Panorama (Albania)

Holanda, skeptike për negociatat me Shqipërinë

Kryeminist­ri Rutte: Jemi të shqetësuar për progresin në Shqipëri

-

Kryeminist­ri holandez, Mark Rutte, shprehu skepticizm­in e qeverisë së tij për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Ai vizitoi Berlinin me kabinetin e tij qeveritar për të biseduar mbi bashkëpuni­min gjerman në fushën e mbrojtjes së klimës dhe zhvillimit të energjive të ripërtëris­hme. Por në konferencë­n e shtypit, bashkë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ai u shpreh edhe në lidhje me hapjen e negociatav­e të BE- së me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, ku u tregua skeptik sa u përket gjasave të Shqipërisë. I pyetur nëse Holanda do të japë përgjigje pozitive për hapjen e negociatav­e, Rutte u shpreh se kemi ende shumë shqetësime. "Ne, si shumë vende të tjera, ende jemi të shqetësuar - diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten se sa përpara ka shkuar progresi në Shqipëri, dhe aty kemi më shumë shqetësime", tha Rutte. Kryeminist­ri holandez Rutte e la hapur edhe kohën dhe mundësinë e nisjes së negociatav­e për Shqipërinë, derisa për fqinjët në Maqedonisë Veriore ishte më shpresëdhë­nës. "Për këtë, ne do të flasim në javët e ardhshme edhe me partnerët europianë, sepse jemi vërtet të shqetësuar, për masën e progresit të arritur. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se Shqipëria dhe për këtë do të ketë ende bisedime". Media holandeze "De Telegraaf" raportoi dy ditë më parë qëndrimin e ministrit të Jashtëm, Stefan Blok, i cili edhe më herët ka konfirmuar të njëjtin qëndrim. "Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërish­t në trajtimin e korrupsion­it dhe përmirësim­in e sundimit të ligjit. Për Maqedoninë e Veriut, rruga është më e hapur. Vendi ka ndërmarrë hapa konkretë. Sundimi i ligjit është drejt progresit, ndaj shohim mundësi për këtë vend", ka thënë ministri Block për "De Telegraaf". Ministri i Jashtëm holandez ka mbajtur të njëjtin qëndrim gjatë një takimi të Komisionit Parlamenta­r për Punë të Përgjithsh­me. Blok deklaroi se negociatat me Shqipërinë do të hapen, pasi të jenë përmbushur pesë kushte të vendosura nga Këshilli Europian në vitin 2018. Në 18 tetor, Këshilli Europian pritet të vendosë për hapjen e negociatav­e të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Javën e kaluar nga Bundestagu gjerman kishte pasur lajme më të mira rreth çeljes së negociatav­e me BE- në për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE, e siç ishte paralajmër­uar pas aprovimit të tyre, dritën e blertë e ka tani edhe qeveria gjermane për të dhënë aprovimin e saj.

 ??  ?? Kryeminist­ri holandez, Mark Rutte
Kryeminist­ri holandez, Mark Rutte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania