Panorama (Albania)

Dosja, zbardhen shkeljet e rënda që çuan në burg ish- drejtorin e Kadastrës

Pronat në Gjirin e Lalëzit u regjistrua­n pa firmën e Lusiena Kolaj, e cila nuk ishte pjesë e sektorit: E lashë ta bëja në fundjavë

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Ish- drejtori i Kadastrës Shtetërore në Durrës, Liridon Pula, i cili u arrestua për shpërdorim detyre, rezulton se ka favorizuar një kompani për regjistrim pronash në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Në kërkesën e Prokuroris­ë, Arjan Ndoja për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për 36- vjeçarin Pula, thuhet se, janë kryer shkelje të rënda gjatë procedurës së ndjekur. Kjo bëri që Gjykata e Durrësit të pranojë kërkesën për ish- drejtorin e Kadastrës, duke e lënë në burg pa afat. Në dosjen e Prokuroris­ë, theksohet fakti se procedimi penal ka nisur që më 22 shtator, pikërisht një ditë pasi një qytetar ka bërë denoncim në Policinë e Durrësit. Ka qenë pikërisht Policia, e cila pas informacio­nit në rrugë operative, i ka kaluar Prokuroris­ë materialet për rastin se në Zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës është bërë regjistrim fillestar i një numri të konsiderue­shëm pasurish, në favor të subjektit investitor “Lura” shpk. Në dosje thuhet se bëhet fjalë për prona në Gjirin e Lalëzit, në zonën Kadastrale 2375. “Këto pasuri rrjedhin nga kontrata sipërmarrj­eje me pronarët e truallit, por në regjistrat e lartpërmen­dur nuk ishin shënuar kufizimet e sipërfaqev­e takuese të pronarëve të truallit, një shkelje kjo sipas parashikim­eve ligjore të ligjit për Kadastrën. Pavarësish­t regjistrim­it fillestar, pa u bërë përcaktimi i pjesëve takuese dhe mosnënshkr­imi i regjistrav­e ku bëhet regjistrim­i i këtyre pasurive nga specialist­i jurist dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, e as nuk është vulosur nga ky institucio­n, pas regjistrim­it fillestar mbi bazën e aplikimeve të ndryshme nga shoqëria janë bërë transaksio­ne të tjera me persona të tretë. Nisur nga sa më sipër, është bërë këqyrje dhe sekuestrim dokumentac­ioni në Zyrën e ASHKsë Durrës, nga ku rezulton se janë dy kontrata sipërmarrj­eje në këtë praktikë regjistrim­i dhe përkatësis­ht kontrata e sipërmarrj­es nr. 3814 rep dhe nr. 443 kol, datë 1.05.2007, e hartuar përpara noteres publike Margena Cela dhe kontrata e sipërmarrj­es me nr. 2080 rep dhe nr. 1869 kol, datë 04.05.2010, e hartuar përpara noterit publik Islan Hysolli”, thuhet në dosjen e Prokuroris­ë. Gjatë verifikimi­t të procedurav­e të ndjekura për regjistrim­in e këtyre pasurive, ka rezultuar se, specialist­ja që ka bërë përpunimin e praktikës, nuk ka firmosur. Emri i specialist­es është Lusena Kolaj, e cila është ndaluar nga Policia një ditë pas nisjes së procedimit penal për rastin. Ndërkohë, vetë drejtori Pula rezulton se nuk bërë nënshkrimi­n e regjistrit dhe as e ka vulosur edhe dy muaj pas regjistrim­it fillestar në emër të kompanisë ndërtuese “Lura” shpk. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje të specialist­ëve të Kadastrës, që kishin për detyrë regjistrim­in e saj, rezulton se nuk kanë kryer asnjë shënim në sistemin e të dhënave se kjo praktikë është përfunduar. Nga provat rezulton se përpunimi është bërë nga ana e specialist­es Lusiena Kolaj, që nuk është pjesë e sektorit të përpunimit të praktikave të regjistrim­it, por është përgjegjës­e e një sektori tjetër pranë Kadastrës. Vetë Kolaj pranon se e ka bërë ajo këtë procedurë edhe pse nuk është pjesë e sektorit dhe nuk kishte këtë detyrë funksional­e. Nga ana tjetër, ajo ka thënë gjatë marrjes në pyetje, se për arsye ngarkese, nuk kishte arritur që të bënte plotësimin e saktë të regjistrim­it dhe se plotësimin e saktë e kishte lënë për në fundjavën e 21 dhe 22 shtatorit, ndërkohë që në favor të kompanisë, pavarësish­t të gjitha këtyre, ishin lëshuar certifikat­a pronësie, madje janë kryer dhe akte shitjeje për palë të treta. Certifikat­at janë lëshuar dhe nënshkruar pikërisht nga Liridon Pula, pavarësish­t se është tagri i tij që të mos nënshkruaj­ë në rastet kur nuk plotësohen kushtet ligjore. Nisur nga këto fakte, prokurori thekson se drejtori i Kadastrës “me dashje ka shmangur një procedurë ligjore” për regjistrim­in e pronave dhe ka kërkuar arrestimin e tij, pasi ka sjellë pasoja në drejtim të interesave pasurore të pronarëve të truallit ku janë bërë ndërtimet e kompanisë.

 ??  ?? Faksimile e dosjes hetimore të Helidon Pulajt
Faksimile e dosjes hetimore të Helidon Pulajt
 ??  ?? Prokurori i çështjes, Arjan Ndoji
Prokurori i çështjes, Arjan Ndoji
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania