Panorama (Albania)

Berisha: Kjo dosje do të zbulojë emra dhe afera të mëdha

Sipas tij, në abuzime është përfshirë dhe Kryeminist­ri

-

Ish- Kryeminist­ri, Sali Berisha, shprehet se qeveria po ushtron presion mbi prokurorin që po heton abuzimet në Kadastrën e Durrësit, për shkak se pas kësaj afere fshihen emra dhe çështje të mëdha korruptive. Berisha thekson se deri dje, prokurori Arjan Ndoji sulmohej vetëm prej tij, por tashmë u shpall papritur armik nga pushteti. Duke e cilësuar të pashembull­t praninë e zv. kryeminist­rit, Erion Braçe, në sallën e Gjyqit gjatë masës së sigurisë, ish- kryeminist­ri përgëzon gjyqtaren e çështjes për rezistencë­n ndaj presionit. “Miq, një prokuror në Durrës, të cilin deri dje përveç Sali Berishës nuk e kishte sulmuar njeri publikisht, u shpall papritmas kriminel, armik në Parlament nga Edvin Mafia dhe Erjon Pudra. Shkaku i këtij sulmi mafioz i krerëve të narkoshtet­it qëndron në faktin se prokurori ka lëshuar urdhërarre­st për drejtorin e Kadastrës së Durrësit dhe duket se ka vënë në hetim edhe Lame hajdutin e ka gjetur të implikuar kupolën mafioze të qeverisë në transaksio­ne tokash etj., etj.. Nuk njoh dosjen dhe nuk mund të shprehem, por qytetarë dixhitalë kanë denoncuar disa herë Kadastrën e Durrësit për korrupsion. Në një akt të pashembull­t zv/ bosi i kupolës mafioze të narkoqever­isë, me urdhër të Edvin Mafisë shkoi në sallën e gjyqit tek jepej masa e sigurisë për të arrestuari­n, për të cilin mediat shkruajnë se e ka kushëri. Gjykatësja, me gjithë aktin mafioz banditesk e të pashembull­t të presionit të hapur antikushte­tues publik, mbështeti vendimin e prokurorit dhe la në burg drejtuesin e Kadastrës së Durrësit. Gjykatësja, vetëm për qëndrimin kurajoz ndaj ndërhyrjes dhe presionit kriminal të narkoekzek­utivit ndaj pushtetit gjyqësor, meriton përgëzime për qëndrimin e saj ndaj presionit në narkohorra­ve të mafies qeveritare. Të tmerruar nga ky hetim, i cili mund t’iu nxjerrë emrat dhe aferat klamoroze kupolës mafioze të narkoqever­isë, ja se si reagon ndaj vendimit të gjykatëses së çështjes, zëdhënësi i kupolës mafioze qeveritare, Erion Bedati, apo pudra te dera e gjykatës”, shprehet Berisha.

 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania