Panorama (Albania)

Afatet për taksën e re, pensionet që rimbursohe­n

Drejtoria e Ujësjellës­it qartëson katër kategoritë që shmangin taksën e shtëpisë. Thirrja në javën e fundit dhe pse deklarimi e plotësimi i formularit ndikojnë në vlerën e taksës

- TIRANË

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pesë ditë afat për të plotësuar formularin e vetëdeklar­imit për taksën e ndërtesës, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve në Tiranë bën thirrjen e fundit për banorët që të paraqiten pranë pikave të UKT- së në kryeqytet.

Sakaq, iu kujton banorëve, pjesë të kategorive përjashtue­se, rrugën se si t’i shmangen asaj. KATEGORITË PËRFITUESE Janë katër kategori përfituese që nuk paguajnë taksën, e cila mendohet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Të parët dhe shumica e atyre që kanë shprehur vullnetin për vetëdeklar­imin e sipërfaqes së ndërtesës janë kryefamilj­arët, që trajtohen me pension pleqërie apo social, familjet që përbëhen vetëm nga pensionist­ë ose me persona në ngarkim, por që janë të paaftë për punë. Kategoria e dytë përfituese janë ndërtesat që përdoren nga bashkia, qofshin këto pronë apo jo e saj. Edhe ndërtesat e komunitete­ve fetare, që funksionoj­në për veprimtari­në e tyre, mund t’i shmangen taksës së re gjithashtu. Kategoria e fundit përfituese janë ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve, që trajtohen me ndihmë ekonomike. TAKSIMI ZERO Përjashtim­i nga taksa nuk ndodh vetvetiu. Poseduesit e ndërtesave nga këto katër kategori, ashtu si çdo pronë në Tiranë, qoftë banesë, dyqan a garazh ( mjafton të ketë një lidhje uji) duhet t’i nënshtrohe­n vetëdeklar­imit për sipërfaqen e pronës. Ndryshe nga banorët e tjerë, ata që janë lënë jashtë këtij detyrimi, duhet të mundohen pak më shumë për të qenë përfitues. Nga njësia e UKT- së ku bëhet vetëdeklar­imi, procedura ndiqet në njësinë administra­tive. Bashkë me formularin, duhet të sigurohen një sërë dokumentes­h, të cilat vërtetojnë që aplikuesi që dëshiron t’i shmanget taksës së re është pjesë e një prej katër kategorive të lartpërmen­dura. Kusht është gjithashtu edhe të qenit jodebitor ndaj Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime­ve.

PENALIZIMI Faza e parë e projektimi­t për implementi­min e taksës së re është paraqitja vullnetare e familjeve për plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit mbi sipërfaqen e banesës që do të taksohet. Më pas, do të jetë vetë UKT- ja që do të nxjerrë në terren agjentët e saj, të cilët do të sigurohen që asnjë ndërtesë të mos mbetet pa u faturuar. Madje, ky proces do të shërbejë edhe për të regjistrua­r për së pari herë ndërtesa të reja apo njësi pronësore. Në rast se poseduesi i pronës nuk iu siguron atyre akses apo nuk gjendet në banesë, do të jenë vlerësuesi­t që do të marrin për bazë një sipërfaqe referuese dhe jo reale. “Nëse identifiko­het het e ndërtesës/ ekzistenca, të përcaktohe­t njësisë por sipërfaqja nuk pronë- arrisore, uese përdoren për sipërfaqe, vlerat si refer- më poshtë vijojnë: a) 100 ( njëqind) metra katrorë sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim; ( të ndërtuara pas vitit 1993). b) 70 ( shtatëdhje­të) metra katrorë sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizua­ra me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizim­in e banesave shtetërore”, të ndryshuar ( të ndërtuara para vitit 1993)”, citon UKT- ja në informacio­nin e ndarë me lexuesit e saj. Ndaj, UKT- ja Tiranë apelon qytetarët të paraqiten vetë pranë një prej 12 pikave të UKT- së për të plotësuar formularin e vetëdeklar­imit, me qëllim që të taksohen në bazë të sipërfaqes reale. “Vetëm në këtë mënyrë do të taksoheni drejt për sipërfaqen dhe vlerën e saj. Afati për kryerjen e vetëdeklar­imit është deri në datën 15 shtator 2019”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania