Panorama (Albania)

I biri qëllon të atin me levë hekuri dhe tenton ta vrasë me thikë

-

DURRES - Tmerr në një familje në Durrës, mbyll babanë e verbër në dhomë, e qëllon me levë hekuri dhe më pas tenton ta vrasë me thikën e bukës. Sipas Policisë, shtetasi S. Z., 35 vjeç person me precedentë penal të mëparshëm, i dënuar për "Dhunë në familje", kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij ( të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë. Ngjarja është regjistrua­r mesditën e së shtunës në Rrashbull të Durrësit, por për fat të mirë, Policia ka mbërritur në kohë duke parandalua­r ngjarjen që mund të kishte përfunduar me viktima. Ishte motra e autorit, që njoftoi Policinë dhe bëri denoncimin, ndërsa dyshimet janë se autori ka probleme të shëndetit mendor. Mësohet se teksa Policia ishte përpjekur të negocionte me 35- vjeçarin, ai nuk kishte pranuar dhe kishte qëlluar me levë të atin. Viktimës së sulmit, S. Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën. "Shtetasi S. Z. ( pretendohe­t me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij ( të verbër), duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë. Policia ka negociuar më shtetasin S. Z. që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë duke neutralizu­ar autorin, i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë. Nga ana e uniformave blu, të dëmtuarit, shtetasit S. Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializu­ar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën", informon Policia. Burime nga grupi hetimit thanë se 35- vjeçari i kishte kërkuar para të atit të verbër dhe është irrituar në momentin që ai nuk ia ka plotësuar kërkesën. Referuar familjarëv­e dhe banorëve të zonës, 35- vjeçari rezulton person problemati­k, ndërsa është përsëritës i veprës penale "Dhunë në familje". l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania