Panorama (Albania)

MIGRENA, SI MUND TË PARANDALOJ­MË SHFAQJEN E KRIZAVE

-

Mos lejoni që migrena të kontrolloj­ë jetën tuaj. Shoqata Amerikane e Migrenës vë në dukje se kjo sëmundje ka tendencë të shfaqet te njerëzit e moshës 15 deri në 55 vjeç. Disa të sëmurë e kanë më të lehtë të identifiko­jnë qartë shkaktarët ose faktorët që shkaktojnë dhimbje koke, siç mund të jenë alergjitë, drita dhe stresi. Nëse arrijmë të kontrolloj­më këta faktorë, atëherë mund të parandaloj­më shfaqjen e krizave. Më poshtë janë disa këshilla praktike që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Hani vakte të shpeshta gjatë ditës

Nëse qëndroni disa orë pa ngrënë kjo mund të jetë problem, pasi mund të çojë në shfaqjen e krizave ndaj edhe është e rëndësishm­e që të konsumoni vakte të shpeshta gjatë ditës.

Frutat e thata

Kur presim shumë gjatë midis vakteve, nivelet tona të sheqerit në gjak bien, gjë që mund të shkaktojë një migrenë. Mbani një grusht arra, apo çdo lloj fruti tjetër të thatë që t’i konsumoni kur keni nevojë.

Aktiviteti fizik

Sipas një studimi të zhvilluar në Suedi, të sëmurët me migrenë që ushtronin aktivitet fizik tri herë në javë, kishin më pak gjasë që të vuanin nga migrena. Ndaj edhe mos neglizhoni aktiviteti­n fizik.

Pushoni mjaftueshë­m

Dhimbjet e kokës janë shpesh një shenjë që trupi juaj ka nevojë për pushim. Ndaj edhe ekspertët rekomandoj­në që të ndërmerrni herë pas herë pauza të shkurtra për të pushuar. “Shtrihuni në një dhomë të errët dhe të ajrosur mirë. Nëse mundeni, përpiquni të flini një orë ose më shumë, ky mund të jetë një trajtim i shkëlqyesh­ëm”, thonë mjekët.

Masazhoni dorën

Sipas praktikave të Mjekësisë Tradiciona­le Kineze, aplikimi i presionit në një pikë në dorë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës. Thjesht masazhoni në një lëvizje rrethore për pesë minuta, pastaj ndërroni duart.

Konsumoni ujë

Dhimbja e kokës është një nga shenjat e para të dehidrimit. Për t’u siguruar që po pini lëngje mjaftueshë­m, përpiquni t’i konsumoni ato gjatë gjithë ditës. Udhëzimet e Institutit të Mjekësisë thonë se të rriturit duhet të konsumojnë 11 deri në 15 gota ujë në ditë. Edhe konsumi i moderuar i kafesë kontribuon në marrjen tuaj ditore të lëngjeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania