Panorama (Albania)

Po kthehej në banesë, i zënë pritë në rrugë 27- vjeçarit

Shënjestra: S'kam konflikte me askënd, s'di kujt t'ia vë gishtin

- LEZHE/ ELVIS HILA

Atentat ndaj 27- vjeçarit në Mamurras, qëllohet me breshëri ndërsa po ecte me makinë, Policia mban të fshehtë ngjarjen.

Një atentat ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje. Fillimisht, ngjarja nuk është bërë e ditur nga Policia, por më pas, me anë të një njoftimi thuhet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 00, mbrëmjen e së enjtes. Shënjestër e atentatit ka qenë Kreshnik Pistja, 27 vjeç, banues në Mamurras. I riu ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në autostradë­n e Mamurrasit, duke shkuar për në banesë, pranë stacionit të Trenit, në momentin kur është qëlluar me breshëri. Plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa Pistja nuk ka pësuar lëndime. Sipas burimeve, autorët i kishin zënë prite në rrugicën pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa 27- vjeçari, i cili ishte në shënjestër të sulmit, ka deklaruar se nuk kishte konflikte. Por, Policia po heton mbi të kaluarën e tij për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, si dhe për të rënë në gjurmët e autorëve. Automjeti aktualisht ndodhet në komisariat­in e Policisë në Laç. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që çështja i kaluar Prokuroris­ë së Kurbinit. "Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K. P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale", bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk e di se cilët mund të jenë autorët e atentatit. "Për t'i shpëtuar plumbave u futua në oborrin e shtëpisë së fqinjit. Autorët ishin me makinë, u larguan me shpejtësi, nuk dallova asnjërin", është shprehur 27vjeçari. Kreshnik Pistja ka jetuar për disa kohë në Itali dhe po hetohet nëse është përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm, që më pas mund të ketë çuar në kryerjen e atentatit ndaj tij. Gjithsesi, kjo mbetet në kuadër të dyshimeve, pasi do të jenë veprimet e mëtejshme të Policisë dhe Prokuroris­ë ato çka do të sqarojnë rrethanat e atentatit ndaj 27- vjeçarit nga Mamurrasi.

 ??  ?? Shënjestra e atentatit, Kreshnik Pistja
Shënjestra e atentatit, Kreshnik Pistja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania