Panorama (Albania)

Arkeologji­a, e një episod prej fëmijërisë

-

Ndër esetë e para tuajat, siç përmendët, kanë qenë për Kadarenë, përpos kësaj, ju e përmendni edhe në librat tuaj. Te “Laboratori i Ëndrrës” tregoni një episod ku ai ndërhyn në të mirën tuaj, ndërsa refuzojnë t’ju paguajnë honorarët për të gjitha poezitë. Lidhja e Shkrimtarë­ve me siguri ka qenë një pikë takimi, cili ka qenë raporti juaj me Kadarenë?

Episodi që ju përmendni ka të bëjë me një bisedë për sa i përket honorarëve për botimin e poezive. Dhimitër Fullani, asokohe shef i redaksisë, më kërkoi të shënoja poezitë që ishin botuar, pasi vetëm për ato do të paguhesha, ndoshta prej rregullave që ishin vendosur atëherë. Kadare e gjykoi këtë si të padrejtë dhe ndërhyri: Përse kështu? “Duhet ta paguash në total për librin, që botohet për herë të parë”, i tha.

Unë për herë të parë Kadarenë e kam takuar në ’ 64- ën pranë Vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarë­ve e gazeta “Drita”. Ende s’i kisha mbushur të 15tat. E kujtoj me atë pardesynë me paleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik. Ishte i vetmi që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtari. Diçka që tek të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe, derisa u largua në Francë, unë kam qenë njeri i shtëpisë tek ai, dhe po ashtu e anasjella, edhe Kadare vinte shpesh në Durrës. Me aparatin që kisha prej punës në arkeologji, kam fiksuar mjaft momente të miqësisë sonë, foto kryesisht të fëmijëve, por edhe të vetë Ismailit. Madje, kur u martova unë në krye si të ftuar ishin Ismaili dhe Helena. Kadare ishte njeri shumë korrekt në biseda dhe kish një aftësi të jashtëzako­nshme për të treguar subjektet e librave të tij.

Miqësia jonë është një fakt i njohur për shumëkënd, edhe pse për të flitet pak.

Në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve qëndruat për tre vjet, prej aty, pas Plenumit të katërt në ’ 73- shin, ju dërguan në Rrogozhinë ku punuat si mësues. Cilat qenë shkaqet?

Isha më i kritikuari për poezi hermetike si dhe për shkrimin e temës historike. Plenumi u mbajt në ’ 73- shin, por mua më larguan pak më vonë, në ’ 74- ën. Duhet të më çonin në Durrës, ku kisha edhe shtëpinë, por jo. Më çuan në Rrogozhinë dhe të jem i sinqertë s’qe aspak e lehtë. Duhet të shkoja atje me tren dhe kujtoj ende sot time më teksa çohej çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të më bërë bukën gati. I thosha: Mama, bëje bukën gati në mbrëmje e mos u ço! Por jo, ajo për katër vite e gjysmë zgjohej çdo mëngjes dhe më gatiste bukën e më përcillte për në Rrogozhinë.

Pas kësaj, ju do të distancohe­shit për vite të tëra nga poezia, ç’ndodhi më tej në Rrogozhinë, ku punuat si mësues?

Gjatë kësaj periudhe, unë pësova një zhgënjim nga poezia. Pas librit tim të dytë, “Qyteti Fenix”, ( për Durrësin) në ’ 70- ën, hoqa dorë nga të shkruarit poezi. Librin e tretë, do ta botoja vetëm pas 16 vjetësh në ’ 86- ën. Mirëpo gjatë kësaj kohe kish ndodhë një ngjarje e pazakontë. Poezitë që unë kisha botuar më herët te “Drita”, “Zëri i Rinisë” etj., ishin marrë në Kosovë nga poeti Rrahman Dedaj, e Anton Pashku do të qe redaktori i librit përmbledhë­s të tyre. Falë Dedajt, libri im me poezi “Brenda vetes” do të botohej në ’ 74- ën. Një libër që kish bërë bujë të madhe në Kosovë e për të cilin qenë bërë disa shkrime, duke nisur nga Jusuf Buxhovi. Madje një prej kritikëve shqiptarë të Kosovës, shkruan se “poezia e Moikomit ka krijuar një lloj epigonizmi në poezinë e poetëve të rinj nga Kosova”. Ndërsa unë vetë ekzistencë­n e këtij libri do ta mësoja vetëm 18 vite më vonë, në vitin 1992 gjatë një vizite në Bibliotekë­n e Prishtinës. Mora me vete një fotokopje të tij.

Pavarësish­t shkëputjes nga poezia, periudha e Rrogozhinë­s do të qe mjaft me rëndësi për sa i përket qasjes suaj me arkeologji­në... Ç’ngjau konkretish­t?

Siç thonë, ndonjëherë e keqja bëhet e mirë. Në Rrogozhinë ndodhi një proces, që për mua u bë tejet i rëndëDiku rreth moshës 12 vjeç, ndërsa endej pas Kullës Veneciane në qytetin e tij “të mrekullive”, Moikom Zeqo do të pikaste një fragment të vogël gëlqeror e një kokë të braktisur statuje. “Kish qenë pjesë e një altari, i cili qe thyer e bërë copë- copë, por çuditërish­t kjo skulpturë në stilin e periudhës së hershme romake, kish shpëtuar. E ruaj ende sot”, tregon ai. Shkrimtari rrëfen se gjatë kohës që ai punonte në arkeologji, janë zbuluar objekte të shumta, mirëpo ai nuk disponon asnjë prej tyre. “Asokohe punohej me ndershmëri, askujt s’i ka shkuar ndër mend të vidhte ndonjë objekt. Kopje kam, disa madje. Mund të përmend njërën prej tyre, statujën e Asklepit që gjendet sot në Shtëpinë Studio ‘ Kadare’, të cilën ia pata dhuruar. Të vetmin origjinal që disponoj është ajo statujë e vogël që gjeta gjatë fëmijërisë”, tregon Zeqo. sishëm. Unë u dhashë pas historisë, e historia u bë një lloj strehe transcende­ntale për mua. Nuk jam mistik, mirëpo vërtetë qe e tillë, një strehë për të studiuar arkeologji­në. Jam ai që jam sot, pikërisht sepse studiova historinë e arkeologji­në. Me një fjalë, formimi im do të ishte tmerrësish­t i mangët, nëse nuk do të kishin ndodhur këto ngjarje. Asokohe bëra gjithashtu një numër të madh librash për fëmijë në prozë, që për mua mund të konsideroh­en libra shumë të suksesshëm. I tillë qe për shembull “Kalorësit dardanë”, që u botua e ribotua deri në 70 mijë kopje. U botua në Kosovë, Maqedoni, por edhe në greqisht për komuniteti­n grek. Mandej botova dhe libra të tjerë me tregime si “Heroi i detit Nanas dhe shpendi i tokës Guraks”, “Kësulëkuqj­a fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut” etj. Reshta së shkruari poezi gjatë kësaj periudhe e si të thuash u hodha në krahët e arkeologji­së, nisa ta studioj. Mandej nga viti ’ 78 deri në 1990- ën, unë punova në këtë fushë. Krijova për herë të parë sektorin e Arkeologji­së nënujore dhe bashkë me regjisorin Xhemal Mato kemi bërë 7 filma për arkeologji­në nënujore, jo vetëm në bregdetin shqiptar, por edhe në liqene. Për shembull në liqenin e Ohrit unë zbulova një stacion prehistori­k Palafit, që nga periudha e neolitit. Po ashtu, u bënë zbulime edhe në Liqenet e Belshit, ku në antikitet vendasit hidhnin terakota të Artemisit dhe Afërditës. Të gjitha këto janë botuar në studimet e mia arkeologji­ke.

Pas viteve ’ 90, do të përfshihes­hit në politikë. Ç’ndryshoi në jetën tuaj rënia e diktaturës?

Gjatë gjithë socializmi­t, unë s’kam pasur asnjë pozitë. Kam punuar si redaktor, mësues apo arkeolog i thjeshtë. Në fund të diktaturës, me propozimin e Ramiz Alisë, u bëra Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve. Zëvendësov­a Alfred Uçin, një njeri i ditur natyrisht. Pastaj më vonë, kam qenë ministër Kulture në qeverinë NANO 1 dhe NANO 2.

Nga viti ’ 92 deri në 1996- ën keni qenë deputet i Partisë Socialiste, ç’kujtoni nga themelimi i saj?

Për sa i përket themelimit të PS- së, unë s’kam qenë në brendi të krijimit, mirëpo kujtoj se në muajin prill të ’ 91shit kam qenë në zyrën e Ramiz ALisë së bashku me Artan Fugën dhe Maqo Lakrorin, ku kemi paraqitur raportin që do të bëhej në Kongresin e 10- të të Partisë së Punës, që u bë Kongresi i Partisë Socialiste. Kam ende procesverb­alin e asaj mbledhjeje, ku jam ngritur dhe kam mbajtur fjalën e radhës. Kam thënë se duhej hequr emri i Partisë së Punës, pasi partitë lindin dhe vdesin, por Shqipëria ka më tepër rëndësi. Po ashtu, kërkova të hiqej formula marksizëml­eninizëm, të ridimensio­nohej figura e Enver Hoxhës e të kalohej në një parti të tipit social- demokrat. Si u pritën fjalët tuaja? Ramiz Alia ndërhyri dhe tha: “Po pse të ndërrohet, emri i Partisë së Punës është emër i bukur”. I thashë: “Është një parti që tani e ka mbyllur ciklin e vet, një parti e vdekur!”. Mandej në Kongres siç edhe dihet diskutim të fortë mbajti edhe Dritëroi, mirëpo ai u zgjodh anëtar, ndërsa unë jo.

Pra, në thelb do ndryshonte vetëm emri i partisë, pasi politikbër­ësit ishin po ata... Po programi i PS- së, në të cilin ju keni kontributi­n tuaj, ç’përmbante në thelb?

Pa dyshim që do të trashëgont­e të njëjtin anëtarësi, kjo ishte diçka që dihej. Ndryshimet do të bëheshin më vonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania