Panorama (Albania)

“‘ Venecia’, Meta shmangu skenarët për vëllavrasj­e”

"Kemi miratuar Reformën në Drejtësi, mbështesim SPAK"

-

ku ndodhej Shqipëria, ky ligj i duhej Shqipërisë, por në seancën e fundit të vitit të kaluar maxhoranca e hodhi poshtë. 9 kushtet e Bundestagu­t janë udhërrëfye­s jo vetëm për të hapur negociatat, por edhe për daljen nga kriza.

Aleatët dhe partitë e vogla kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Çfarë pozicioni ka Partia Demokratik­e lidhur me këtë?

Unë besoj se sistemi sesi shqiptarët zgjedhin pushtetin qendror dhe pushtetin vendor, ka vend për përmirësim­e të dukshme. Personalis­ht, besoj se në këtë fazë të demokracis­ë shqiptare kemi nevojë për një dhomë të dytë, për një senat. Unë besoj se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin drejtpërdr­ejt përfaqësue­sit e tyre, personalis­ht kam parashtrua­r disa herë idenë e një sistemi maxhoritar, qoftë edhe një sistemi kombëtar proporcion­al. Po për votën e emigrantëv­e jeni, z. Basha? Absolutish­t, Partia Demokratik­e prej fillimit ka iniciuar idenë e votës së emigrantëv­e dhe e mbështesim fuqimisht.

A keni ndërmend ju si Parti Demokratik­e, si opozitë, të vendosni ura kontakti me fillimin e një rikthimi në sistem me opozitën parlamenta­re.

Nuk ka opozitë parlamenta­re. Ka vetëm një opozitë politike, e cila është opozita e Partisë Demokratik­e dhe E aleatëve tanë.

Lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias, për z. Meta është komentuar se Presidenti nuk mund të shkarkohet. Nga ana tjetër, maxhoranca thotë se janë legjitimua­r zgjedhjet e 30 qershorit. Ju si e shihni këtë raport z. Basha?

Është e qartë se votimet e 30 qershorit kanë rënë. Që kanë rënë këtë, e kupton çdo shqiptar; janë bërë pa konkurrenc­ë, janë bërë pa dekret presidenci­al, dhe edhe pse pa konkurrenc­ë janë masakruar në çdo hap që nga përgatitja, te pseudofush­ata. Ndërsa sa i përket rolit të Presidenti­t, shqetësimi i Presidenti­t prej fillimit ka qenë zgjidhja e krizës. Natyrisht, ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjev­e të Presidenti­t për sa u përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor ishte të shmangte atë që po projektont­e Edi Rama dhe bandat e interesuar­a në gjendje politike konflikti, që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin. Dhe këtu besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e Presidenti­t për të shmangur këto skenarë potenciali­sht gjakderdhj­e dhe vëllavrasj­e me njerëz që ishin të gatshëm, që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve. Jam i lumtur që si kryetar i opozitës, kam marrë vendimin e duhur bashkë me popullin për të mos shkuar, për të mos rënë pre e këtij skenari dhune të përgatitur nga të njëjtat banda kriminale, që përgatitën dhe ekzekutuan vjedhjen e zgjedhjeve të 2017- ës apo masakrën elektorale të Dibrës.

Nëse do të ishte një prej kushteve të Bashkimit Europian një marrëveshj­e për të zgjidhur krizën, do të arrinte ta hidhte si hap Partia Demokratik­e?

Nuk ka dyshim që zgjidhja e krizës kërkon vetëdijesi­m të të dyja palëve. Dhe kjo është arsyeja pse PD dhe opozita e bashkuar kanë hedhur një hap aktiv që nuk na takonte neve, i takonte qeverisë, se ajo është shkaktarja e krizës, i takonte Kryeminist­rit, se ai është shkaktari për dështimin e katërt për moshapjen e negociatav­e. Por ne nuk mund të lëmë vendin, as shqiptarët peng të një njeriu që premton, dështon dhe pastaj mashtron dhe mundohet ta hedhë fajin diku tjetër.

Si do ta vlerësonit Reformën në Drejtësi, z. Basha, dhe kush duhet të ketë frikë nga SPAK dhe nga Byroja Kombëtare e Hetimit?

Reforma në Drejtësi ishte reforma që nisi me qëllimet më të mira. Drafti që u miratua mbrëmjen e 22 korrikut është krenari për Partinë Demokratik­e dhe për mua personalis­ht. Zbatimi i kësaj reforme nisi me shtrembëri­me, kapje, tentativa për kapje. Megjithatë, unë kam besim se në bashkëpuni­m me faktorin ndërkombët­ar, ne do të arrijmë që t'ia dalim që Reformën në Drejtësi ta kthejmë në histori suksesi. Mbështesim ngritjen e SPAK- ut, sipas Kushtetutë­s.

Jam i lumtur që si kryetar i opozitës, kam marrë vendimin e duhur bashkë me popullin për të mos shkuar, për të mos rënë pre e këtij skenari dhune të përgatitur nga të njëjtat banda kriminale, që përgatitën dhe ekzekutuan vjedhjen e zgjedhjeve të 2017- ës apo masakrën elektorale të Dibrës.

 ??  ?? Ilir Meta dhe Lulzim Basha
Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania