Panorama (Albania)

Edhe popullin nën hetim parlamenta­r!

- ARTAN FUGA

tim me atë të Andorrës apo Armenisë. Mjafton të mos bëhet qëllimshëm, që sigurisht nuk është bërë, pastaj të tjerat janë budallallë­qe: jo ndërrova diskun, jo nuk e pashë!

Pa pikë vlere! Gjëra që rregullohe­n. Nuk na është kërkuar kaq shumë herë falje për një gabim njerëzor. Indianët e hodhën gabim anijen kozmike dhe Kryeminist­ri i tyre, atje i pranishëm në sallën e komandimit, u tha: Mos u mërzisni, herën tjetër!

Por, kur shoh Presidenti­n e vendit tim që paraqitet për hetim te një komision Kuvendi, që të hetohet, ky është turp! Kjo është damlla. Luani jo himnin, bjeri sazeve, o Usta! Bjeri daulles edhe ti, o Çirak! Luani këngë ciganësh! Çfarë turpi! Unë mund të mos jem në shumë gjëra dakord me Presidenti­n, Kryeminist­rin a me këdo tjetër në opozitë! Por, nuk kam asnjë dëshirë t’i përdhos se përdhosem vetë!

Në ka bërë gjëra ta hetojë institucio­ni që heton, një më një, si çdo qytetar. Por ta hetosh sepse anuloi farsën e 30 qershorit, është një turp i madh! Çfarë të hetosh! Aty çdo gjë është e qartë! Partitë ta gjejnë me njëra- tjetrën! Ne qytetarët, socialistë a demokratë a pa parti si puna ime, që votoj herë këtej e herë andej si më duket më mirë, a nuk votoj fare, nuk duam farsa me një parti, me një kandidat! Ato nuk ishin votime! Mirë bëri që i anuloi! Në mos komisioni hetimor të marrë në pyetje edhe 90 për qind të shqiptarëv­e, që me mosvajtje ruajtën dinjitetin e tyre!

Dhe nuk vajtën jo sepse ishin me Partinë Demokratik­e sikurse gabon ndokush, as sepse donin t’i bënin qejfin opozitës, apo se nuk kuptonin demokracit­ë perëndimor­e që janë shpëtim për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, apo të përkëdheln­in teke presidenci­ale.

Nuk vajtën sepse njësoj si Presidenti mendonin, mendojnë, së paku unë mendoj që ata mendojnë se 30 qershori ishte një plagë e rëndë që mori shteti shqiptar dhe demokracia shqiptare, e cila duhet riparuar sa më shpejt!

Do hetojnë deputetët militantë atë që ka dënuar partia e tyre! Pse hetim objektiv, i pavarur, i drejtë është ky?

Kur do të vijë drejtësia e vërtetë në këtë vend!

Mezi po pres SPAK- un, në është siç më premtojnë, se do të jetë që të ndahet shapi nga sheqeri.

Përndryshe, o shqiptarë mirupafshi­m në shekullin e 22- të!

Nuk vajtën sepse njësoj si Presidenti mendonin, mendojnë, së paku unë mendoj që ata mendojnë se 30 qershori ishte një plagë e rëndë që mori shteti shqiptar dhe demokracia shqiptare, e cila duhet riparuar sa më shpejt! Do hetojnë deputetët militantë atë që ka dënuar partia e tyre! Pse hetim objektiv, i pavarur, i drejtë është ky? Kur do të vijë drejtësia e vërtetë në këtë vend!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania