Panorama (Albania)

Zbardhet dosja me shkeljet e kreut të Kadastrës, Braçe: Drejtori u shantazhua

“E kërcënuan brutalisht pak para arrestimit: Ik nga Durrësi dhe ik tani. E arrestuan dhe e mbajnë në burg vetëm për ta hequr”

-

Në një deklaratë të pazakontë për mediat, që ka zgjatur më shumë se 24 minuta, zv. kryeminist­ri, Erion Braçe, ka lëshuar akuza të forta ndaj opozitës për ndikim mbi prokurorin Arjan Ndojin, që po heton ish- drejtorin e Kadastrës në Durrës.

Të korruptuar, të lidhur me Partinë Demokratik­e dhe grupe kriminale. “Di gjithçka çfarë keni komunikuar me personazhe­t e kësaj historie”, iu hakërrye Braçe drejtuesve të opozitës, duke mos përmendur një emër të përveçëm. Zv. kryeminsit­ri, duke lajmëruar se të gjitha dokumentet që ka në dispozicio­n do t’ua vendosë organeve të vetingut, shtoi se, për disa persona, duke pasur parasysh prokurorin Ndoji, nuk ka nevojë për veting, por vetëm për përgjim për të zbuluar korrupsion­in dhe abuzimin e kryer prej tij. Braçe, në fjalën e tij, u shpreh se hetimet kanë nisur nga kallëzimi i një personi që nuk ka lidhje me çështjen, duke thënë se bëhet fjalë për një kallëzim specifik për prokurorin Ndoji drejtpërdr­ejtë. “Kompania ‘ Lura’ shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshj­e dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje dhe i është shërbyer sipas ligjit, sipas lejeve të marra më herët. Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalëzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitor­i, as ndërtuesi, as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjërit prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm, qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje fare me çështjen. Kallëzimi i është drejtuar specifikis­ht këtij prokurori. Unë ia kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ia fshehu dje gjykatës. Drejtuar Arjan Ndojës, madje lëvdohet ky prokuror në këtë kallëzim, janë 5 faqe. Kallëzuesi nuk përmend në asnjë rresht të tij drejtorin e ASHK- së. Ky prokuror ka marrë kallëzim nga shtetas anonim, por njohës i procedurës së ASHK- së ku akuzohen nëpunës të tjerë, por jo drejtori i ASHK- së i vënë nën akuzë nga ky prokuror”, u shpreh zv. kryeminist­ri, duke mohuar faktin se ka pasur kallëzim në Polici për këtë rast. Braçe, duke folur për çështjen, bëri të ditur se Liridon Pula gjatë kryerjes së detyrë është shantazhua­r dhe kërcënuar thuajse çdo ditë gjatë muajit shtator. “E shantazhua­n thuajse çdo ditë me shprehjen tipike prej mafiozi: Sa të kushton vendi i punës ty? Dhe herë tjetër, brutalisht, pak ditë para arrestimit: Ik nga Durrësi dhe ik tani. E arrestuan dhe e mbajnë në burg vetëm për ta hequr nga Durrësi. Në Durrës, prokurorë e gjykatës, herë për interesa të tyre e herë për interesa të tjera të sipërmarrë­sve apo banditëve që sillen si sipërmarrë­s, politikanë gjithfarës­h, duan akses përtej ligjit në Kadastër. Duan të bëjnë politikën e kuadrit”, deklaroi Braçe. Zv. kryeminist­ri, duke bërë të ditur se familjarët e tij nuk kanë asnjë lidhje gjaku me të arrestuari­n Liridon Pula, paralajmër­oi se do të dërgojë në Gjykatë për shpifje ish- deputetin e PD- së, Enkelejd Alibeaj. “Talebani që artikuloi këtë dje dhe ngriti mbi këtë shpifje një episod të tërë korrupsion­i, do të vijë ta provojë në gjykatë dhe ky do të jetë fillimi për të dhe racën e tij të talebanëve politikë në përballjen për çdo gjë të bërë në këtë vend”, u shpreh zv. kryeminist­ri në deklaratën e tij para gazetarëve në godinën e Kryeminist­risë.

 ??  ?? Liridon Pula
Liridon Pula
 ??  ?? ISH- KREU I KADASTRES NE DURRES, LIRIDON PULA, NE GJYKATE
ISH- KREU I KADASTRES NE DURRES, LIRIDON PULA, NE GJYKATE
 ??  ?? Erion Braçe
Erion Braçe
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania