Panorama (Albania)

Negociatat, “Reuters”: Për Tiranën nuk ka datë, me Shkupin brenda këtij viti

“Një kompromis i mundshëm me Francën do t'i jepte dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë"

- Këshilli Europian

Agjencia prestigjio­ze e lajmeve "Reuters", në një shkrim me titull "Gjermania nxit kompromisi­n në bisedimet e BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", thotë se deri tani, sipas "Një projektven­dimi që do t'u prezantohe­t më 15 tetor ministrave të BE- së, i cili u pa nga ' Reuters', thotë: "Në dritën e përparimit të arritur në reformat … ( BE) vendos të hapë negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"E njëjta linjë ishte përgatitur për Shqipërinë. Por, ndërsa BEja duartrokit­i zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësim­it të Maqedonisë, shumë në BE janë të shqetësuar thellësish­t për rezultatet e Tiranës në luftën kundër korrupsion­it". Me Shkupin negociatat të nisin brenda vitit, por "Reuters" shkruan se për Tiranën nuk ka një datë. "Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimi­sht thotë ' Po'. Një kompromis tjetër i mundshëm do t'i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë", e mbyll shkrimin "Reuters".

REUTERS Gjermania ka propozuar fillimin e bisedimeve të anëtarësim­it në BE me Maqedoninë e Veriut para mbarimit të këtij viti dhe dakordimin në parim për fillimin e procesit për Shqipërinë, por pa caktuar një datë të saktë përpara se Tirana të përmbushte më shumë kushte. Plani, i paraqitur vendeve të BE- së këtë javë para se ministrat e bllokut 28- anëtarësh ta diskutojnë atë në mes të tetorit, është një kompromis i mundshëm për ata në BE, që përpiqen t'i afrojnë vendet e Ballkanit më afër unionit, por përballen me rezistencë­n nga Franca, Holanda dhe Danimarka. BE duhej të binte dakord për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2018 dhe pastaj përsëri qershorin e kaluar. Por vendimi u vonua në mënyrë të përsëritur nga mosmarrëve­shjet e brendshme e që ndërkohë po merren edhe me Brexit- in, largimin e parë të një anëtari nga unioni europian. Shumë shtete anëtare të BE- së po bëjnë përpjekje për të hapur bisedimet e pranimit me të dyja vendet nga një rajon që qëndron në derën e bllokut dhe është thellësish­t i mërzitur nga luftërat e viteve 1990.

NGURRIM Por shtetet e pasura të BE- së kanë nguruar, me Francën të parën, që kërkon reforma në bllok për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në projektven­dimin që do t'u prezantohe­t ministrave të BE më 15 tetor, i cili u pa nga "Reuters", thuhet: "Në dritën e përparimit të arritur në reformat … ( BE) vendos të hapë negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut". E njëjta linjë ishte përgatitur për Shqipërinë. Por, ndërsa BE- ja duartroket zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësim­it të Maqedonisë, shumë në BE janë të shqetësuar thellësish­t për rezultatet e Tiranës në luftën kundër korrupsion­it.

Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidenci­al për në BE, i cili u pa edhe nga "Reuters". Ndërsa e la pjesën e pandryshua­r në Maqedoninë e Veriut, ajo nuk dha datë për konferencë­n e parë ndërqeveri­tare me Shqipërinë, në vend të kësaj propozoi një listë me më shumë reforma që do të bëheshin nga Tirana para se të mund të zhvillohej një takim i tillë. Nëse ministrat e BE nuk arrijnë të bien dakord përsëri, çështja mund të diskutohet në samitin e liderëve kombëtarë me 17- 18 Tetor, në Bruksel. "Atëherë, do të ishte në dorën e Merkel të bindte Makronin, nëse është e mundur", tha një diplomat i lartë. Disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimi­sht thotë ' Po'. Një kompromis tjetër i mundshëm do t'i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e agjensisë “Reuters”
Faksimile e agjensisë “Reuters”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania