Panorama (Albania)

KLP i përgjigjet qeverisë për akuzat ndaj prokurorit

"T'u drejtohen Krimeve të Rënda në rast veprash penale"

-

"Deklarimet mund të cenojnë procesin gjyqësor", kështu u shpreh dje Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë për akuzat publike të bëra ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, nga zëvendëskr­yeministri Erion Braçe dhe Kryeminist­ri Edi Rama.

Më tej, KLP tha se prej ditësh e ka ndjekur situatën dhe deklarimet, ndërsa shtoi se nëse ka dyshime për kryerje të veprave penale nga ndonjë prokuror në vend, vendi ku duhet të drejtohen në këtë rast është Prokuroria për Krime të Rënda, që heton zyrtarët e lartë. Këshilli, gjithashtu, vë në dukje se në rastet e shkeljeve disiplinor­e nga ana e prokurorëv­e, organi kompetent që merr denoncimet është ende Prokuroria e Përgjithsh­me, në kushtet kur ende nuk është ngritur Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë. "Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë është institucio­ni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhë­nien dhe statusin e prokurorëv­e të Republikës së Shqipërisë. Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucio­nit të Prokuroris­ë dhe të prokurorëv­e të veçantë. Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërme­ndura janë të tilla që mund të paragjykoj­në ecurinë dhe përfundimi­n e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurav­e të tjera ligjore. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë inkurajon deklaruesi­t, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinor­e duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithsh­ëm ( derisa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucio­neve të vetingut. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë iu bën thirrje të gjithë prokurorëv­e të Republikës të vijojnë punën me përgjegjsh­mëri të lartë në zbatim të kompetenca­ve të tyre kushtetues­e për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësim­in e akuzës në shërbim të shoqërisë. Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurav­e dhe i institucio­neve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë", njoftoi dje KLP.

PROCESI DHE AKUZAT Prokurori Arjan Ndoja ka nën hetim dosjen ndaj ish- drejtorit të Kadastrës Shtetërore në Durrës, Liridon Pulës, i cili akuzohet se ka shpërdorua­r detyrën. Duke iu referuar dosjes, prokurori ka dyshime se ka favorizuar një kompani për regjistrim pronash në zonën e Gjirit të Lalëzit. Prokuroria e Durrësit, e përfaqësua­r nga Ndoja, pretendon se gjatë procedurës së ndjekur për regjistrim­in e këtyre pasurive, janë konstatuar shkelje. Ndërkohë, në lidhje me këtë akuzë të ngritur ndaj Pulës, prokurori Arjan Ndoja është akuzuar fillimisht nga zëvendëskr­yeministri Erion Braçe dhe më pas edhe nga Kryeminist­ri Edi Rama. Erion Braçe e ndoqi vetë seancën gjyqësore në Durrës, drejtuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, ku tha se prokurori Arjan Ndoja nuk paraqiti asnjë provë të vetme për të fajësuar Liridon Pulën. Madje, sipas Braçes, pati shkelje të rëndë kushtetues­e, pasi akuza e shpërdorim­it të detyrës është ngritur mbi bazën e ligjeve për institucio­net e vjetra, siç ka qenë ALUIZNI, që tashmë është shkrirë bashkë me Hipotekën, e cila është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

GJYQTARJA Kërkesa e Prokuroris­ë së Durrësit për caktimin e masës së sigurisë "Arrest në burg" për ish- kreun e Kadastrës, Liridon Pula, është pranuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, e cila është emëruar në këtë Gjykatë në vitin 2017 dhe ende nuk është përballur me procesin e vetingut. Por ndërsa kërkesa e Prokuroris­ë është miratuar edhe në Gjykatë, akuzat vazhdojnë të jenë në drejtim të prokurorit. Më herët, gjyqtarja Besiana Garxenaj ka pasur në shqyrtim edhe padinë e Presidenti­t Nishani kundër ish- zëvendëskr­yeministri­t Bashkim Kopliku, në vitin 2017.

 ??  ?? Prokurori Arjan Ndoja
Prokurori Arjan Ndoja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania