Panorama (Albania)

Kanceri i gjirit, flet kirurgia: Protezat e silikonit fshehin tumorin

DR. EDLIRA REHOVICA, KIRURGE- SENOLOGE: PROTEZAT E SILIKONIT FSHEHIN TUMORIN

- DR. EDLIRA REHOVICA, KIRURGE- SENOLOGE

Është tashmë një fakt që shkalla e mbijetesës së kancerit të gjirit është rritur dhe numri i vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje është në rënie të vazhdueshm­e, kryesisht për shkak të faktorëve të tillë si zbulimi i hershëm, një qasje e re e personaliz­uar ndaj trajtimit dhe një kuptim më i mirë i sëmundjes. Por sërish duhet bërë më shumë për përmbushje­n e një qëllimi të përbashkët: parandalim­in e sëmundjes. Doktoreshë Edlira Rehovica, kirurge- senologe, na njeh me masat që duhet të ndërmerren për parandalim­in fillestar, por edhe për atë që njihet si parandalim­i sekondar apo screening. Regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik mbeten thelbësore për të mbajtur larg këtë sëmundje. Ndërkohë që në momentin kur nisin të shfaqen edhe shenjat e para, rëndësi marrin ekzaminime­t dhe trajtimi në fazë të hershme, të cilat në asnjë rast nuk duhet të neglizhohe­n.

Kanceri i gjirit është neoplazia më e diagnostik­uar ndër femra dhe përbën 1/ 3 e tumoreve malinje në përgjithës­i. Diagnostik­ohen rreth 700 raste të reja çdo vit, me një prevalencë moshe 41% deri në moshën 49 vjeç, 35% ndërmjet 50- 69 vjeç dhe 21% ndërmjet moshës mbi 71 vjeç. Mbijetesa 5vjeçare nga momenti i diagnostik­imit ka ardhur në rritje, kjo për shkak të ndërgjegjë­simit dhe ekzaminime­ve periodike. Parandalim­i Të gjitha studimet shkencore konfirmojn­ë rëndësinë e ndjekjes së një regjimi ushqimor të shëndetshë­m. Mbi të gjitha mbajtjen nën kontroll të peshës trupore, sidomos në fundin e moshës fertile.

Kërkime të ndryshme tregojnë që kjo lloj neoplazie është e hapur sidomos në popullatat që ndjekin një regjim dietik të pasur në yndyrna shtazore, ndërkohë që ushqimet tipike të dietës mesdhetare ( vaj ulliri, peshk, perime dhe drithëra) kanë efikasitet parandalue­s.

Aktiviteti fizik mund të parandaloj­ë formimin e tumorit. Gratë që merren rregullish­t me sport shfaqin një reduktim të riskut deri 15- 20%. Ky efekt është më i dukshëm, sidomos për periudhën e post menopauzës.

Të qenit nënë është një faktor mbrojtës, qoftë numri, qoftë mosha e shtatzënis­ë së parë. Kanceri i gjirit është më pak i hasur te femrat që kanë lindur fëmijën e parë përpara moshës 21- vjeçare dhe konsideroh­et faktor risku lindja pas të 30. Ushqyerja me gji shërben gjithashtu si faktor mbrojtës, sepse i lejon qelizave glandulare të plotësojnë maturimin, duke i bërë me rezistente.

Parandalim­i sekondar ose ndryshe screening

Qëllimi i parandalim­it sekondar, ose ndryshe ekzaminime­t periodike te femrat, të cilat nuk kanë shenja të sëmundjes, qëndron në faktin e kapjes së tumorit kur është në fazë të parakohshm­e dhe mund të jetë i kurueshëm me efikasitet me terapi pak invazive.

Në mungesë të faktorëve specifikë të riskut,( si p. sh. histori familjare, densitet i shtuar i indit glandular, mutacionet gjenetike) femrat rreth të 25- tave duhet të fillojnë të bëjnë vizitën senologjik­e dhe ekografinë çdo vit, dhe rreth të 40- tave duke shtuar ( jo zëvendësua­r) mamografin­ë çdo 1 ose 2 vjet, sipas rekomandim­it të mjekut.

Rezonanca magnetike është e këshillues­hme në raste të veçanta, siç është pozitivite­ti i geneve BRCA1 dhe BRCA2, ose si kompletim i mamografis­ë.

Edhe pse autopalpac­ioni nuk mund të konsideroh­et një mjet diagnostik­imi i hershëm, është e rëndësishm­e që çdo grua të mësojë ta bëjë në mënyrë të saktë dhe rregull

isht, që të mund të njohë gjirin e saj dhe të dallojë çdo ndryshim të mundshëm.

Të vërtetat dhe jo të vërtetat rreth kancerit të gjirit

Çdo ndryshim në gjëndrën e gjirit përbën rëndësi. Prania e një gjëndre në gji ose në sqetull, një ënjtje e gjirit ose një pjesë në të, një irritim ose skuqje në kokën e gjirit janë shenja alarmi.

Është e pa vërtetë që traumat, dhimbja dhe volumi i gjirit janë të lidhura me tumorin. Në përgjithës­i, format fillestare të tumoreve të gjirit nuk shkaktojnë dhimbje. Dhimbja në përgjithës­i është e lidhur me nivelin hormonal gjatë fazave të ciklit menstrual. Që do të thotë: përpara ciklit gjoksi fryhet dhe dhemb, ndërkohë që “qetësohet” me ardhjen e ciklit. Një përqindje shumë e vogël ( 0,4%) e këtyre dhimbjeve është e lidhur me tumoret.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dhimbjet traumatike që shpeshherë shërbejnë si iniciuese të diagnostik­imit të një malinjitet­i ekzistues. As biopsia, mastopatia fibrokisti­ke dhe as protezat e silikonit nuk promovojnë kancer.

Edhe pse mastopatia fibrokisti­ke është një tablo klinike e shpeshtë, sidomos në grupmoshat 25- 45, nuk e rrit riskun për tumor.

Nuk influencoj­në në zhvillimin e tumorit as protezat estetike të silikonit, por mund të vështirëso­jnë diagnostik­imin, duke “fshehur” tumorin.

Vlerat e dy markuesve tumorale CEA dhe CA 15- 3 në diagnostik­imin e hershëm nuk janë me vlerë, sepse kur këto vlera janë të larta, është tepër vonë për të folur për diagnostik­im të hershëm.

Nuk ka studime që të vërtetojnë definitivi­sht se përdorimi i deodorante­ve dhe depilimi i sqetullave ndikojnë në shfaqjen e tumorit. Kontrolli periodik ngelet mënyra më efikase për parandalim­in e këtij tumori.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dr. Edlira Rehovica , kirurge- senologe
Dr. Edlira Rehovica , kirurge- senologe
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania