Panorama (Albania)

Helmimi, shkon në 60 numri i nxënësve të shtruar në spital

Shefja e Infektivit: S'ka vend për panik, situata në kontroll

-

Shkon në 60 numri i nxënësve të helmuar në Postribë, ende s'dihet shkaku. Është rritur më tej numri i nxënësve të helmuar në shkollën e mesme të bashkuar, "Adem Haxhia".

Gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur dhe 34 raste të tjera në repartin infektiv, duke bërë që numri në total të shkojë në 60. "Janë 8 të shtruar që janë vlerësuar si më problemati­kë nga simptoma të ndryshme, ndërsa për të tjerët janë marrë analizat përkatëse të mostrave për të përcaktuar agjentshka­tuesit. Edhe të shtruarit janë në një gjendje më të qetë, ndërsa të tjerët janë larguar në shtëpitë e tyre pas mjekimit ambulator. Të gjithëve po i jepet shërbimi përkatës. Këto raste janë nga intoksikim­i", shprehet shefja e shërbimit në repartin Infektiv, Rezarta Bazhdari, duke shtuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Por deri tani, pavarësish­t se institucio­net përkatëse kanë marrë mostrat, ende nuk ka një shkak për helmimin masiv. Arlind Halilaj është një prej 60 nxënësve të shkollës së Postribës që është helmuar. Ai tregon se temperatur­a e lartë dhe ethet i kanë ardhur pak kohë pasi ka konsumuar ushqimet te dyqani afër shkollës. "Kam shkuar në shkolla dhe pas dy orëve të para të mësimit, kisha shqetësime. Më kapën ethet, nuk isha aspak mirë dhe më pas mora babain në telefon, e telefonoi mësuesja dhe erdha në spital. Më mjekuan dhe më bënë gjilpëra, kur unë kërkova të çohesha, sepse nuk e dija çfarë kisha, por mjekët më thanë se duhej të qëndroja, sepse nuk isha aspak mirë. Për momentin nuk kam mundur as të ecë. Një ditë më para kam blerë dy pica të vogla dhe ditën tjetër sanduiç që e kam konsumuar dhe më pas jam bërë keq", tregon ai. Ndërkohë, babai i të riut thotë se ata si prindër janë të shqetësuar se s'ka aspak siguri tek ushqimet që blejnë gjatë shkollës. "Jemi të frikësuar. Kjo s'na ka ndodhur asnjëherë, një helmim kaq masiv. Dikush thotë nga ushqimi dikush nga uji, duhet të presim se çfarë do të dalë. Unë e quaj veten të rënduar si prind, sepse më mirë ta marrë ushqimin nga shtëpia. Por edhe në shtëpi s'kemi siguri, sepse janë ushqimet të pasigurta, megjithatë unë si prind fajësoj edhe veten se s'duhet t'i lejojmë të ushqehen jashtë kur është kjo situatë", thotë Xhoher Halilaj. Një tjetër prind, Marjan Dashi, nga fshati Bardhaj, që ka blerë rastësisht një sanduiç te dyqani afër shkollës së Postribës, tregon se si i është helmuar vajza 13 vjeçe. "Rastësish kalova nga Postriba, sepse unë jetoj në fshatin Bardhaj. Vajza më telefonoi dhe më tha ma merr një sanduiç. Unë ia mora, por më parë pyeta te dyqani se a është i mirë dhe më tha e ke të freskët. Ia çova vajzës e kur pas pak kohësh e zunë të vjellat dhe temperatur­a e lartë, e sollëm në spital dhe tani është e shtruar. Duhet që t'ia mbyllin dyqanin atij dhe të merren masat më të rënda, sepse janë 60 fëmijë të helmuar, dhe nëse vajzës sime do t'i kishte ndodhur diçka më e keqe, çfarë duhej të kisha bërë unë atëherë", thotë ai.

 ??  ?? Nxënës duke marrë mjekim në spital
Nxënës duke marrë mjekim në spital
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania