Panorama (Albania)

Partizani e Tirana ngecin, Skënderbeu e gdhin i pari

Hasani nuk u mjafton bardhebluv­e, Mema pranë shkarkimit

-

Java e shtatë e Superligës shqiptare nis me rezultate surprizë, ndonëse si gjithmonë nuk munguan polemikat, sidomos nga radhët e Partizanit, që iu desh të luante për një pjesë shumë të gjatë të ndeshjes me 10 lojtarë.

Përballë Teutës, që vazhdon të ruajë kreun, përfundon në barazim 1- 1. Në krye të renditjes e gdhin edhe skuadra e Skënderbeu­t, e cila gjen forcë në sekondat e fundit, duke realizuar dy gola përballë Luftëtarit. Në Korçë, suksesi 2- 0 vendoset në minutat 92 dhe 94. Por ndoshta më i xhindosur se kushdo tjetër është trajneri Ardian Mema dhe Tirana e tij, e cila sheh fitoren t'i sfumojë në minutën e 92- të, pasi Hoxhaj fikson shifrat në 2- 2 dhe i dhuron një pikë shumë të rëndësishm­e Flamurtari­t, një gol që lëkund fort stolin e trajnerit bardheblu. PARTIZANI- TEUTA Partizani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Teutën, takim i cili vinte pas suksesit në derbi, por që u luajt në një ambient "të akullt", pa praninë e tifozëve. Duke parë rrjedhën e lojës, ku mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 35të dhe pësuan gol tri minuta më pas, barazimi 1- 1, që erdhi nga një gol i bukur i shënuar nga Trashi, mund të quhet rezultat i pranueshëm për të besuarit e trajnerit Franko Lerda. Edhe pse ishte me një lojtar më pak, Partizani nuk u ndie inferior, madje ishin të kuqtë ata që ushtruan presion pas golit që shënoi Avdyli në minutën e 38- të. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë barazuan me Trashin dhe përpos presionit që ushtruan në pjesën e dytë, nuk mundën të merrnin më shumë se një pikë. Partizani- Teuta shikohej si një duel titulli, pasi të dyja ekipet kanë pretendime, por në fund sfida u mbyll pa fitues, por me polemika të mëdha nga të kuqtë për gjykimin. Në minutën e 38të, gjyqtari Eldorian Hamiti i fali kartonin e kuq Lorenco Vilës dhe kjo bëri që "demat" të fajësonin gjykimin për barazimin e djeshëm ndaj durrsakëve. FLAMURTARI- TIRANA

Flamurtari i merr pikë në frymën e fundit Tiranës, duke e çuar Ardian Memën drejt largimit nga bardheblut­ë. Në 90- minutëshin që pritej reagimi i Tiranës, ndeshja mbyllet vetëm me një barazim 2- 2, me kryeqyteta­sit që nuk tregojnë as 10 për qind të dëshirës për të fituar që u pa në derbi. Një ndeshje ku Flamurtari merr një pikë falë shthurjes së Tiranës në minutat e fundit. Për bardheblut­ë, i vetmi që tregoi dëshirë për të luftuar në fushë ishte Hasani, i cili falë një dopiete në pjesën e parë, i dhuroi avantazhin momental 2- 1 Tiranës në fraksionin e parë të lojës, ndonëse edhe golin e Flamurtari­t e realizoi sërish një "kryeqyteta­s", Majkëll Ngo, i cili ishte i pafat, duke devijuar gabimisht në portën e tij një top të ardhur nga goditja e këndit. Në fraksionin e dytë të lojës ishte sërish Hasani, por edhe Halili që iu afruan golit të sigurisë, ndonëse në fund, një përgjumje e mbrojtjes sheh sulmuesin e Flamurtari­t, Ardit Hoxhaj që të godasë në sekondat e fundit, duke i dhuruar ekipit të tij një pikë shumë të vlefshme. Ky barazim tashmë lëkund jo pak pozitat e Ardian Memës në stolin bardheblu. Edhe pse vetë trajneri e mohon, konfirmimi i tij duket shumë i vështirë, pasi edhe ultimatumi i vendosur nga drejtuesit për tri fitore radhazi është shkelur që në ndeshjen e parë. SKËNDERBEU- LUFTËTARI

Skënderbeu merr tri pikë në frymën e fundit dhe kap kreun e renditjes në një prej ndeshjeve ndoshta më të dobëta, që është luajtur në Korçë gjatë këtij kampionati. Fati ka qenë me skuadrën e Ilir Dajës në kohën shtesë, duke shënuar dy gola atëherë kur nuk mendohej ndaj Luftëtarit. Bardhekuqt­ë kaluan në avantazh me penalltinë e Bruno Ditës në minutën e 92- të dhe vetëm 120 sekonda më pas vulosën fitoren me kosovarin Arbnor Muja. Një triumf shumë i rëndësishë­m për korçarët, që me 12 pikë e shohin veten në krye, bashkë me Teutën. Sot, vetëm në rast se fiton Kukësi ose Bylisi, atëherë klasifikim­i mund të ndryshojë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania