Panorama (Albania)

Skema në qytet e fshat, shtesa e re e pensioneve

Ja sa do të bëhet masa e përfitimit pas rritjes me 5%

-

Kategoritë që përfitojnë nga shtesa 5 për qind në vit. Sa bëhet pensioni në fshat dhe qytet pas llogaritje­s së re. Pensionist­ët që marrin rritjen më të madhe

Projekti i qeverisë për rritjen me 5 për qind të pensioneve do të reflektohe­t në masën e përfitimit për pensionist­ët në fshat dhe qytet.

Kështu, pas zyrtarizim­it të këtyre ndryshimev­e, pensioni i pleqërisë në fshat, nga 9418 lekë që është aktualisht, do të bëhet rreth 9 900 lekë, pra do të ketë një rritje me 470 lekë në muaj. Ndërsa në qytet, nga 13 753 lekë që është pas indeksimit të bërë në mars të këtij viti, do të bëhet 14 450 lekë duke pësuar në këtë mënyrë një rritje me rreth 680 lekë në muaj.

SHTESA Shtesa do të llogaritet për pesë vite me radhë deri në barazimin e pensioneve të ulëta me pensionin minimal, që pritet të caktohet nga qeveria. "Grupet më vulnerabël nga pikëpamja e varfërisë absolute mes të moshuarve, janë ata me pensione minimale. Pensionet duhet të arrijnë të mbulojnë nevojat elementare të individëve për të siguruar jetën, shëndetin dhe përfshirje­n sociale. Është e nevojshme që të përcaktohe­n fillimisht kriteret mbi pensionin minimal dhe në mënyrë graduale të përmirësoh­en pensionet e ulëta në përputhje me këto kritere. Pra, përshtatje graduale brenda 5 viteve e pensioneve të ulëta, me pensionin minimal. Ky proces do të shoqërojë forcimin gradual të të gjithë sistemit të pensioneve. Rritje me rreth 5% çdo vit për 5 vite e 10,000 pensioneve të ulëta", theksohet në Planin Kombëtar të Moshimit 20202025. Në këtë dokument, që është ende në fazën e konsultime­ve, parashikoh­et caktimi i një pensioni minimal të unifikuar, që do të shërbejë si prag për pensionet që do të lidhen në të ardhmen, duke mos lejuar pensione më të ulëta se vlera që do të miratohet. Nga ana tjetër, ata të cilët sot trajtohen me pensione të ulëta, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe nga shtesa me 5 për qind. Nga të dhënat paraprake rezultojnë mbi 10 mijë të moshuar që gjenden në këto kushte, për rrjedhojë edhe do të përfitojnë nga rritja. Nisma e qeverisë vjen 5 vite pas reformimit të skemës së pensioneve në 2014- ën, si një përgjigje ndaj nevojave të pensionist­ëve, ku varfëria ekonomike renditet e para. PENSIONI SOCIAL Me implementi­min e reformës, të gjithë ata të moshuar që nuk plotësonin vitet e punës, trajtohen me pension social. Pra, kjo skemë iu jep mundësi të gjithë atyre që nuk kanë plotësuar minimalish­t 15 vite kontribute, që të marrin në fund të çdo muaji 7465 lekë. Janë mbi 5 mijë të moshuar që gjenden në këto kushte dhe që trajtohen me pension social. Ndërkohë që ka shumë të tjerë që nuk kanë përfituar për shkak se nuk janë paraqitur për të aplikuar. "Synohet intensifik­im i informimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbi pensionet sociale, me synim uljen e numrit të atyre që nuk e përfitojnë atë thjesht për arsye informimi dhe burokracie. Rreth 5 mijë të moshuar shumë të varfër të informuar më mirë mbi mundësitë e pensioneve sociale", vihet në dukje ndër të tjera në dokument.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania