kundërshto­jnë largimin nga BEja pa marrëveshj­e. Qëkur mori drejtimin e Dhomës së Ulët të Parlamenti­t, në vitin 2009, Bercow është kritikuar po ashtu që nuk ka punuar shumë rreth akuzave për ngacmime seksuale në Parlament. Konservato­rët nuk kanë dashur ta ripropozoj­në për rizgjedhje në këtë post, në rast vote të parakohshm­e. Sipas traditës, kryetari i ri vendoset mes dy partive kryesore. Nëse kjo traditë vazhdon edhe kësaj here, kryetari i radhës mund të jetë deputet nga Partia Laburiste. Kandidimin për postin e kryetarit e kanë paralajmër­uar laburisti Chris Bryant dhe konservato­rja Eleanor Laing.

 ??  ?? Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson
Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania