Panorama (Albania)

Pengmarrje për numrin e telefonit të ish- së dashurës, 4 të rinj në gjyq

Historia, nga pamundësia për të komunikuar me vajzën që e la vetë, 29- vjeçari mban peng kunatin e saj, e dhunon derisa i merr telefonin

-

Historitë e pengmarrje­ve që kemi shkruar ndër vite, zakonisht kanë pasur të njëjtën fabul, ku gjithçka rrotullohe­t rreth parave. Por pengmarrje­t për "dashurinë", kanë qenë më të rralla. Aq më tepër, vetëm për një numër telefoni.

Pengmarrja që ka ndodhur këtë vit, ditën e Shën Valentinit në Tiranë, nuk kishte lidhje me të mirat materiale. Një 29- vjeçar, nga dëshpërimi që nuk komunikont­e dot me ish- të dashurën, tashmë e fejuar me një tjetër, i hoqi lirinë për disa minuta kunatit të saj, duke i kërkuar numrin e telefonit. E kur ai refuzoi kërkesën e tij dhe të tre shokëve që po e "ndihmonin", kunati i vajzës u dhunua për disa minuta, derisa u dorëzua dhe e lëshoi celularin nga dora, madje u dha edhe kodin. Kjo histori tashmë ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku i dyshuari kryesor, Elton Pilinçi, po gjykohet nën masën "Arrest me burg", ndërsa 3 bashkëpunë­torët e tij në gjendje të lirë. I dëmtuari është Marius Ramushi, i cili, edhe pse kanë kaluar gati 8 muaj nga ngjarja, vazhdon të ketë probleme në njërin krah, për shkak të dhunës së ushtruar brenda një makinë, ku u mbajt peng për disa minuta.

HISTORIA Elton Pilinçi, i cili po gjykohet tashmë për veprën penale "heqje e paligjshme e lirisë", kishte qenë i lidhur për disa kohë me motrën e gruas së të dëmtuarit, Marius Ramushi. Më pas e kishte lënë dhe ishte larguar drejt Italisë, ku kishte qëndruar për disa muaj. Gjatë kësaj kohe që ai ndodhej në Itali, familja e vajzës kishte vendosur që ta fejonte me mblesëri. Pas fejesës, vajza i kishte mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, kishte ndërruar edhe numrin e celularit. Kur Elton Pilinçi është kthyer nga Italia dhe ka marrë vesh që e dashura e tij, të cilën në fakt e kishte lënë vetë, ishte fejuar, ka nisur të shfaqë shenja xhelozie. E ka kërkuar disa herë, por nuk ka arritur të kontaktont­e më me të, për shkak se ajo nuk kishte më profile në rrjete sociale dhe nuk i dinte as numrin e telefonit. Për këtë arsye, ai ka vendosur të gjejë një mënyrë tjetër për të hyrë në kontakt me të.

PENGMARRJA Duke qenë se e dinte që Marius Ramushi ishte kunati i saj, 29- vjeçari Pilinçi bashkë me tre shokë, të cilët gjykohen në gjendje të lirë, e kanë ndjekur me makinë Ramushin, gjatë kohës që ai është nisur nga shtëpia për të shkuar në punë. Marius Ramushi punonte në një fabrikë këpucësh pranë Yzberishti­t. Afro 10 metra para se të mbërrinte në punë, Ramushit i ka ndaluar te këmbët makina ku ndodhej Elton Pilinçi, vetë i katërt. Ata e kanë marrë me forcë dhe e kanë hipur në makinë. Gjatë kësaj kohe që mbahej peng në automjet, Pilinçi i kërkonte atij numrin e telefonit të kunatës së tij, por Ramushi refuzonte t'ia jepte. Për këtë arsye, ai është dhunuar nga ish- i dashuri i kunatës së vet, i ndihmuar edhe nga tre personat e tjerë. Madje, nga ekspertimi mjekoligjo­r që i është bërë të dëmtuarit, ka rezultuar të kishte probleme në njërin krah, që vazhdon t'i ketë edhe sot, për shkak se mbante me forcë celularin, duke refuzuar t'ua dorëzonte autorëve. Derisa në një moment, është dorëzuar dhe ka pranuar t'ua japë kodin e telefonit. Elton Pilinçi më pas ka hapur telefonin e Ramushit dhe ka marrë nga aty numrin e telefonit të ish- së dashurës, së cilës nuk ka vonuar t'i dërgojë një sms. "Mendohu mirë! Hajde të kthehemi prapë bashkë. Unë të dua!". Është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e vajzës nga Pilinçi. Sapo ka marrë numrin, 4 të rinjtë e kanë zbritur nga makina pengun, duke i thënë: "Kjo ishte e arsyeja pse të morëm. Për kaq të donim". Sapo ka zbritur nga makina e autorëve, Marius Ramushi i është drejtuar Komisariat­it nr. 6, ku ka bërë kallëzim, duke qenë se edhe i njihte personat që i kishin hequr lirinë për disa minuta. Më pas, kur ka shkuar në shtëpi, i ka thënë motrës së gruas se çfarë kishte ndodhur dhe ajo i ka treguar mesazhin që i kishte dërguar Pilinçi.

 ??  ?? Katër të dyshuarit për pengmarrje
Katër të dyshuarit për pengmarrje
 ??  ?? Elton Pilinçi, i akuzuar për pengmarrje
Elton Pilinçi, i akuzuar për pengmarrje
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania