Panorama (Albania)

Data e re për deklarimin, pensionist­ët që përfitojnë

Cilat janë kategoritë dhe mënyra për t'iu shmangur taksës së banesës. Procedura e vetëdeklar­imit pranë pikave të UKT- së, tashmë edhe on- line

-

Shtyrja e afatit të vetëdeklar­imit për taksën e ndërtesës u ka dhënë më shumë kohë qytetarëve për të kryer procesin pa u penalizuar, ndërsa kategorive përjashtue­se për të mbledhur dokumentac­ionin e nevojshëm për t'iu shmangur detyrimit.

Në një thirrje të dytë drejtuar qytetarëve, drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve iu kujton atyre dateline- n e ri, 30 tetor, teksa nënvizon dokumentet që duhet të dorëzojnë ata që posedojnë një pronë të pahipoteku­ar. Në mungesë të certifikat­ës së pronësisë, mjafton një kontratë shitblerje­je, dhurimi a shkëmbimi, një akt privatizim­i a vetëdeklar­imi tek ALUIZNI apo qoftë rivlerësim­in e fundit të pasurisë. Ndërkohë, UKT- ja ka punuar për t'iu ardhur në ndihmë edhe atyre që nuk mund ta bëjnë vetëdeklar­imin fizikisht. Kështu, ata që nuk e kanë kryer ende për efekt kohe, nuk kanë më asnjë justifikim. Një opsion elektronik që gjendet lehtësisht në faqen e UKTsë jep mundësinë të kryeni procesin bashkë me përllogari­tjen e vlerës që çdo qytetar duhet të paguajë nga viti 2020. "Nuk keni mundësi të shkoni pranë PIKA UKT për të kryer vetëdeklar­imin për llogaritje­n e taksës së ndërtesës? Tani çdo gjë është më e lehtë për ju, pasi këtë veprim mund ta kryeni online. Ndiqni hapat e saktë në plotësimin e formularit. Ju lutemi të tregoni kujdes në ngarkimin e dokumentev­e sipas udhëzimeve përkatëse, në mënyrë që vetëdeklar­imi të jetë i rregullt. Afati për të kryer këtë proces vijon deri më 30 tetor", thuhet në njoftimin e UKT- së. Kjo nuk vlen për kategoritë që përjashtoh­en nga detyrimi. Pensionist­ët kryefamilj­arë dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet t'i drejtohen gjendjes civile për të dorëzuar pesë dokumentet: certifikat­ë familjare, fotokopje të kartave të ID, kopje të librezës së ujit, faturë pagese e muajit të fundit nga UKT- ja dhe vërtetimin që trajtohet me pension ose asistencë. Njësitë administra­tive, pasi vërtetojnë dokumentet, i nisin në drejtorinë e Tatim Taksave të Bashkisë Tiranë. Është kjo e fundit, që fut në sistem listën e personave që nuk u takon të paguajnë për t'ua nisur UKT- së, që ekzekuton zerimin e taksës në faturën mujore. Bashkë me taksën që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, në total janë katër taksa e tarifa vendore, për të cilat Ujësjellës­i shërben si agjent tatimor, duke vjelë mbi 670 lekë në muaj, për çdo familje kryeqyteta­se, veç sasisë së ujit të shpenzuar. Ndaj, familjet që iu përkasin një prej kategorive në tabelën përbri, duhet të nxitojnë në përfundimi­n e procesit pranë zyrave të Ujësjellës­it dhe Gjendjes Civile, deri në fundin e muajit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania