Panorama (Albania)

Ne prindërit të vjetër i kemi, por s’kemi pse i vrasim

- NAUN SHUNDI

Kam qenë dhe jam antiko munist. Si shumë vese të fituara me kalimin e viteve...

edhe teatri m’u kthye në ves. Ai është në reanimacio­n, kërkon ndihmë prej nesh që sot jemi prezentë në këto kohë të çuditshme. Nëse në shtëpi nuk jeton askush, ajo është e destinuar të rrënohet. Sot, ky teatër vazhdon jetën e tij në sajë të një pakice e fortë qëndrestar­ësh që po i japin oksigjen. Është e vërtetë që godina është e amortizuar, por kjo nuk do të thotë që të shembet. Që kur e prezantoi projektin e teatrit të ri, Kryeminist­ri ynë aspak i nderuar e nisi me fjalinë “Teatri Kombëtar do të shembet”. E tha më shumë se 15 herë se ky teatër do të shembet me një kënaqësi perverse. Ka provuar dy herë, por edhe pse tashmë i gjithëpush­tetshëm, pasi ka edhe gurin, edhe arrën, i mbeti sharra në gozhdë. Tani që arra jonë i qëlloi arrë gungë, nuk po ndihet mirë, sepse edhe nëse ia del ta thyejë arrën, e ka të vështirë t’i nxjerrë thelbin. Që në faktin se kemi vetëm Ministri Kulture, e jo arti, pra, që në emërtim, jemi të mohuar dhe nëpërkëmbu­r qëllimisht. Rezistenca për mbrojtjen e godinës së teatrit është rezistenca më e gjatë dhe paqësore e zhvilluar deri tani. Dihet që problemi për teatrin nuk është te ndërtimi i të riut, por është problem parash. Po sa të pangopur që paskan qenë! E gjithë bota kujdeset për të vjetrën, se sa më shumë vite ka, aq edhe kujdes do. Ne nuk mund t’i vrasim prindërit tanë pse ata janë të vjetër. Nuk e kuptoj tekstin se “Sa e bukur është bërë Tirana!”. Ne kemi nevojë për memorien, kur s’ke memorie nuk kupton asgjë nga e shkuara. Si mund të thuash se sa e bukur është Tirana në këtë kullëzim?!

Një pjesë e kolegëve janë prononcuar pro shembjes, por thashethem­et se ka kancer në atë godinë, është një gënjeshtër dhe dëm i madh që u behet jo vetëm aktorëve, por edhe publikut. Sa më shumë të vazhdoj bllokimi i jetës së atij teatri, dëmi rritet. Unë shoh pak dritë në fund të tunelit, por më mirë pak se aspak. Qeveria vazhdon të heshtë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka bord, as kryetar. Kjo e bën që të jenë të suksesshëm. Ne teatrin do ta mbajmë me frymën tonë. “Duam zgjedhje, por pa Ramën”, thotë opozita. Kush mund ta bindë Ramën të japë dorëheqjen? Ai është në afshin e mbledhjes së lekëve dhe s’ka aspak mendje të vetëhiqet. Ndërsa skeptikëve në lidhje me godinën e teatrit, i këshilloj të bëjnë durim dhe të paktën të mos flasin kundër. Nëse duan të thonë mendimin e tyre, le të kenë pak më shumë durim. Të mos hedhin deklarata paniku duke infektuar me skepticizm­in e tyre edhe të tjerët. Nëse u mungon aftësia që të shohin vetëm gjysmën plot të gotës së ujit, le ta pinë vetë atë gjysmën plot dhe të shohin se paska ujë realisht në gotë, e më pas të heshtin.

Megjithë nëpërkëmbj­en e shumëçkaje, të paktën fjalën ende nuk ma kanë hequr dot. Kur je në terror të mohimit të të shumë të drejtave, duke të lejuar njërën, të duket si vlerë. Ndërkohë që është më se normale. Nuk është vlerë të jesh i lirë në fjalë. Është si puna e asaj shprehjes “kjo është e mirë se është e ndershme”. Nuk është vlerë të jesh e ndershme, pasi ndershmëri­a duhet të jetë normalitet. Të mos jesh, është anormalite­t. Në lidhje me fenomenin e publikimit të emrave të disa aktorëve që janë shprehur pro shembjes, këtu ndeshemi me ligësinë tipike që KM ynë aspak i nderuar, po përdor të përçajë komuniteti­n duke na nxjerrë ushtarët e tij të thonë atë që ai do. Sikur të gjithë aktorët e botës të dalin, e jo vetëm ata shqiptarë, unë do të them se ky teatër nuk duhet të shembet, duhet të restaurohe­t. Mua nuk ma mbush dot mendjen askush për të kundërtën. Nuk dua të përdor mallkime për ata që venë dorë mbi teatrin, pasi te ne, në 1967, u prishën kisha e xhamia dhe mbi ta nuk u ra asnjë mallkim. Sa të pangopur që paskan qennëëëë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania