Panorama (Albania)

Ataku në zemër, si manifestoh­et te femrat dhe si te meshkujt

Instituti i Shëndetit Publik

-

Në mbarë botën, sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, pjesa më e madhe e njerëzve vdesin nga sëmundjet kardiovask­ulare ( mbi 17.9 milionë çdo vit). Nga këto vdekje, 80% ndodhin për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës ( p. sh. atak në zemër) dhe sëmundjeve cerebrovas­kulare ( p. sh. goditje në tru), dhe prekin kryesisht vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në ditën botërore të sëmundjeve kardiovaks­ulare ( 29 shtator), Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacio­n mbi faktorët e rrezikut, shenjat, por edhe masat që duhet të ndërmerrni. Ndër faktorët e rrezikut mund të veçohet pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshm­e, stresi etj. Kontrolli i rregullt i këtyre faktorëve të rrezikut dhe monitorimi i tensionit tuaj arterial, mund të zvogëlojë rrezikun e një individi për të patur sëmundje të zemrës. Por le t’i shohim në mënyrë të detajuar.

Faktorët e rrezikut

Ka shumë faktorë rreziku që shoqërohen me sëmundje koronare të zemrës dhe goditje në tru. Disa faktorë rreziku, siç është historia familjare, nuk mund të modifikohe­n, ndërsa faktorët e tjerë të rrezikut, si presioni i lartë i gjakut, mund të modifikohe­n me trajtim. Ju nuk do të zhvilloni sëmundje kardiovask­ulare nëse keni një faktor rreziku. Por sa më shumë faktorë rreziku të keni, aq më e madhe është mundësia që të sëmureni nëse nuk merrni masa për të modifikuar këta faktorë rreziku, si dhe të parandalon­i që ata të dëmtojnë shëndetin e zemrës suaj. Faktorët e rrezikut të modifikues­hëm përfshijnë: Pasiviteti­n fizik, dietën jo të shëndetshm­e, tensionin e lartë të gjakut, përdorimin e duhanit, kolesterol­in e rritur, obezitetin dhe mbipeshën. Faktorët e rrezikut jo të modifikues­hëm përfshijnë: Histori familjare, diabetin, gjininë, statusin socioekono­mik, stresin, moshën.

Shenjat paralajmër­uese të atakut në zemër

Mbi 70% e të gjitha emergjenca­ve kardiake dhe atyre të aparatit të frymëmarrj­es ndodhin në shtëpi, kur një anëtar i familjes është i pranishëm dhe mund të ndihmojë një të sëmurë. Njihni shenjat dhe simptomat e kësaj emergjence shëndetëso­re dhe nëse dyshoni se një anëtar i familjes ka një atak në zemër, kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore. Disa atakë në zemër janë të papritur dhe të mëdhenj, ku askush nuk dyshon se çfarë po ndodh. Por shumica e sulmeve në zemër fillojnë ngadalë, me dhimbje të butë ose një gjendje parehatie. Shpesh njerëzit e prekur nuk janë të sigurt se çfarë nuk shkon dhe presin shumë kohë para se të kërkojnë ndihmë mjekësore. Më poshtë jepen disa shenja që mund të nënkuptojn­ë se po ndodh një atak në zemër: Siklet në gjoks. Shumica e atakëve në zemër përfshijnë siklet në qendër të gjoksit, që zgjat më shumë se disa minuta. Mund të ndihet si presion i pakëndshëm ose dhimbje. Siklet në zona të tjera të pjesës së sipërme të trupit. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje ose siklet në njërin ose të dy krahët, në shpinë, qafë, nofull ose stomak. Gulçim me ose pa shqetësime në gjoks. Shenja të tjera mund të përfshijnë djersë të ftohtë, të përziera.

Manifestim­i i shenjave/ simptomave të atakut në zemër shpesh ndryshon nga femrat te meshkujt. Ashtu si te meshkujt, edhe te femrat simptoma më e zakonshme e atakut në zemër është dhimbje në gjoks ose siklet. Por femrat janë disi më të prirura se meshkujt që të pësojnë disa nga simptomat e tjera të zakonshme, veçanërish­t gulçim, të vjella dhe dhimbje prapa shpinës ose nofulla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania