Panorama (Albania)

Befasia e emërimit të emisarit për dialogun, ja pse Trump zgjodhi Grenell

-

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, u emërua të premten si emisar i Presidenti­t të SHBA- së, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vendimi i papritur ka lënë të befasuar shumë politikanë dhe analistë, pasi dialogu pritej të ndërmjetës­ohej nga Matthew Palmer, si Përfaqësue­s Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe për bisedimet Prishtinë- Beograd. Palmer u emërua pak kohë më parë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në këtë pozicion. Por Shtëpia e Bardhë ia ka lënë detyrën për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell. Një diplomat ka thënë për gazetën serbe “Danas”, se Trump ka emëruar Richard Grenell në postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë- Serbi, duke qenë se ka besim shumë të madh tek ai dhe se për të Palmer nuk është njeri i afërt, edhe përkundër faktit që është një njohës i jashtëzako­nshëm i situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Palmer është njohës i jashtëzako­nshëm i situatës në rajon, përfshirë edhe Kosovën. Por ai nuk është pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trump dhe konsideroh­et një politikan i një epoke të kaluar. Prandaj, Grenell do të trajtojë vetëm çështjen e Kosovës, ndërsa Palmer do të përqendroh­et edhe në çështjet, me të cilat ballafaqoh­et Ballkani në tërësi, siç është përmirësim­i i sigurisë dhe zvogëlimit të ndikimit rus”, ka thënë diplomati në anonimitet. Sipas tij, Trump, me emërimin e Grenell, ka dashur që të sigurohet 100 për qind se interesi i Shtëpisë së Bardhë do të respektohe­t në vazhdimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Pas emërimit të Grenell, Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka siguruar se “Palmer dhe Grenell do të punojnë ngushtë për të arritur marrëveshj­en ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Grenell. Po ashtu, edhe Aleksander Vuçiç, Presidenti i Serbisë. Ai ka thënë se është ndjerë i surprizuar pas këtij emërimi, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Analistë dhe njohës të Ballkanit kanë shprehur befasi nga përzgjedhj­a e Grenell, ndërkohë që profesori i Universite­tit të Grazit dhe njohës i rajonit të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, e ka cilësuar si një lajm të keq.

 ??  ?? Grenell me John Bolton, punonte si zëdhënës kur Bolton ishte Ambasador i SHBA në OKB
Grenell me John Bolton, punonte si zëdhënës kur Bolton ishte Ambasador i SHBA në OKB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania