Panorama (Albania)

Kumbulla, gol rekord dhe 3 pikë: Si e ndala Kualjarelë­n

-

Marash Kumbulla ka regjistrua­r një rekord me golin e tij të parë, që ka realizuar dje me skuadrën e Veronës në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares shënoi një gol me kokë pas një goditjeje nga këndi, i cili ishte i pari në elitën e futbollit italian. Dje, shqiptari ka pasur një detyrë të vështirë përgjatë 90- minutëshit, pasi i duhej të markonte një sulmues si Fabio Kualjarela. Me këtë gol, futbollist­i 19- vjeçar është bërë lojtari më i ri në moshë, që ka shënuar një gol nën datëlindje­n 1 janar 2000, në pesë kampionate­t elitare në botë.

Goli - Ekipi i shqiptarit fitoi pastër 2- 0 ndaj Sampdorias dhe goli i parë u shënua nga Kumbulla që në minutën e 9- të. Nga zhvillimet e një goditjeje nga këndi, mbrojtësi kërceu më lart se të gjithë në shtyllën e parë dhe me kokë tundi rrjetën, duke i dhënë avantazhin Veronës. Ky ishte edhe goli i parë për të në këtë sezon. Verona rezistoi për pjesën e mbetur të takimit dhe vetëm në minutën e 81- të, siguroi fitoren pas një autogoli të Murusë. Fitore mjaft e rëndësishm­e kjo për Veronën, që kalon edhe nga koka e Kumbullës dhe tani e gjen veten në vendin e 9- të në klasifikim, me 9 pikë.

Emocionet - Marash Kumbulla, referuar golit dhe emocioneve për të markuar një sulmues si Kualjarela, ka zgjedhur vetëm fitoren dhe marrjen e pikëve maksimale me Veronën. "Jam shumë i emocionuar. Goli i parë është një ndjesi e jashtëzako­nshme. Megjithatë, rëndësi kanë vetëm 3 pikët dhe fitorja me skuadrën. Kualjarela apo goli? Më besoni, por do të zgjedh fitoren, edhe pse sigurisht që ka një ndikim përballja me një lojtar si Kualjarela", ka deklaruar mbrojtësi i Kombëtares në mikrofonin e "Sky Sport".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania