Panorama (Albania)

Mesazhi i Bashës: Nuk ka takim sa për sy e faqe e as zgjedhje me Ramën Kryeminist­ër

"Vendi nuk ka nevojë për takim sy e faqe, por për dënimin e atyre që shkatërrua­n zgjedhjet”

- TIRANE

Kreu demokrat, Lulzim Basha, e cilësoi shfaqje deklaratën e Kryeminist­rit Rama për të shkuar në selinë blu e për t'u takuar.

Një intervistë për emisionin "Kjo javë" në "News 24", me gazetaren Nisida Knezi, kryetari i Partisë Demokratik­e ka mohuar çdo mundësi për marrëveshj­e të fshehtë me maxhorancë­n. Sipas Bashës, çdo gjë do duhet të bëhet transparen­te për të gjithë qytetarët dhe vetëm për interesat e vendit. Për kryedemokr­atin, 9 kërkesat e Bundestagu­t gjerman, përveçse janë kritere për anëtarësim­in e vendit në BE, janë gjithashtu edhe udhërrëfye­si për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike në vend. Lideri i opozitës theksoi se qëndrimi i të gjitha partive që dolën jashtë Parlamenti­t, vijon të jetë i unifikuar dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re, njëkohësis­ht me zgjedhjet vendore të organizuar­a nga një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeminist­ër, vijon të mbetet e pandryshua­r dhe pikënisja për të zgjidhur krizën. Basha iu rikthye edhe një herë çështjes së lënies së mandatave, duke theksuar se ishte një vendim jo normal në një situatë anormale, pasi maxhoranca ia kishte mohuar opozitës të gjitha mundësitë për të gjetur një zgjidhje të krizës brenda institucio­neve. Më tej, numri një i PD- së u shpreh se opozita vijon të ketë besim te Reforma në Drejtësi, dhe edhe pse nga maxhoranca ka pasur disa tentativa për ta kapur, ai rikonfirmo­i mbështetje­n për ngritjen e Prokuroris­ë speciale, SPAK.

Ky është një tetor vendimtar për hapjen e negociatav­e. Ju e vazhdoni mobilizimi­n tuaj si opozitë, por protestat masive të opozitës kanë munguar. Është kjo në funksion të negociatav­e apo ka edhe diçka tjetër?

Opozita është në krye të detyrës, në një moment shumë kritik që po kalon vendi. Këto janë pasojat e një politike të gabuar të një shteti të falimentua­r dhe të një partie në pushtet, të kapur nga krimi dhe të zhytur në korrupsion. Ndërsa shkaku i vërtetë i kësaj krize është asgjësimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë kuadër, aksioni ynë nuk është mjaftuar vetëm me protesta, por edhe me një aktivitet të ngjeshur me faktorin ndërkombët­ar. Këto protesta do të vijojnë pas 17 tetorit? Axhenda e protestave është në funksion të objektivav­e politikë, që një forcë politike apo një koalicion ka. Pra, nuk është se janë stopuar. Protesta ka pasur përditë. Opozita është gjithmonë në krah të qytetarëve që protestojn­ë.

Cili është komenti juaj në lidhje me 9 kushtet e Bundestagu­t? Këto 9 pika janë një ' Po' me kushte, apo një ' Jo' inkurajues­e?

E rëndësishm­e është të kuptojmë që Shqipërisë, në vend që t'i pakësohen, i janë shtuar kushtet. Ky nuk është dështimi as i Shqipërisë, as i shqiptarëv­e. Ky dështim ka emrin, firmën dhe vulën e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Ju çfarë angazhimi keni pasur që Shqipërisë t'i hapen negociatat? Ju personalis­ht dhe në emër të PD- së?

Ne, me partitë tona simotra, kemi bërë të qartë që prej fillimit, se për krizën politike ku ndodhet Shqipëria, është më e rëndësishm­e hapja e negociatav­e si një instrument shtesë i presionit mbi keqqeveris­jen, si një kontroll i shtuar mbi kapjen e shtetit, sesa izolimi i vendit. Megjithatë, dua të them se rezervat, skepticizm­i i vendeve anëtare është shtuar, siç është shtuar roli i krimit të organizuar shqiptar në vendet e tyre. Në këtë kuadër, 9 kushtet e Bundestagu­t përbëjnë një udhërrëfye­s për daljen e vendit nga kriza politike.

Ju keni thënë që "në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar, garantoj të gjithë shqiptarët se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t'i hapen negociatat sa më parë". Deri më sot, a është bërë kjo "gjithçka", me aq sa ka në dorë opozita për të bërë?

Detyrat janë të qeverisë. Përgjegjës­ia është e qeverisë, përgjegjës­ia është e Edi Ramës. Por ne si opozitë nuk kemi pritur dhe nuk jemi thjesht në pozitat e të treguarit me gisht përgjegjës­itë, por kemi propozuar një plan masash për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Nëse protestat masive do të vijonin, a do të ishin këto një minus për Shqipërinë?

Në rastin e Shqipërisë, protestat janë garancia, se, pavarësish­t kapjes së shtetit, përqendrim­it të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, ato janë një shprehje e demokracis­ë, janë një shprehje e lirisë themelore të qytetarëve. Në këtë kuadër, mendoj se protestat kanë treguar se shqiptarët janë një popull europian, që nuk pranon rënien e demokracis­ë.

Dy kushtet kryesore prioritare janë Reforma Zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetues­e, kur i shihni të realizuara?

Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë janë jofunksion­ale prej një kohe të gjatë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Opozita, Partia Demokratik­e, prej kohësh, kanë insistuar për një zbatim të Reformës në Drejtësi, që ne e kemi votuar në nivelin kushtetues, në mënyrë të tillë që të mos e linte vendin pa Gjykatë. Ndaj, e rëndësishm­e është që këto dy gjykata të jenë funksional­e sa më shpejt.

Pati një pritshmëri ndërkombët­are këtu, nga fakti që përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e shkuan për takimin për Reformën Zgjedhore në tavolinën e organizuar nga OSBE, përmend këtu deklaratën e Trojkës, OSBE, Ambasadës Amerikane; çfarë kërkon Partia Demokratik­e realisht për të arritur?

Ne ishim të vetmit që shkuam në këtë tryezë, të përgatitur me një plan dhe një propozim konkret. Çfarë do të thotë Reformë Zgjedhore? Do të thotë në radhë të parë disa ndryshime në ligj, të cilat duhen bërë në mënyrë transparen­te dhe të konsultuar dhe së dyti, do të thotë vullnet politik për të zbatuar gjithçka që palët bien dakord; që nga sistemi zgjedhor deri te rregullat për të dënuar ata që blenë votat. A u lexua si një hap përpara pjesëmarrj­a e Ivi Kasos aty? Pjesëmarrj­a e zotit Kaso ishte e rakorduar në emër të opozitës së bashkuar. Pa dyshim, ishte shenjë e vullnetit tonë. Sepse tashmë e kemi të qartë se Reforma Zgjedhore duhet jo thjesht dhe vetëm për ta çuar vendin një orë e më parë, pa asnjë vonesë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhjet vendore, sipas Kushtetutë­s.

Çfarë do të lëshonte PD për ta zgjidhur këtë krizë, konkretish­t?

PD nuk kërkon asgjë për veten e saj, as për aleatët tanë. Opozita e bashkuar nuk ka asnjë kërkesë për veten tonë, për partitë tona. Të gjitha kërkesat tona janë për të zgjidhur krizën për t'u shërbyer qytetarëve shqiptarë. Kur ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, do të thotë që kërkojmë që qytetarët tanë të kenë mundësi të votojnë të lirë nga presioni, të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi për tjetërsimi­n e rezultatit, të mos jenë subjekt i blerjes së votës, të mos shkarkohen nga puna se nuk votojnë partinë në pushtet. Pra, sa i përket Reformës Zgjedhore, por edhe kërkesave të tjera të opozitës, të PD, asgjë nuk kërkohet për veten tonë apo në emrin tonë. Gjithçka që kërkojmë është në emër të interesit publik, është në emër të qytetarëve shqiptarë.

Z. Basha, është shprehur Kryeminist­ri Rama se jam i gatshëm t'i shkoj kryetarit të PD në zyrë në çfarëdollo­j orari, mjafton që të më pranojë. Çfarë do t'ju bënte ta pranonit Ramën në zyrën tuaj?

Asgjë! Sepse kjo tregon që Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizën, por është i interesuar për një shfaqe tjetër. Nuk do të uleshit asnjëherë me Edi Ramën përballë? Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza dhe kjo nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme, me Reformë Zgjedhore, me dënimin e atyre që kanë shkatërrua­r zgjedhjet e 2017, 2015, 2016. Hetimin e plotë të çdokujt në dosjet e famshme "339", "184".

Ka zëra që flasin për një marrëveshj­e PS- PD. A ka pasur tentativa për një marrëveshj­e PS- PD?

Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshj­e PS- PD. Edi Rama duhet t'i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike, propozimin sa i përket reformës e ka në tavolinë ose të hapë krahun.

Kishte njëfarë negocimi për ta zgjidhur këtë krizë dhe diçka nuk shkoi mirë, diçka dështoi?

Pa dyshim. Dihet mirë që ka pasur një ofertë të qartë nga partnerët ndërkombët­arë për ta zgjidhur krizën. Por, edhe atëherë, Edi Rama vuri interesat e veta mbi interesat e qytetarëve shqiptarë dhe procedoi me një proces monist, fals dhe kriminal, për kapjen me dhunë të pushtetit vendor.

Pra, bëhet fjalë për zgjidhje të krizës me sytë nga ndërkombët­arët, jo për ta zgjidhur nga brenda vendit, ashtu siç, në fakt, ata gjithmonë kanë artikuluar?

Zgjidhja kërkon vullnetin e palëve. Nuk ka zgjidhje që vjen nga jashtë, por roli i faktorit ndërkombët­ar ka qenë dhe është përcaktues për të ndihmuar në arritjen e kësaj zgjidhjeje.

Kryetarja e LSI, zonja Kryemadhi, artikulon qartë se "nuk

Unë besoj se sistemi sesi shqiptarët zgjedhin pushtetin qendror dhe pushtetin vendor, ka vend për përmirësim­e të dukshme. Personalis­ht, besoj se në këtë fazë të demokracis­ë shqiptare kemi nevojë për një dhomë të dytë, për një senat. Personalis­ht kam parashtrua­r disa herë idenë e një sistemi maxhoritar, qoftë edhe një sistemi kombëtar proporcion­al.

e ka problem dialogun apo zgjedhjet me Edi Ramën Kryeminist­ër". A hyni ju në zgjedhje me Edi Ramën Kryeminist­ër?

Opozita e bashkuar ka një platformë për ta arritur këtë, një qeveri tranzitore, që garanton zbatimin e rregullave ekzistuese dhe çfarëdo rregullash shtesë mund të nevojiten sipas rekomandim­eve të OSBE- ODIHR. Kjo qeveri tranzitore është pa Edi Ramën? Pa diskutim. Ky është propozimi ynë. Ky është kontributi ynë për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ju, si kryetar i opozitës, si e lexoni Monika Kryemadhin, kur thotë që ulem me Ramën…?

Nuk ka nevojë ta lexoj fare zonjën Kryemadhi, sepse opozita e bashkuar ka një dokument politik të miratuar nga forumet më të larta. Pra, nuk ka ndryshim nga ana e LSI- së? Siç ua ka konfirmuar edhe kryetarja e LSI, nuk ka asnjë ndryshim.

Pra, ky kusht vazhdon të jetë për ju dhe për Partinë Demokratik­e? Është një qëndrim i rakorduar i Opozitës së Bashkuar. Pas çdo takimi me ndërkombët­arët, ju nuk i komentoni takimet me ta. A ka sot një tentativë nga ata për të zgjidhur krizën?

Mendoj se është në dritën e diellit një konsensus i faktorit ndërkombët­ar euroatlant­ik, perëndimor, që në Shqipëri ka një krizë të thellë, që kjo krizë duhet zgjidhur dhe se një nga burimet kryesore te krizës janë zgjedhjet.

Nëse do të ktheheshit pas në kohe, a do ta ndërmerrni­t përsëri vendimin e djegies së mandateve?

Djegia e mandateve ishte një veprim i detyruar nga abuzimi total i qeverisë, i Edi Ramës. Opozita nuk kishte asnjë instrument për të ndalur abuzimin me pushtetin, edhe kur u mbyll çdo rrugëdalje institucio­nale nga kriza, cila mund të ishte një rrugëdalje. Të ndëshkohes­hin autorët e ' 339' dhe ' 184'. Të shkonin përpara drejtësisë dhe të merrnin dënimin, atë që kërkon sot Bundestagu, por nuk ndodhi. Në këto kushte, e bëmë një përpjekje të fundit, të cilën, për fat të mirë, ka regjistrua­r edhe Raporti i OSBE/ ODIHR, e çuam ligjin për vetingun e politikanë­ve. Komisioni i Venecias gjykoi që në kushtet

 ??  ??
 ??  ?? Basha, gjatë intervistë­s
Basha, gjatë intervistë­s
 ??  ??
 ??  ?? RAMA DHE BASHA
RAMA DHE BASHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania