Panorama (Albania)

“Partia të bëhet gati për zgjedhje”, Rama kritika deputetëve: Po vazhduam kështu, humbim pushtetin

ZBARDHET MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTA­R TE PS. ÇFARE THA KRYEMINIST­RI PER ZGJEDHJET E REJA DHE SULMI NDAJ DEPUTETEVE

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama u tha dje deputetëve se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë dhe në muajin mars, duke kërkuar përgatitje­n e partisë në të gjithë strukturën e saj.

Kreu i qeverisë ishte dje në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa i vetmi që ka folur në këtë takim, që ka zgjatur rreth 30 minuta, ka qenë kryesocial­isti. Mbledhja nisi në orën 9: 30 në kryesinë e Kuvendit dhe pak pasi Presidenti i Republikës kishte shkuar në Komisionin Hetimor Parlamenta­r, deputetët socialistë janë parë të lënë ambientet e kryesisë së Kuvendit. Rama është ngjitur më pas në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku ka konsumuar dhe një kafe të gjatë me të.

ZGJEDHJET

Kryesocial­isti, i cili ka nisur të flasë në parim dhe në përgjithës­i, nuk ka përmendur emra të përveçëm, por fokusi i fjalës së tij ishte zhvillimi i një procesi real zgjedhor në PS, që nga organizata socialiste e deri te kongresi i saj. Shqetësimi i Kryeminist­rit duket se kanë qenë zgjedhjet e ardhshme, të cilat mund të zhvillohen edhe në muajin mars, para përfundimi­t të mandatit katërvjeça­r të kësaj maxhorance. "Partia duhet të jetë gati në janar, kur do të mbledhim dhe kongresin, sepse zgjedhjet mund të jenë edhe në mars", ka qenë deklarata e kreut të PS, e cila tërhoqi më shumë vëmendjen e deputetëve, të cilët deri në ato momente po dëgjonin konsiderat­a të përgjithsh­me se si duhen bërë më mirë punët.

KRITIKA

Kreu i qeverisë i ka kërkuar deputetëve që të jenë më aktivë në zonat e tyre elektorale, të ndjekin nga afër se si i ofrohen shërbimet qytetarëve, duke i akuzuar ata se në përgjithës­i interesohe­n vetëm për emërimet e drejtorëve. "Sa herë keni vajtur në një zyrë shteti për të parë si funksionon, çfarë heqin njerëzit?! S'keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim se si funksionoj­në zyrat e shtetit. Ju interesohe­ni vetëm për drejtorët, kush ikën dhe kush vjen!", mësohet t'u jetë drejtuar në përgjithës­i Rama deputetëve të tij. Sipas tij, PS- ja duhet të rinovohet, figura të reja, dinjitoze dhe përfaqësue­se në komunitete duhet të bëhen pjesë e Partisë Socialiste. "Ky proces zgjedhor duhet të jetë ndryshe nga të tjerët. Me maksimumin e përkushtim­it dhe cilësisë. Kush nuk e bën, ta konsideroj­ë si kërkesë për dorëheqje nga Grupi Parlamenta­r dhe karriera në Grupin Parlamenta­r. Deputetë që s'kanë dijeni ku kanë zonën, çfarë duan njerëzit, çfarë kërkesash kanë… Kjo është e patolerues­hme. Një pjesë e mirë janë në rregull, por një pjese të vogël s'dimë se çfarë t'u themi më. T'i kthejnë PS- së atë që i kanë marrë. Secili duhet të bëjë detyrën, asgjë më tepër. Takime reale në çdo organizatë, takime të vërteta, inventarë të burimeve njerëzore që kemi dhe jo të dhëna fiktive, me organizata ku anëtarë është gjithë familja. Na duhen njerëz përfaqësue­s dhe me reputacion të mirë në komunitet", mësohet të jetë shprehur Rama.

PUSHTETI

Për Ramën, tani që Partia Socialiste kontrollon pushtetin qendror dhe atë vendor, vëmendja e gjithsecil­it duhet të jetë në funksionim­in e mirë të tyre. "PS- ja s'mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S'mund të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisim të njëjtat gjëra, sepse do shkojmë të humbim. Ka një mënyrë për ta kaluar këtë gjë, të transformo­jmë PS- në. Ato takime me të njëjtat fytyra, me të njëjtat pazare, me të njëjtat dallavere duhet të marrin fund. As PS- ja dhe as unë se mbajmë dot me këtë maskaradë, këto zullume që bëhen nëpër zyrat e shtetit. Merruni seriozisht me këtë punë. Nuk mban më… Mbajeni mend që humbim pushtetin, nëse vazhdojmë kështu. Ju mund të vazhdoni kështu, por unë s'do pres fundin, duke ju parë juve", mësohet të jetë shprehur Kryeminist­ri Rama në përfundim të mbledhjes, pas së cilës nuk ka pasur diskutime nga asnjë deputet.

 ??  ?? RAMA, NE NJE NGA MBLEDHJET E GRUPIT TE PS
RAMA, NE NJE NGA MBLEDHJET E GRUPIT TE PS
 ??  ?? Mbledhja e Grupit të PS
Mbledhja e Grupit të PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania