Panorama (Albania)

Tapitë me ligjin 7501, Komisioni i Venecias mbërrin sot në Tiranë

Delegacion­i do të takohet me përfaqësue­s të 4 ministrive. Si ndryshojnë procedurat e regjistrim­it të tokës me ligjin e ri

- ADA HAZIZOLLI

Ligji i ri i pronave do të duhet të kalojë në "filtrin" e Komisionit të Venecias. Qëndrimi zyrtar mbi këtë draft pritet të jepet në seancën e radhës, që do të mbahet në muajin tetor.

Por sot, një delegacion i Komisionit do të vizitojë Tiranën. Gjatë qëndrimit dyditor do të zhvillohen takime me përfaqësue­s të 4 ministrive, përkatësis­ht Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Takime do të zhvillohen po ashtu edhe me përfaqësue­s të gjyqësorit dhe shoqërisë civile. "Në kuadër të përgatitje­s së mendimit mbi projektlig­jin ' Për përfundimi­n e proceseve kalimtare në Republikën e Shqipërisë', një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë nga 18 deri më 19 shtator 2019", komunikohe­t në faqen zyrtare të Komisionit. LIGJI NË VENECIA Pas muajsh të tërë zvarritjes­h, pala shqiptare dërgoi për mendim në "Venecia" ligjin e ri të pronave. Në fillim të muajit gusht, Komisioni pranoi kërkesën e palës shqiptare për të marrë në shqyrtim draftin. Por vonesat e shkaktuara, nga hedhja për diskutim e ligjit, deri te diskutimet në komisionet parlamenta­re e më tej dërgimi në Venecia, nuk ka kaluar pa kosto. Ky ngërç i krijuar ka sjellë bllokim të procesit, duke shkaktuar amulli sa u takon çështjeve të pronësisë. Mbetet të shihet qëndrimi që Komisioni do të mbajë për të kuptuar edhe fatin që do të ketë ky ligj.

LIGJI I RI Ligji "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë" është pjesë e reformës së qeverisë dhe parapriu krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në më shumë se 70 nene të tij përcaktojn­ë procedurat për regjistrim­in e tokave të ndara me ligjin 7501, procedurat për oborret në përdorim dhe fshatrat turistike. Po ashtu, nëpërmjet tij synohej të nistë një fazë e re verifikimi në terren për të gjitha tapitë e ndara deri më tani. Të gjitha këto kompetenca do të ishin "duart" e një institucio­ni të vetëm, siç është Agjencia e Kadastrës. Zyrtarisht është thënë se mbi 80 për qind e territorit është e paregjistr­uar, kjo pasi të dhënat nuk janë konfigurua­r në sistem. Por edhe ato regjistrim­e të kryera do të verifikohe­n, duke qenë se janë konstatuar parregulls­i.

PAJISJA ME TAPI Në ligjin e ri përcaktohe­n hapat që do të ndiqen deri në pajisjen e fermerëve me certifikat­ën e pronësisë. Për regjistrim­in përfundimt­ar do të kërkohet përmbushja e 6 kritereve. Së pari, duhet që fermerët, të cilët nuk e kanë certifikat­ën e pronësisë, të paraqesin kërkesë pranë bashkisë apo njësisë administra­tive ku banojnë për pajisjen me AMTP. Kërkesa nuk konsideroh­et e mirëqenë nëse nuk bëhet nga përdoruesi faktik, çka do të thotë se nuk mund të pretendosh pronësinë për një pronë, të cilën nuk e përdor. Së treti, duhet që toka të mos u takojë zërave "rëra bregdetare ose "plazhe. Po ashtu, të mos jetë kaluar në pronësi të të tretëve, si dhe të mos jetë pjesë e fondit për kompensimi­n fizik të ish- pronarëve. Së fundmi, duhet që në hapësirën e pretenduar të mos jetë ndërtuar pa leje, qoftë kjo nga të tretë, qoftë edhe prej familjes kërkuese. Pra, toka bujqësore duhet të ketë ruajtur identiteti­n si e tillë pa u zënë nga ndërtimet. Qytetarët, sipas ligjit, do të kenë deri në 90 ditë afat për t'u paraqitur pranë njësive administra­tive për të bërë regjistrim­in e pronave që kanë në posedim të përfituara me anë të ligjit 7501. Sa i takon dokumentac­ionit që duhet të dorëzohet përveç kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit nga komisionet e ndarjes së tokës, kërkohet edhe planvendos­ja e secilës ngastër që kanë në përdorim, certifikat­ë familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të të cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si edhe dokumentac­ionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit.

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias
 ??  ?? Faksimile e njoftimit të Komisionit për mbërritjen e delegacion­it
Faksimile e njoftimit të Komisionit për mbërritjen e delegacion­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania