Panorama (Albania)

Sot Kosova voton, ja premtimet e kandidatëv­e për kreun e qeverisë

Osmani, Kurti, Veseli, Limaj e Haradinaj, në garë për qeverinë e re

-

Kosova sot voton në zgjedhjet e jashtëzako­nshme, pas një fushate dhjetëdito­re dhe një dite heshtjeje zgjedhore për të gjitha partitë dhe koalicione­t me pesë kandidatët për Kryeminist­ër.

Në zgjedhje marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikua­r listën përfundimt­are të votuesve, me 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të votojnë në 2,547 vendvotime, me 895 qendra votimi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të shtunën krerët e institucio­neve të sigurisë e të drejtësisë, për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mbarë gjatë procesit. “Jam i sigurt se edhe këto zgjedhje do të jenë të lira e demokratik­e”, u shpreh Thaçi. Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosova po mban zgjedhje të jashtëzako­nshme, ku pesë politikanë garojnë për postin e Kryeminist­rit të ri. Tubimet e fundit Osmani Kandidatja e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës dhe gruaja e vetme në garë për Kryeminist­re, Vjosa Osmani, e ka mbajtur tubimin përmbyllës elektoral në Gjilan. Osmani tha se Kosova pohoi fuqishëm se ka vendosur ta lidhë fatin e vet me LDK- në dhe “është dëshmuar rilindja e frymës rugoviane”. Duke treguar prioritete­t, Osmani tha: “Puna ime është që miliardat e asfaltit t’ia kthej arsimit e shëndetësi­së. Puna ime është që mësuesve e shkollave t’u japim dinjitet… Ministrat e Qeverisë sime nuk do ta kalojnë mëngjesin në gjykata e pasditen në qeveri. Ata do të jenë shembull i punëve me duar të pastra”. Kurti Tubimi përmbyllës i fushatës së Lëvizjes Vetëvendos­je, në Prishtinë, nisi me intonimin e himnit kombëtar nga sopranoja Besa Llugiqi. Albin Kurti, kandidat për Kryeminist­ër nga Lëvizja Vetëvendos­je, tha mes të tjerash se, “Për fitoren tonë ne nuk do t’i kemi borxh asnjë tajkuni e ambasade. Do t’ju kemi borxh vetëm juve e do t’ju shërbejmë pa pushim. Nuk jemi mbledhur këtu as për t’ju premtuar, as për t’ju gënjyer”, duke iu drejtuar mbështetës­ve që kishin dalë në tubim. Ai shtoi se si qeveri e re, do të gjejnë Kosovën në një gjendje shumë të rëndë. Veseli Edhe Partia Demokratik­e e Kosovës ka mbajtur tubimin mbyllës në Prishtinë, ku mesazhi më i fortë i kandidatit Kadri Veseli ishte: “Territori i Kosovës nuk do të cenohet”. Veseli ka premtuar luftë ndaj korrupsion­it, krijimin e shanseve të barabarta, zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, partnerite­tin që do ta ndërtojmë me Amerikën. I pranishëm në tubim ishte James Wharton, një prej figurave të Partisë Konservato­re të Britanisë së Madhe. “Disa muaj më parë pata privilegji­n të drejtoja fushatën e Boris Johnson për udhëheqjen e partisë sime. E mbështeta për shkak të vlerave të tij. Sot shoh po ato vlera të pasqyruara edhe në këto zgjedhje... Kjo është arsyeja pse jam këtu, për të mbështetur PDK- në dhe Kadri Veselin”, tha ai. Limaj Kreu i Nismës për Kosovën dhe kandidati për Kryeminist­ër nga aleanca

Nisma- AKR- PD, Fatmir Limaj, ka thënë se si Kryeminist­ër i ardhshëm do të udhëheqë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësish­t kundërshti­mit të Presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç. Tubimi i tij përmbyllës u mbajt në Prizren. “Vuçiç ka qenë koordinato­r i Sheshelit. Alarmi i tij për mos me drejtu dialogun është nder për mua, por i them se unë do të jem në tavolinë dhe do të nxjerr marrëveshj­en që do Kosova”, tha Limaj. Në takim kreu i AKR- së, Pacolli, foli rreth programit të AKR- së dhe kontributi­n që kjo parti ka dhënë për Kosovën. Ai nuk përmendi asgjë lidhur me raportimet e mediave për takimin e tij me nënkryetar­in e Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Haradinaj Kreu i AAK- së dhe kandidati për Kryeminist­ër nga ky koalicion, AAK- PSD, Ramush Haradinaj, e mbajti tubimin përmbyllës në Gjakovë, ku tha: “Kur ka zgjedh Gjakova, i ka ra mirë Kosovës dhe gjithë shqiptarëv­e. Kësaj here, Gjakova ka zgjedh Kosovën 100 për qind shtet, ka zgjedh koalicioni­n AAKPSD”. Haradinaj ka është ndalur te disa nga pikat, me të cilat krenohet për qeverisjen e tij, si FSK- në, Policinë, AKI- në, etj. Sa për raportin me Serbinë, Haradinaj tha se “kur e shohin fleksibili­tetin e kreativite­tin e Kosovës, rriten ambiciet edhe të Serbisë edhe të Bashkësisë Ndërkombët­are. Do të vijnë të na kërkojnë diçka tjetër e na thonë se duhet bërë kompromise të dhimbshme”, kur sipas tij, Kosova ka bërë deri tani shumë kompromise të dhimbshme.

 ??  ??
 ??  ?? Vjosa Osmani, LDK Albin Kurti, Vetëvendos­je Kadri Veseli, PDK Fatmir Limaj, Nisma- AKR- PD
Vjosa Osmani, LDK Albin Kurti, Vetëvendos­je Kadri Veseli, PDK Fatmir Limaj, Nisma- AKR- PD
 ??  ?? Ramush Haradinaj, AAK- PSD
Ramush Haradinaj, AAK- PSD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania