Panorama (Albania)

Rama e Veliaj, në shkollën e rindërtuar “Servete Maçi”: 200 shkolla të reja në gjithë vendin

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku i Tiranës zgjodhën të uronin fëmijët nga shkolla e rindërtuar nga themelet “Servete Maçi”. Sipas kreut të qeverisë, kjo është e 200 në radhën e objekteve arsimore të rindërtuar­a me kushte optimale për nxënësit. “Është më rëndësi të thuhet sot, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor, se përtej infrastruk­turës që po transformo­het në mënyrë rrënjësore, ne numërojmë afro 200 shkolla në gjithë Shqipërinë, që janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para, të cilave do t’u shtohen të tjera në vijim. Kam parasysh këtu grupin e 17 shkollave të reja të Bashkisë së Tiranës, që do të realizohen përmes një projekti të mbështetur financiari­sht nga qeveria dhe të çuar përpara me një ambicie të re”. Ndërsa kryebashki­aku Veliaj u njohu meritën për ndërtimin e kësaj shkollave, atyre që nuk u dorëzuan përpara oligarkëve që, ashtu si shkollën ‘ Kosova’, dëshironin ta bënin pallat. “Meritën më të madhe e kanë prindërit, ata që një mandat përpara skuadrës sime, midis skuadrës sime dhe skuadrës së Edit, në fakt, luftuan që kjo dhe shkolla ‘ Kosova’ të mos ktheheshin në terrene pallatesh. Është shumë kollaj të ngresh duart lart dhe të thuash kjo është e rrënuar, çfarë na duhet. Por do shumë më shumë guxim të thuash se nga rrënojat mund të lindë diçka e re dhe e bukur”. Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur që çdo fillim të vitit të ri të hapë një shkollë të re, ndërsa theksoi se viti i ardhshëm do jetë akoma më i veçantë, pasi do të hapin dyert për nxënësit 17 shkollat e reja që do të ndërtohen në partnerite­t me privatin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania