Panorama (Albania)

Bie nga kati i gjashtë portieri i “Partizanit”, Policia: U hodh

-

TIRANE - Portieri i dytë i Klubit të Futbollit Partizani është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19: 40, në rrugën "Medar Shtylla", pranë "Komunës së Parisit", në Tiranë. Aldo Teqja, portieri 24- vjeçar, i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk paraqiste rrezik për jetën. I riu është dërguar me urgjencë në spital, ku fillimisht paraqiste vetëm vështirësi në frymëmarrj­e, por ndërkohë i është kryer edhe një skaner. Burime nga Spitali i Traumës thanë mbrëmë se nga ekzaminimi në skaner nuk ka rezultuar ndonjë dëmtim i rëndë, edhe pse ka disa shembje edhe pranë kolonës. Megjithatë, Aldo Teqja i është nënshtruar një ndërhyrjej­e kirurgjika­le që ka zgjatur deri në orët e vona. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar Policia e Tiranës dhe Klubi i Partizanit. Sipas informacio­nit zyrtar të Policisë, Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rënduar psikologji­ke, ndërsa sipas Klubit të futbollit ngjarja ka qenë aksidental­e. "Klubi njofton se pjesëtari i ekipit, Aldo Teqja, siç edhe është raportuar në media, ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimi­t të takimit Partizani- Teuta. Aktualisht, portieri Teqja gjendet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikëqyrje­n e mjekëve, fatmirësis­ht jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit", njoftoi Klubi i Partizanit. Nga ana tjetër, në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës thuhet se: "Rreth orës 19: 40, në rrugën ' Medar Shtylla', dyshohet se në kushte të rënduara psikologji­ke, është vetëhedhur nga kati i 6- të i banesës shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializu­ar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".

 ??  ?? Aldo Teqja
Aldo Teqja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania