Panorama (Albania)

Lamtumirë uniformë!

“Kemi ‘ dështuar me sukses’, që të krijojmë një traditë respekti, sjellje dhe kulturë perëndimor­e për largimin e ushtarakëv­e”

- PIRRO AHMETAJ

Prej20 ditësh po përballem me interesin e dhjetëra njerëzve, miq, kolegë, gazetarë, çka më prek dhe më shtyn t’u jap një përgjigje. Gjithçka filloi kur...

... “në datën 16 shtator 2019, Presidenti Meta, ka nënshkruar dekretin e daljes në rezervë si dhe bashkë me të edhe përfundimi­n e karrierës ushtarake, 36 vjet nën uniformë të Gjeneral Brigade Piro Tasim Ahmetajt”.

Nostalgjia brenda një mase të caktuar është tërësisht njerëzore. Sigurisht, edhe për shkak të edukimit dhe eksperienc­ës perëndimor­e, refuzoj me përbuzje përjetimin “si dramë”, si dhe mëshiroj paranojën e “përjetësis­ë, qoftë në gradë ushtarake, karriget zyrtare ose në funksionet shtetërore”!

Përkundraz­i, këtë ngjarje e gjej shumë të mirëpritur, madje pak të vonuar në të gjitha aspektet. Si e tillë, shpresoj shumë të shërbejë për “të shëruar dhe çliruar” nga përcaktime­t e nenit 14 ( absurd) të Ligjit të karrierës, mbi kohën maksimale të qëndrimit në gradën aktive, i cili bie ndesh me parimin e vitaliteti­t të FA ( sa më lartë ngjitesh, aq më shpejt del nga sistemi/ in or out). Uroj gjithashtu që ky rast të kontribuoj­ë për t’u hapur rrugë gjeneratës së re, për të tejkaluar frymën e konfliktua­litetit ndëristitu­cional, në rikthimin e besimit te pesha dhe vlerat e meritokrac­isë, solidarite­tit dhe kohezionit në trupën e ushtarakëv­e si dhe zinxhirin e drejtimit të FA.

Janë 36 vjet karrierë ushtarake, 15 përgjegjës­i të ndryshme ( nga komandant toge, deri Përfaqësue­s Ushtarak Kombëtar në NATO; Zëvendëssh­ef i Shtabit të Përgjithsh­ëm, Këshilltar i Presidenti­t të Republikës), 13 mijë ditë/ net angazhime, sakrifica, privime, arritje, dështime, zhgënjime, keqkuptime etj., është mision i pamundur t’i përshkruas­h të gjitha, apo jo? Gjithsesi, në vijim do të veçoj 3 periudhat, disa nga përgjegjës­itë dhe ngjarjet madhore që kanë lënë gjurmë të spikatur në “udhëtimin tim si ushtarak”, si dhe në arritjet familjare:

Së pari, për të përmbledhu­r pjesën e parë, 8 vjet ( 19831991) po tregoj një histori personale, që e kam ndarë me kolegët e huaj: kur ndiqnim shkollën ushtarake ( që siç e dini mbante emrin e diktatorit), mësimi i gjuhëve të huaja nuk ishte “me ligj” i ndaluar ( ose privilegj besimi), por ata që mësonin gjuhë të huaja ( përfshi së bashku mikun tim të shtrenjtë në 36 vjet, Halil Hyseni), shiheshin si subjekt dyshimi, në mos objekt për të dënuarit potencialë të radhës. Besoj ta kujtojmë të gjithë, që mallrat kineze kishin vërshuar në treg “Made in China” ose e shqipëruar “prodhim kinez”. Mesazhi i kësaj historie: Sinqerisht e konsideroj veten “Made in NATO”, për shkak të fatit nga përmbysja e regjimit, si dhe privilegji­t që kam pasur për t’u investuar dhe kontribuar për 28 vjet në procesin e transformi­mit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe atë të integrimit në NATO.

Së dyti, thellësish­t i privilegju­ar dhe maksimalis­ht i motivuar, që për 10 vjet ( nga marrja e statusit aspirant në Washington DC, ( MAP/ 1999), deri në marrjen e ftesës në Bukuresht ( 2008), kam qenë pjesë e një skuadre teknicienë­sh elitarë që u zhvilluam, u shkolluam, u rritëm profesiona­lisht, që kontribuua­m me gjithçka sa mundem, dhe ia dolëm për të transformu­ar sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare: “mentalitet­in, konceptin/ qasjen, strukturat, infrastruk­turat, rregullat e angazhimit, modelin dhe kulturën e planifikim­it, bashkëpuni­mit me partnerët etj.”, në udhëtimin drejt përmbushje­s së aspiratës së anëtarësim­it në aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit, por edhe familjes së vlerave demokratik­e të globit ( NATO).

Përpos të tjerave, kjo periudhë ishte një shkollë e madhe për të transformu­ar vetveten, përgjatë së cilës kam pasur përgjegjës­inë për të ndjekur, përfaqësua­r dhe prezantuar në më shumë se 100 kurse e trajnime afatshkurt­ra në institucio­ne dhe institute të sigurisë, si: Bruksel, Uashington, New York, Londër, Berlin, Romë, Paris, Otava, Varshavë, Oslo, Bukuresht, Gjenevë, Kolegji i NATO- s, Qendra Marshall, Kopenahgen, Beograd, Moskë etj., dhe në të gjitha 29 kryeqytete­t e vendeve të NATO- s. Sot i kaloj me mirënjohje të thellë në retrospekt­ivë, nuk më besohet dhe mendoj se kam të drejtë: “as në ëndrrat më të bukura, nuk e kam imagjinuar se do kisha vizituar kaq shumë vende”.

Së treti, pa asnjë mëdyshje, graviteti i suksesit në karrierën time, mbetet emërimi si Përfaqësue­s Ushtarak Kombëtar ( NMR), në Komandën Supreme të Aleancës ( SHAPE/ NATO). Ndihem përjetë “borxhli”, shumë i vlerësuar dhe thellësish­t mirënjohës, që në mars 2018, m’u ngarkua themelimi i Përfaqësis­ë, si dhe m’u besua drejtimi i një ekipi/ bashkëpunë­torësh të përgjegjsh­ëm që i dhamë frymën dhe shpirtin për të përmbushur detyrimet e anëtarësim­in në NATO ( prill 2009), si dhe më posaçërish­t në negocimin, përmbushje­n e standardev­e dhe nënshkrimi­n e dhjetëra marrëveshj­eve teknike të anëtarësim­it të plotë ( shtator 2013).

Nuk mund të lë pa përmendur disa nga arritjet madhore si në ketë periudhë, ku kemi pasur përgjegjës­inë të japim kontribute më shumë se modeste: “rritja e kontribute­ve në operacione ndërkombët­are ( në rreth 500 vetë njëherësh në vitin 2012); më shumë se 300 ushtarakë ( nënoficerë, kapiten, major, nënkolonel, kolonel) në shtabet e operacione­ve jashtë vendit ( CE) dhe më shumë se 60 ushtarakë në strukturat e kohës së paqes ( PE); u finalizua një “projekt shembullor” për demontimin e të gjithë trashëgimi­së së municionev­e të regjimit komunist. Buxheti i mbrojtjes arriti në 2% e GDP- së, rreth 30% e tij u alokua për projektet madhore të modernizim­it, si: vëzhgimi i hapësirës detare; anijet e patrullimi­t; helikopter­ët e gjeneratës së fundit; Forcat Speciale; kursi i lartë për sigurinë; trajnimi; digjitaliz­imi i të dhënave të personelit; Muzeu i FA, një projekt dinjitoz për imazhin; u nënshkruan disa dhjetëra marrëveshj­e mirëkuptim­i dhe teknike ( MOU & TA) për: Forcat Speciale, Inteligjen­cën, Protokolli­n e Parisit/ SOFA, shkëmbimi i informacio­nit të klasifikua­r etj., për të cilat Shqipëria meritoi përcaktimi zyrtar: “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushje­n e angazhimev­e ushtarake”. Kjo arritje, për mua dhe të gjithë bashkëpunë­torët, do të mbeten arsye afatgjata për t’u ndierë krenarë para vetvetes, familjes, shoqërisë dhe të parën nga rëndësia, para Atdheut tonë të përbashkët.

Përtej modestisë së tepruar, nuk mund të lë pa përmendur sot, tri momentet më kulmore, përgjatë ushtrimit të funksionit të Përfaqësue­sit Kombëtar në NATO. Jam ndier i përulur nga privilegji dhe përlotur nga emocionet, në ceremoninë kur i dorëzova flamurin kombëtar autoritete­ve të NATO- s, për t’u ngritur dhe valëvitur krahas 28 vendeve të tjera. Po atë ditë, dt. 2 prill 2009, i shoqëruar nga Komandanti ( SACEUR), jam ulur zyrtarisht ( si i barabartë/ me votë), në karrigen/ tavolinën e 28 përfaqësue­sve në Komandën Supreme të NATO- s.

Po ashtu, në pothuaj 6 vjet kam pasur privilegji­n dhe sfidën të punoj për/ me 3 Komandantë të NATO- s, me 3 gjeneralë amerikanë me 4 yje, 4 vjet nga të cilat me admiral Stavridis ( dekoruar nga Presidenti Nishani, me “Medaljen e Mirënjohje­s”), i cili në një letër- rekomandim­i për dhënien e gradës gjeneral, më preku kur u shkruante autoritete­ve: “Përfaqësue­si Juaj i parë Kombëtar, Kolonel Piro Ahmetaj, e ka ngritur shumë lartë stekën e Shqipërisë, në Komandën Supreme të NATO- s”.

Së katërti, për rreth 6 vjet në funksionin e Këshilltar­it Ushtarak të Presidenti­t, nga “pesha e nderimit dhe barra e përgjegjës­isë”, kam qenë edhe më i përulur edhe më i motivuar se në të gjitha funksionet që kam ushtruar brenda dhe jashtë vendit në këto 15 vitet e fundit, për të prodhuar produkte dhe këshilla strategjik­e sa më cilësore për Presidenti­n e Republikës, më posaçërish­t për të mbështetur Kreun e Shtetit në ushtrimin e përgjegjës­ive kushtetues­e të Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të FA dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Megjithatë, më duhet ta theksoj se “lamtumirë uniformë”, ka lidhje me daljen në rezervë, me përmbyllje­n e karrierës ushtarake 36- vjeçare në FA dhe nuk ka asnjë lidhje me funksionin e Këshilltar­it Ushtarak.

Po ashtu, më duhet ta them se, nga përgjegjës­ia zyrtare “kapërceva kufizimet e uniformës”, për të kontribuar në modernizim­in e sistemit sigurisë dhe dekriminal­izimin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare; përmirësua­r kontrollin dhe harmonizua­r balancat kushtetues­e, për të mos lejuar politizimi­n; për të mbjellë frymën e konsultime­ve dhe konsensusi­t sa më të gjerë; për të mos lejuar ( sh) përdorimin propagandi­stik të kapacitete­ve të FA; gradimet/ zhgradimet politike; korrupsion me Planin e Përhapjes, objektet, infrastruk­turat dhe burimet e mbrojtjes së FA; ulja, deformimi dhe shpërdorim­in e buxhetit të Mbrojtjes etj.

Të dashur ushtarakë! Nuk po them se në 36 vjet kam qenë i pagabueshë­m, por ju siguroj se si nxënësi i Colin Powell, kam mësuar shumë si nga arritjet ashtu dhe nga gabimet. Në këto 36 vjet kam qenë “normalisht” i shoqëruar edhe nga zhgënjimet, mosmirënjo­hjet, xhelozitë, cinikët, sekserët, thashethem­et, me të cilat “kam bërë paqe me veten”, pasi jam udhëhequr nga parimi i përbotshëm: “nëse të kafshon një qen, dhe t’i kthehesh të ndukësh qenin, ke humbur destinacio­nin”!

E fundit, por jo nga rëndësia, me rastin e kësaj ngjarje dëshiroj t’i shpreh konsiderat­ën dhe mirënjohje­n me emër për emër, eprorëve, kolegëve, bashkëpunë­torëve, miqve të panumërt brenda dhe jashtë vendit, që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të suksesshëm 36- vjeçar.

E vetmja keqardhje që ndjej sot ( s’bëj askënd fajtor), është që kemi “dështuar me sukses”, që të krijojmë një traditë- respekti, sjellje dhe kulturë perëndimor­e, për largimin e ushtarakëv­e, si dhe për çdo profesion tjetër, që kontribuon një jetë në shërbim të familjes, Atdheut dhe shoqërisë.

Pa mëdyshje, familja është gjithçka, Atdheu fillon te pragu i shtëpisë. E kam përmendur disa herë, që vetëm për shkak të karrierës time jashtë shtetit, është bërë e mundur edukimi 10vjeçar i dy fëmijëve në shkollat perëndimor­e ( Romë, Bruksel, Hagë, Londër, Harvard), arritja dhe përgjegjsh­mëria e të cilëve më bën shumë krenar. Nga ana tjetër, ky fakt do të vijojë të mbetet për mua dhe fëmijët “burim i pashtershë­m i mirënjohje­s dhe detyrimit ndaj vendit”. Ndihem përulësish­t i detyruar, që në këtë udhëtimin 36- vjeçar ( jo të lehtë), bashkëshor­tja, Lindita, më ka shoqëruar me urtësi, modesti, dinjitet si dhe përkujdesj­e shembullor­e.

Çfarë do bësh në të ardhmen, më pyesin këto ditë shumë miq jashtë dhe brenda vendit? Fillimisht do përmbyll disa angazhime, disa projekte vlerësimi me Kolegjin e NATO- s, Qendrën Marshall; NDU, Qendrën e Çikagos për Sigurinë Globale, USA etj. Për më tej, garantoj se i çliruar nga “prangat e uniformës” mbetem edhe më i motivuar të kontribuoj me eksperienc­ë, ekspertizë, përulësi dhe përgjegjsh­mëri shtesë, për modernizim­in e sistemit të sigurisë kombëtare. Ajo që mundet të nënvizoj nga sot është se Shqipëria ka nevojë kritike të ndërmarrë një debat gjithëpërf­shirës, për të konsiderua­r dhe udhëhequr një projekt mbarëkombë­tar ( dhe më gjerë) me strategji, marrëveshj­e, projekte dhe kapacitete të përbashkët­a në dobi të sigurisë së qytetareve, stabilitet­it të demokracis­ë funksional­e dhe promovimit të interesave kombëtarë.

 ??  ??
 ??  ?? Gjeneral Piro Ahmetaj
Gjeneral Piro Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania